Connect with us

Lajme

Taravari për thirrjet antishqiptare në Kumanovë: “Nuk është më rastësi që shqiptarët fyhen e denigrohen”

Published

on

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar pas incidentit të rëndë në ndeshjen Maqedoni – Rumani, ku nga tribuna e palestrës në Kumanovë u dëgjuan thirrje fyese dhe raciste ndaj shqiptarëve. Ai e ka quajtur këtë fenomen të përsëritur dhe të normalizuar nga një sistem që nuk garanton barazi dhe dinjitet.

“Nuk është më një rastësi apo praktikë e pazakontë që shqiptarët e pafajshëm të fyhen me fjalët më të rënda, ofenduese dhe denigruese,” deklaroi Taravari.

Ai theksoi se ajo që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Kumanovë është pjesë e një vazhdimësie të diskursit dhe sjelljes diskriminuese ndaj shqiptarëve në vend.

“Ashtu siç ndodhi mbrëmë në Kumanovë në ndeshjen e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.”

Ky reagim i Taravarit vjen në mesin e një vale kritikash ndaj heshtjes së institucioneve shtetërore dhe përfaqësuesve politikë të cilët ishin të pranishëm në ngjarje, por nuk morën asnjë qëndrim të menjëhershëm për thirrjet e urrejtjes që u dëgjuan.

Continue Reading

Lajme

“Liri për çlirimtarët”, rrugët e Tiranës mbushen me fotot e ish-krerëve të UÇK

Published

on

By

Në rrugët e Tiranës janë vendosur postera me portretet e ish-komandantëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Ish-krerët e UÇK prej disa vitesh po përballen me gjykatën e Hagës, ndërsa mbështetja dhe nderimi për rolin e tyre në luftën për lirinë dhe pavarësi nderohet në Kosovë dhe Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama vazhdimisht dhe publikisht ka shprehur mbështetjen për kauzën e tyre ndërsa e ka cilësuar absurd procesin që po mbahet ndaj tyre.

Continue Reading

Lajme

Sot i jepet lamtumira e fundit vëllait të Gjestit

Published

on

By

Një aksident i rëndë më fatalitet ka ndodhur dje rreth orës 14:05 në fshatin Treboviq-Pejё.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën Eldion Kelmendi, vëllau i reperit Gjesti.

Familjarët kanë njoftuar varrimi i të ndjerit do të më 27.09.2025, në varrezat e fshatit Pavlan në orën: 17:00.

Continue Reading

Lajme

Politikani shqiptar në Zvicër, Muharem Maloku: Nazim Taipi është kandidati i duhur për Tearcën

Published

on

By

Politikani i mirënjohur në Zvicër, në radhët e partisë FDP-së (Partia Liberale) Muharem Maloku ka shprehur përkrahjen publike ndaj kandidatit të Aleancës Kombëtare për Integrim në Komunën e Tearcës Nazim Taipi.

Maloku në rrjetin e tij social shkruan: “Zotri Nazim Taipi është një personalitet i veçantë dhe jam shumë i lumtur, që popullata e Tearces e ka fatin ta kenë në Tetor 2025 Kryetar Komune! Mos e humbisni kët shancë!”

Muharem Maloku gjithashtu ka përshëndetur edhe bashkimin e partive shqiptare në Aleancës Kombëtare për Integrim: “Para pakë kohe e paimagjinueshme ky bashkim i partive Shqiptare në Maqedonin e Veriut. Sot realitet! Të bashkuar, gjithmonë ma të fortë!”

Continue Reading

TOP Lajme