Connect with us

Lajme

Ish-ministri Ditmir Bushati reagon ashpër pas thirrjeve antishqiptare në Kumanovë: “Galeria e turpit” dhe kërcënim për bashkëjetesën

Published

on

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë dhe njohësi i mirë i zhvillimeve në rajon, Ditmir Bushati, ka reaguar ashpër pas ngjarjeve të rënda gjatë një ndeshjeje basketbolli në Kumanovë, ku janë dëgjuar thirrje të rënda dhe skandaloze kundër shqiptarëve.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Bushati e ka cilësuar incidentin si një manifestim të pastër të urrejtjes etnike, duke shprehur shqetësim të thellë për pasojat që kjo gjuhë mund të ketë për bashkëjetesën në Maqedoninë e Veriut.

Reagimi i plotë i Bushatit:

“Ajo që ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit në #Kumanovë 🇲🇰 ishte një manifestim i qartë i urrejtjes etnike. Thirrjet “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur” dhe “Dhoma gazi për shqiptarët” nuk janë vetëm fyese, por përbëjnë një kërcënim serioz për bashkëjetesën demokratike dhe barazinë mes maqedonasve dhe shqiptarëve si dy komunitete shtetndërtuese në 🇲🇰. Për më tepër, heshtja e zyrtarëve të lartë që ishin dëshmitarë të kësaj “galerie turpi” është e papranueshme. Dëshmi e faktit se nuk kanë nxjerrë mësimet e duhura nga ngjarjet e hidhura të së kaluarës.
#stopethnichate #ndalourrejtjenetnike” – ka përfunduar Bushati.

Continue Reading