Connect with us

Lajme

Ahmeti: Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim po finalizon kandidaturat (Emrat)

Published

on

Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim është në fazën përfundimtare të finalizimit të kandidatëve për zgjedhjet lokale në komunat me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Lajmin e ka bërë të ditur shefi i shtabit të BDI-së, Faton Ahmeti, përmes një statusi në rrjete sociale.

Sipas Ahemtit, kandidatët e konfirmuar deri tani janë:

Skender Rexhepi-Zejd – Qyteti i Shkupit

Arsim Dalipi – Strugë

Fatmir Dehari – Kërçovë

Ilirjan Fetahu – Dibër

Skender Isufi – Haraçinë

Suat Shaqiri – Çashkë

Ejup Abazi – Studeniçan

Erkan Arifi – Likovë

Bajram Rexhepi – Tetovë

Valbon Limani – Gostivar

Bujar Osmani – Çair

Nazim Taipi – Tearcë

Blerant Ramadani – Saraj

Emir Sulejmani – Zhelinë

Isen Shabani – Vrapçisht

Enver Pajaziti – Bërvenicë (i mbështetur nga Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim)

Ahmeti tha se në ditët në vijim do të plotësohen të gjitha kandidaturat, në funksion të realizimit të vizionit për përfaqësim të vërtetë politik të shqiptarëve në vend.

“Bashkë do të fitojmë! Bashkë do t’i themi stop të keqes! Bashkë për dinjitetin shqiptar!”, shkruan ai në fund të statusit së tij.

Continue Reading

Lajme

Halil Kastrati nga protesta në Prishtinë: UÇK është gjaku ynë që s’falet!

Published

on

By

Humanisti i njohur Halil Kastrati ka qenë pjesë e protestës gjithëpopullore të mbajtur në Prishtinë në përkrahje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kundër, siç u quajt, padrejtësive të Gjykatës Speciale në Hagë.

Përmes një postimi emocional, Kastrati ka theksuar se kjo protestë nuk ishte vetëm një tubim, por një zë i ndërgjegjes kombëtare dhe një betim për ta ruajtur dinjitetin e UÇK-së.

“UÇK është gjaku ynë që s’falet! Sot, në zemër të Prishtinës, ishim bashkë në përkrahje të luftëtarëve të lirisë dhe kundër padrejtësisë së Gjykatës Speciale! Kjo nuk është veç një protestë, është zë i ndërgjegjes sonë kombëtare! Është thirrje për drejtësi! Është betim për ta ruajtur dinjitetin e UÇK-së dhe sakrificën e çdo dëshmori!”, ka shkruar Kastrati.

Ai u bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare që të dëgjojnë zërin e popullit dhe të mos cenojnë dinjitetin e atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

Continue Reading

Lajme

Ahmeti: Serbia po përpiqet që përmes Speciales ta përmbysë çdo të arritur në Kosovë

Published

on

By

Njëri nga ish-themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Ahmeti, në fjalën e tij në protestën kundër padrejtësive në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së tha se janë në shesh për të kërkuar liri për çlirimtarët që po trajtohen padrejtësisht nga Gjykata Speciale.

Ahmeti tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë një luftë të drejtë, luftë për liri, luftë për çlirim nga pushtimi.

“Që nga viti 1994, kur filloi të komunikojë veprimet e saj, ajo ka qenë e qartë për qëllimin e saj çlirimtar. UÇK-ja i është përmbajtur ligjeve ndërkombëtare të luftës, përfshirë Konventën e Gjenevës të vitit 1949. Ajo asnjëherë nuk është marrë me të pafajshmit. Asnjëherë nuk ka vrarë civilë, gra, fëmijë apo pleq”.

“Ajo ka qenë e qartë në deklarimet e saj dhe në mënyrë të përsëritur ka sqaruar se lufta e saj ishte vetëm e vetëm për çlirim. Ka sqaruar se lufta e saj nuk është luftë kundër asnjë populli, kundër asnjë etnie në Kosovë, nuk është luftë fetare dhe nuk është luftë terroriste. Kjo luftë e drejtë e çoi Kosovën drejt fitores së lirisë dhe pavarësisë, dhe ndikoi në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon”, tha Ahmeti, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai u shpreh se UÇK-ja dhe udhëheqësit e saj sollën ndryshime pozitive gjeostrategjike, duke e sjellë Perëndimin, NATO-n, Amerikën dhe Evropën në Ballkan, pas rënies së Millosheviqit.

“Ky ndryshim solli stabilitet, bashkëpunim rajonal dhe perspektivë pro-perëndimore. Dhe këtë e bënë pikërisht këta liderë që sot mbahen padrejtësisht prapa grilave në Hagë. Tani në rajonin tonë me disa liderë të rinj më së shumti mungojnë stabiliteti, bashkëpunimi, solidariteti dhe qartësia pro perëndimore. Kush mban mbyllur këta kontribues stabiliteti, punon kundër stabilitetit tonë e të vetë perëndimit në Ballkan”.

“Gjatë luftërave, e pas tyre, e deri më sot, e si duket, për fat të keq, asnjëherë Serbia dhe zyrtarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë pajtuar me të drejtat e shqiptarëve. Prandaj, Serbia, me përkrahësit e saj, ka bërë dhe po bën gjithçka për zhbërjen e Pavarësisë së Kosovës. Përmes Gjykatës Speciale të Hagës, ajo po përpiqet të përmbysë çdo të arritur në Kosovë”, tha Ahmeti.

Continue Reading

Lajme

Taravari së bashku me kandidatët për kryetarë komunash vizitojnë bashkitë e Shqipërisë Juglindore

Published

on

By

Një delegacion i nivelit të lartë i Aleancës për Shqiptarët, i kryesuar nga kryetari i partisë Dr. Arben Taravari, ka nisur një vizitë në bashkitë juglindore të Republikës së Shqipërisë.

Në përbërje të delegacionit janë:
• Dr. Arben Taravari – Kryetar i Aleancës për Shqiptarët
• Valbon Limani – Kryetar i Komunës së Gostivarit
• Blerant Ramadani – Kandidat për kryetar të Komunës së Sarajit
• Isen Shabani – Kryetar i Komunës së Vrapçishtit
• Nazim Taipi – Kandidat për kryetar të Komunës së Tearcës

• Garip Kaba – Nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët

Vizita zyrtare ka filluar me takimin në Bashkinë e Pogradecit, ku delegacioni është pritur nga kryetari i bashkisë, z. Ilir Xhakolli. Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësitë konkrete të bashkëpunimit ndërinstitucional në fusha me interes të ndërsjellë si zhvillimi lokal, turizmi, kultura dhe nismat ndërkufitare.

Në vijim të vizitës, delegacioni do të zhvillojë takime edhe me:
• Sotiraq Filo – Kryetar i Bashkisë Korçë
• Erion Isai – Kryetar i Bashkisë Kolonjë
• Pal Kolevski – Kryetar i Bashkisë Pustec

Këto takime synojnë të krijojnë ura bashkëpunimi mes komunave dhe bashkive, me fokus në zhvillimin lokal, shkëmbimet ekonomike, promovimin e kulturës dhe turizmin ndërkufitar.

Aleanca për Shqiptarët, si një forcë politike me vizion kombëtar dhe zhvillimor, vazhdon të ndërtojë marrëdhënie të qëndrueshme me faktorët shqiptarë në rajon, duke dëshmuar përkushtim ndaj bashkëpunimit mbarëkombëtar dhe ndërlidhjes institucionale.

Continue Reading

TOP Lajme