Connect with us

Lajme

Flakron Bexheti: Thirrjet si “shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” është meritë nga VLEN-i

Published

on

“Sjellja huligane e një grupi tifozësh, e shprehur përmes thirrjeve fyese si “shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “dhoma gazi për shqiptarët”, është pasojë direkte e një klime të toleruar institucionalisht dhe e një kulture të urrejtjes që nuk është sanksionuar asnjëherë nga institucionet kompetente siç duhet, për këtë arsye mund te thuhet qe sistemi politik dhe qeverisja, bashke me policinë, gjykata e prokurori jo nuk e kane parandaluar por ne heshtje kane stimuluar kete sjellje raciste plot albanofobi. Turp..” ka shkruar ish zv/ministri Flakron Bexheti.

Continue Reading

Lajme

Mehmeti: Maqedonasit brohorasin ‘Vdekje shqiptarëve’, politikanët shqiptarë jargaviten e u luten: Mosni se nuk është mirë ashtu!?

Published

on

By

Nga Kim Mehmeti

Maqedonasit shpesh herë, edhe kur kanë ngrënë dajak nga të tjerët, i kanë sharë dhe ofenduar shqiptarët, ashti siç i shanë dhe ofenduan në Kumanovë gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë!

Dhe pas ngjarjeve të këtilla, përfaqësuesit shqiptarë jargaviten duke u kujdesur që sa më butësisht e pa e ngritur zërin t’u thonë maqedonasve të jenë më të sjellshëm dhe t’ua rikujtojnë se Maqedonia është shtet i përbashkët, thuajse ata gabimisht janë edukuar si shovenë dhe thuajse ata nuk dinë se në këtë vend jetojnë edhe shqiptarë!?

Jo njëherë ka ndodhur – si në rastin e fundit në Kumanovë – që në prani të burrështetasve të Maqedonisë, shovenët maqedonas të brohorasin ‘Vdekje Shqiptarëve’ dhe ‘Vetëm shqiptari i vdekur është shqiptarë i mirë’ e atyre të mos u lëvritë as qerpiku, mbase pse për dallim nga politikanët shqiptarë ata e respektojnë zërin e popullit të vet!?

Po pra, përderisa politikanët maqedonas, në mos më shumë, heshtin kur populli i tyre shprehë dëshira që ata nuk munden për momentin t’ua plotësojnë, këta tanët nisin e jargaviten turpshëm edhe kur reagojnë, si për shembull VLEN’i, që në reagimin për rastin e Kumanovës e thekson se brohorimat e këtilla shovene janë zëri i pakicës maqedonase!

Kur lexon reagime të këtilla të turpshme të imponohet pyetja: nga e dinë politikanë shqiptarë se brohorimat e tilla e shprehin dëshirën e pakicës maqedonase!?

Ja unë publikisht e them: ato brohorima janë zëri i shumicës së maqedonasve ngaqë nëse do ishte ndryshe mediat dhe politikanët maqedonasë nuk do kishin frikë që t’i publikojnë dhe t’i dënojnë ato! (Kim Mehmeti)

Continue Reading

Lajme

Flet Tirana Zyrtare – Spiropali: Urrejtja ndaj shqiptarëve në Kumanovë s’ka vend në një shoqëri europiane, institucionet në Shkup të reagojnë fuqishëm

Published

on

By

Ngjarja e djeshme në Kumanovë, ku një ndeshje basketbolli u njollos nga thirrje ekstremisht fyese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve, është e papranueshme dhe një kujtesë se rruga drejt një shoqërie të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të respektit të ndërsjellë kërkon angazhim të pandërprerë. Kështu reagon kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ndërsa kërkon njëkohësisht reagim edhe më fortë publik të zyrtarëve më të lartë të vendit mik.

Reagimi i plotë i kryeparlamentares shqiptare, Elisa Spiropali:

Ngjarja e djeshme në Kumanovë, ku një ndeshje basketbolli u njollos nga thirrje ekstremisht fyese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve, është e papranueshme dhe një kujtesë se rruga drejt një shoqërie të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të respektit të ndërsjellë kërkon angazhim të pandërprerë.

Gjuha e urrejtjes që nxit dhunën, konfliktin etnik dhe racizmin, nuk ka vend në asnjë hapësirë publike, e aq më pak në sport, që në thelb të tij mbart frymën e bashkimit, të bashkëpunimit, të lojës së ndershme dhe të respektit ndaj tjetrit.

Vlerësoj reagimin e institucioneve të RMV, duke kërkuar njëkohësisht reagim edhe më fortë publik të zyrtarëve më të lartë të vendit mik.

Bashkëjetesa ndëretnike në Maqedoninë e Veriut është një vlerë e përbashkët në rrugën europiane, që duhet ruajtur dhe kultivuar me përgjegjësi nga të gjithë faktorët në rajon, përmes veprimit, qëndrimeve dhe shembullit.

Sjellja korrekte në fusha, në tribuna dhe në institucione flet shumë për vizionin tonë për të ardhmen.

Shqipëria dhe shqiptarët mbeten të palëkundur në promovimin e një bashkëjetese model dhe larg ndasive të dala mode e boje.

Continue Reading

Lajme

Vdekjen e shqiptarëve në Kumanovë/ Naser Selmani: Ju shqiptarëve ua hani atë që nuk thuhet!

Published

on

By

“Kur përfaqëseueset e Maqedonisë së Veriut hanë dajak në teren të vetë, nacionalistët maqedon, si dështak që janë, komplekset e tyre i shërojnë duke kërkuar vdekjen e shqiptarëve!
Ju shqiptarëve ua hani atë që nuk thuhet!
Vdekjen e shqiptarëve nuk e kërkuan vetëm disa kopila serb në Kumanovë të veshur me fanelën e tifozit, por vetë kryeministri Mickovski, ministri i brendshëm Toshkovski dhe kryetari Kumanovës Dimitrievski.
Ata ishin spektatorë të ndeshjes së përfaqësueses së basketbollit kundër Rumanisë, dëgjuan thirrjet raciste kundër bashkëqyetarëve të tyre shqiptar dhe heshtin, nuk distancohen dhe nuk kërkojnë dënimin e këtyre egërsirave!
Ne e kuptojmë se heshtja është miratim! Mickovski, turp të kesh që nuk ke guximin të mbrosh qytetarët, tatimet e të cilëve i shprenzon!
Duke mos dënuar thirrjet raciste kundër kujdoqofshin, ti më nuk mund të jesh kryeministër i imi! As i shqiptarëve, shpejtë do ta kuptosh në zgjedhje!
Për këta të gjorët e SVLEN-it kam vetëm një porosi: Hasta la vlista! Shihemi në tetor! Do ta shihni përgjigjen e shqiptarëve! As Micko, e sveti Micko nuk ju shpëton!
Ju votuam të bëni ndryshimin, jo rolin e argatit!” ka reaguar Naser Selmani./TS/

https://www.facebook.com/share/1JdwhKQpYe/?mibextid=wwXIfr

Continue Reading

TOP Lajme