Connect with us

Lajme

VMRO-DPMNE me tone të ashpra ndaj Taravarit: “Secili do ta marrë atë që meriton”

Published

on

Partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të Arben Taravarit, duke e akuzuar këtë të fundit për hipokrizi politike dhe për afrim të qëllimshëm me BDI-në dhe liderin e saj, Ali Ahmeti.

Në një reagim me tone të ashpra, VMRO-DPMNE thotë se Taravari, dikur bashkëpunëtor dhe lavdërues i Hristijan Mickoskit, sot ka kthyer kursin dhe po e sulmon pa bazë atë, nën presion të, siç thuhet, “disa dosjeve” dhe “shantazheve politike”.

“Arben Taravari edhe një herë e tregoi fytyrën e tij të vërtetë – një njeri që deri vonë e lavdëronte publikisht Hristijan Mickoskin dhe bashkëpunonte me të, sot e sulmon pa bazë, vetëm sepse është i shantazhuar dhe detyrohet të këndojë sipas melodisë së Ali Ahmetit,” thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.

Partia e drejtuar nga Mickoski e akuzon Taravarin për mungesë integriteti politik dhe thotë se ai tashmë është “ulur në prehërin e Ahmetit” dhe po vepron si “zëdhënës” i BDI-së.

“Fajtor nuk është Ahmeti, por vetë Taravari, i cili nga një njeri me kredibilitet u shndërrua në simbol të poshtërimit politik,” theksohet më tej në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Duke përmbyllur deklaratën, partia paralajmëron se “populli i sheh të gjitha” dhe lëshon një mesazh të fortë politik: “Në fund, secili do ta marrë atë që meriton.”

Ky zhvillim vjen në një kohë tensionesh të shtuara ndërmjet partive politike në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht pas braktisjes së Qeverisë nga ASH dhe Taravari.

Continue Reading

Lajme

Ky është ish-ushtari i UÇK-së që u gjet i vdekur pranë varrezave në Podujevë

Published

on

By

Media ka raportuar të premtën për një vetëvrasje në fshatin Përpellac të Podujevë.

Policia ka njoftuar se pranë viktimës është gjetur një pistoletë me 6 fishekë dhe një gëzhojë është sekuestruar.

“Raportohet se në varrezat e fshatit është gjetur viktima mashkull kosovar, pa shenja jete. Afër trupit të tij është gjetur një pistoletë. Pistoleta me 6 fishekë dhe një gëzhojë është sekuestruar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë.

Burimet e medias kanë mësuar se viktimë është veterani i Ushtrisë Çlirimtar të Kosovës, Hamdi Zejnullahu.

Continue Reading

Lajme

Të hënën edhe zyrtarisht fillon fushata zgjedhore

Published

on

By

Partitë dhe të pavarurit janë gati, fushata zgjedhore do të fillojë të hënën. Disa nga pjesëmarrësit në zgjedhjet lokale kanë nënshkruar një kod sjelljeje për zgjedhje të ndershme dhe demokratike.

Ata sigurojnë se nuk do të ushtrojnë asnjë presion mbi punonjësit e administratës publike gjatë procesit zgjedhor dhe do të përmbahen nga gjuha e urrejtjes.

Dhe në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, pjesëmarrësit në zgjedhje do të nënshkruajnë një kod sjelljeje për zgjedhje të drejta dhe demokratike.

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani viziton Eco Tehnix në Saraj — mbështetje e fortë për investimet ekologjike dhe inovative

Published

on

By

Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku me bartësin e listës, Iljas Veseli, vizitoi nga afër kompaninë Eco Tehnix, një ndër të vetmet në rajon që prodhon kontejnerë inovativë me sistem të automatizuar.

Ramadani vlerësoi punën dhe vizionin e kompanisë, duke theksuar se mbështetja për investime të tilla është thelbësore për zhvillimin afatgjatë të Sarajit. Ai shprehu mirënjohje të veçantë për biznesmenin e suksesshëm, aga Sefedin nga Svillarja, i cili ka zgjedhur të investojë në vendlindje dhe të krijojë vlerë të qëndrueshme për komunën.

“Projekte si Eco Tehnix tregojnë se Saraji ka potencial të madh për t’u bërë qendër e inovacionit dhe zhvillimit të gjelbër. Si udhëheqje e ardhshme, do të qëndrojmë gjithmonë pranë çdo investitori që sjell vizion dhe ndikim pozitiv,” – theksoi Blerant Ramadani.

Vizita e Ramadanit shënon një sinjal të qartë se prioriteti i tij si kryetar i ardhshëm do të jetë mbështetja e biznesit lokal dhe nxitja e investimeve ekologjike që krijojnë vende pune dhe e modernizojnë komunën e Sarajit.

Continue Reading

TOP Lajme