Connect with us

Lajme

Edi Rama kërkon rezolutë të Kuvendit të Kosovës për shkeljet ndaj Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe bashkëluftëtarëve të tij. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehu shqetësimin e tij për, siç i quajti ai, “shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor” nga ana e Tribunalit të Hagës.

Rama shtroi pyetjen pse Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar ende një rezolutë gjithëpërfshirëse, pa dallime politike, që të denoncojë këto shkelje dhe të kërkojë respektimin e të drejtave të të akuzuarve që ndodhen të izoluar prej vitesh.

Sipas Kryeministrit, një hap i tillë nga Kuvendi i Kosovës do të nxitonte edhe Kuvendin e Shqipërisë për të mbështetur rezolutën me të njëjtin tekst, në mënyrë që “zëri i shqiptarëve të dëgjohet në çdo shtet demokratik që e sponsorizon Tribunalin.”

Rama nënvizoi se procesi duhet të jetë i drejtë dhe transparent, dhe se nuk mund të lejohet që me kontributin financiar të taksapaguesve perëndimorë të cenohen të drejtat themelore të një procesi të rregullt ligjor.

“Po, Liria ka emër dhe nuk është fajtore,” përfundoi ai, duke ritheksuar mbështetjen e tij për ish-udhëheqësit e UÇK-së.

Edi Rama kërkon rezolutë të Kuvendit të Kosovës për shkeljet ndaj Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Continue Reading

Lajme

Koalicioni i AKI-së pothuajse me epërsi të dyfishtë ndaj VLEN-it në anketën e “Market Vision”

Published

on

By

Sipas anketës së “Market Vision”, agjenci e afërt me VMRO-DPMNE-në, partneri i saj aktual në koalicion, VLEN, do të humbasë me rezultat 2:1 në zgjedhje nga BDI. Në anketën më të re, qartë konfirmohet epërsia e koalicionit AKI të udhëhequr nga BDI-ja. Sipas të dhënave, BDI gëzon mbështetje prej 6,0%, që paraqet pothuajse dyfish më shumë se secila nga partitë individuale në koalicionin VLEN – Alternativa (1,4%), Lëvizja Demokratike (1,6%) dhe Besa (1,6%).

Këto shifra edhe njëherë e dëshmojnë pozitën stabile dhe udhëheqëse të BDI-së mes partive shqiptare, me një përparësi të qartë dhe të pakontestueshme ndaj konkurrencës.

Në veçanti, sipas anketës, në pyetjen “Për cilën parti politike do të votonit në zgjedhjet e ardhshme lokale?”, 22,9% e të anketuarve janë deklaruar për VMRO-DPMNE, LSDM ka marrë 5,9% mbështetje, BDI 6,0%, Aleanca për Shqiptarët (Ziadin Sela) 0,7%, Aleanca për Shqiptarët (Arben Taravari) 1,2%, E Majta 3,3%, ZNAM 1,8%, VLEN – Alternativa 1,4%, VLEN – Lëvizja Demokratike 1,6%, VLEN – BESA 1,6%.

Njëkohësisht, mbështetja prej 1,2% për krahun e Arben Taravarit në Aleancën për Shqiptarët e forcon edhe më shumë pozitën e BDI-së si e vetmja forcë reale dhe opsion fitues në zgjedhjet e ardhshme.

Continue Reading

Lajme

Furkan Saliu shpërthen ndaj liderëve të VLEN-it: Përkuleni para Mickoskit për një zyrë 15 m² ku mbushni egon e xhepat, pa aftësi për punë

Published

on

By

Gazetari Furkan Saliu ka reaguar ashpër ndaj liderëve të koalicionit VLEN përmes një statusi të publikuar në Facebook.

Në reagimin e tij, Saliu i akuzon ata për nënshtrim dhe mungesë të integritetit politik.

“Turp ju qoftë! Që në mëngjes jeni ngritur të përkulur para Mickoskit. Garë e madhe kush do të bëhet më i mirë për të. Pa pikë krenarie, pa pikë burrnie, vetëm për një zyrë 15 metra katrorë, ku mbushni egon dhe xhepat, ndërsa nuk jeni të aftë të kryeni asnjë punë. Turp!”, ka shkruar Saliu.

NdrySaliu njihet për qëndrimet kritike ndaj partive politike dhe veçanërisht ndaj lidershipit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Reagimi i plotë i Saliut:

“Turp ju qoftë!
Që në mëngjes jeni ngritur të përkulur para Mickoskit.

Garë e madhe kush do të bëhet më i mirë për të.
Pa pikë krenarie, pa pikë burrnie, vetëm për një zyrë 15 metra katrorë, ku mbushni egon dhe xhepat, ndërsa nuk jeni të aftë të kryeni asnjë punë.

Turp!”, përfundon Saliu.

Continue Reading

Lajme

Sot mbahet marshi i 24-të për tragjedinë e Koçanit

Published

on

By

Sot, duke filluar nga ora 17:05, do të mbahet Marshi i 24-të i Engjëjve, njofton shoqata qytetare “16 Mars 2025 Koçani”, duke shtuar se marshimi i kushtohet 62 engjëjve të tyre, jeta e të cilëve u ndërpre me fatalitet më 16 mars 2025.

“Ky marsh është simbol i unitetit, dinjitetit dhe një zëri që kërkon përgjegjësi. Ia kushtojmë engjëjve që nuk do të harrohen kurrë dhe luftës për të vërtetën që ua kemi borxh”, thuhet në deklaratë.

“Marshimi do të fillojë nga Parku i Revolucionit, përmes Qendrës Tregtare dhe ndërtesës së Komunës së Koçanit.

Më pas do të vazhdojë drejt Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Në rrethrrotullimin te PRO dhe Ministria e Brendshme, është planifikuar një ndalesë e shkurtër, pas së cilës kolona do të vazhdojë drejt stacionit të policisë. Pastaj prej andej në Gjykatën Themelore dhe Prokurorinë, duke u kthyer në Parkun e Revolucionit”, njofton shoqata “16 Mars 2025 Koçani”.

Continue Reading

TOP Lajme