Connect with us

Lajme

Gezim Kadriu: Racizëm i hapur në Kumanovë, para syve të Pushtetit

Published

on

“Mbrëmë në Kumanovë u lëshua në përdorim salla e sporteve, e renovuar me paratë e buxhetit komunal, ku 30% e kontributit vjen nga taksapagues shqiptarë.
Në ndeshjen e parë mes Maqedonisë dhe Rumanisë, salla u mbush me brohoritje raciste
Dobar Shiptar – Mërtov Shiptar!
Kryeministri Hristijan Mickoski, kryetari Maksim Dimitrievski, ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë ishin të pranishëm në sallë.
Ftojmë Prokurorinë të ngrejë padi për gjuhë të urrejtjes dhe kërkojmë që huliganët të marrin dënimin e merituar.
Si dëshmitarë të drejtpërdrejtë të urrejtjes në sallë duhet të ftohen: Mickoski, Dimitrievski dhe Toshkovski.
Përgjigjja e shqiptarëve do të jetë e qartë,
Bashkim, unifikim dhe kundërshtim i vendosur ndaj çdo urrejtjeje të sponsorizuar nga pushteti!” ka shkruar Gezim Kadriu.

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani i’a tregon vendin historianit Shala që merret me Hoxhë Jakup Hasipin dhe shqiptarët në RMV (Video)

Published

on

By

Historiani Asdren Shala në emisionin Rubikon në KlanKosova foli për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duke theksuar se ata si model kulturor kanë imamin e njohur të ndjerë Jakup Asipi.
Ai foli edhe për çështje tjera duke etiketuar shqiptarët si të dhënë tejmase pas fesë.

Ndërkohë, atij i ka replikuar sekretari i përgjithshëm i ASH-së dhe kandidati për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani.

Ai kërkoi që të mos nënçmohet imazhi i hoxhë Jakup Asipit si një figurë e respektuar, duke u njohur edhe si njeriu që dha kontribut edhe për çështjen kombëtare duke iu bashkuar UÇK-së .

“Imami Jakup Asipi është një figurë e respektuar që dha kontribut të pajtetërsueshëm dhe sakrificë duke iu bashkuar UÇK-së. Ai është një figurë që ka dhënë kontribut në aspektin kombëtar duke sakrifikuar edhe jetën”, theksoi Ramadani.(INA)

Video KËTU

Continue Reading

Lajme

ASH: 116 punësime – 1 shqiptar! Kjo është “barazia” e VLEN-it!

Published

on

By

Në fillim të muajit gusht, realiteti i punësimeve në institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut e nxjerr zbuluar mashtrimin e madh të propagandës së VLEN-it. Shifrat flasin vetë dhe nuk kanë nevojë për koment. Janë bërë 116 punësime në tre institucione – vetëm 1 është shqiptar, sigurisht ndonjë familjar i krerëve të VLEN-it.

Në radhët e fundit të pranimeve në Armatë dhe në Ministrinë e Mbrojtjes, janë punësuar 71 maqedonas dhe vetëm 1 shqiptar – një tregues brutal i përjashtimit sistematik të shqiptarëve nga strukturat e sigurisë.

Në Agjencinë për Kadastrën e Pasurisë së Paluajtshme, bilanci i avancimeve dhe punësimeve të fundit është 25 maqedonas dhe 0 shqiptarë.

Në Agjencinë për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë, u punësuan 20 maqedonas dhe 0 shqiptarë.

VLEN-i që premtoi 2.500 punësime për shqiptarët, ka sjellë deri tani 0. E vetmja gjë që po punësohet me ritme të shpejta është gënjeshtra.

Ky është realiteti i qeverisjes aktuale – VMRO-ja ecën me agjendën e saj, ndërsa VLEN-i hesht, pranon, dhe dekoron këtë pabarazi të turpshme.

Shqiptarët janë bërë spektatorë të ndarjes së posteve për një pakicë të privilegjuar, ndërsa masa trajtohet si e padukshme. Aleanca për Shqiptarët dënon këtë diskriminim të pastër dhe paralajmëron se heshtja përballë këtij përjashtimi është bashkëfajësi.

Koha e llogaridhënies do të vijë. Dhe ajo nuk do të matet me konferenca për shtyp, por me bilanc real dhe ndëshkim politik.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Snopçe për MCN: Mickovski u tall edhe një her kur tha se si ka dëgjuar, ne nuk e kemi vërejtë në seanë parlamentare se ka probleme me dëgjimin

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe gjatë një intervuste për MCN në Shqipëri, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Hristjan Mickovski i cili theksoi se nuk ika dëgjuar thirjet anti shqiptare. Me këtë deklaratë sipas Snopçes kryeministri u tall me shqiptarët e tij pasi ne nuk e kemi vërejtur që ai ka probleme me dëgjimin gjatë seancave parlamentare, shkruan Top24

Continue Reading

TOP Lajme