Connect with us

Lajme

Taravari: “Më mirë të dal nga Qeveria sesa të jem vazal i dikujt”, arsyet pse u largova nga koalicioni VLEN

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka sqaruar për herë të parë me detaje vendimin për t’u larguar nga koalicioni opozitar VLEN dhe për t’iu bashkuar Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI.

Në një intervistë të gjatë televizive, Taravari theksoi se ndarja nuk ishte për pushtet, por për shkak se “projekti nuk funksiononte”.

Sipas Taravarit, gjatë qeverisjes me VMRO-DPMNE-në e Hristijan Mickoskit, premtimet që u dhanë shqiptarëve nuk u realizuan. “Premtuam decentralizim fiskal, por në vend të kësaj u sollën ligje që e centralizuan edhe më shumë pushtetin. Premtuam investime në Maqedoninë Perëndimore, por nga 200 kompani që morën ndihmë financiare, asnjë nuk ishte shqiptare,” tha Taravari.

Ai kritikoi edhe qasjen diskriminuese në punësime, duke përmendur shembuj konkretë: “Në ushtri u pranuan 350 veta, prej të cilëve vetëm 90 shqiptarë; në polici u punësuan 400 maqedonas dhe vetëm 25 shqiptarë.” Sipas tij, këto janë shkelje të rënda që nuk mund të justifikohen.

“Më mirë të jesh herë andej, herë këndej, sesa të mbetesh vazal i dikujt që nuk respekton shqiptarët. E kam zgjedhur të dal nga qeveria, edhe pse mund të qëndroja në pushtet duke heshtur,” përfundoi Taravari.

Ai tha se pavarësisht largimit nga VLEN dhe hyrjes në Frontin Evropian, Arben Taravari tha se qëllimi kryesor mbetet faktorizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Në këto zgjedhje lokale duhet të jemi bashkë, sepse është moment i jashtëzakonshëm. Edhe me kundërshtarët tanë më të mëdhenj, si zoti Ahmeti, kemi qenë në kohë të caktuara kundërshtarë, por tani mendoj se duhet të bashkëpunojmë për të drejtat e shqiptarëve,” u shpreh Taravari.

Ai pranoi që për dekada, partitë shqiptare kanë qenë të përqendruara më shumë në pushtet sesa në projekte konkrete për shqiptarët, por theksoi se kjo duhet të ndryshojë. “Ka ardhur koha për riorganizim të skenës politike shqiptare, që të mos kemi vetëm luftë për poste, por projekte të qarta,” tha ai.(INA)

Continue Reading

Lajme

Sot i jepet lamtumira e fundit vëllait të Gjestit

Published

on

By

Një aksident i rëndë më fatalitet ka ndodhur dje rreth orës 14:05 në fshatin Treboviq-Pejё.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën Eldion Kelmendi, vëllau i reperit Gjesti.

Familjarët kanë njoftuar varrimi i të ndjerit do të më 27.09.2025, në varrezat e fshatit Pavlan në orën: 17:00.

Continue Reading

Lajme

Politikani shqiptar në Zvicër, Muharem Maloku: Nazim Taipi është kandidati i duhur për Tearcën

Published

on

By

Politikani i mirënjohur në Zvicër, në radhët e partisë FDP-së (Partia Liberale) Muharem Maloku ka shprehur përkrahjen publike ndaj kandidatit të Aleancës Kombëtare për Integrim në Komunën e Tearcës Nazim Taipi.

Maloku në rrjetin e tij social shkruan: “Zotri Nazim Taipi është një personalitet i veçantë dhe jam shumë i lumtur, që popullata e Tearces e ka fatin ta kenë në Tetor 2025 Kryetar Komune! Mos e humbisni kët shancë!”

Muharem Maloku gjithashtu ka përshëndetur edhe bashkimin e partive shqiptare në Aleancës Kombëtare për Integrim: “Para pakë kohe e paimagjinueshme ky bashkim i partive Shqiptare në Maqedonin e Veriut. Sot realitet! Të bashkuar, gjithmonë ma të fortë!”

Continue Reading

Lajme

Albi Qamili merr nga 40 mijë denarë në M. Ekonomisë. Kasami: Albi punon pa pare (Dokument)

Published

on

By

Kandidati për kryetar të Këshillit të Tetovës, Albi Qamili, rezulton se muajt e fundit ka marrë pagë nga Ministria e Ekonomisë, edhe pse gjatë kësaj kohe është parë duke punuar në restorantin e tij privat “PRIMAVERA”.

Sipas të dhënave nga Open Finance, Qamili ka përfituar nga 40 mijë denarë në muaj gjatë qershorit, korrikut dhe gushtit, pa qenë i pranishëm asnjëherë në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë.

Ndërkohë, Komuna e Tetovës ka transferuar një shumë prej 100 mijë denarësh në llogarinë e restorantit PRIMAVERA. Kryetari i Komunës, Bilall Kasami, ka deklaruar se kjo pagesë është bërë për shkak të pritjes së mysafirëve gjatë verës kulturore.

Nga ana tjetër, Ministria e Ekonomisë nuk ka dhënë ndonjë sqarim zyrtar mbi detyrën apo pozitën që Albi Qamili mbulon në këtë institucion./TS/

Continue Reading

TOP Lajme