Connect with us

Lajme

IPP Arbën Xhaferi: Kryeministrin teknik ta gëzoni. Por me Arbën Xhaferin çfarë halli patët?

Published

on

Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi dhe Bordi i Akademisë Verore Arbën Xhaferi dënojnë ashpër gjuhën fyese ndaj figurës së Arbën Xhaferit të përdorur nga një organizate e afërt me BDI-në gjatë votimit të qeverisë teknike.

Portali X mbrëmë publikoi pamje të një bisede midis dy individëve të paraqitur si njerëz të një organizate propaganduese të BDI-së, ku përveç se tallej një nga thëniet më emblemetike të Arbën Xhaferit “më mirë një ligj i mirë sesa një post”, fyhej në termat më të rënda vetë figura e Arbën Xhaferit.

Gjuha e përdalë e përdorur prej altoparlantëve të BDI-së është e papranueshme për një shoqëri të  civilizuar që kërkon të bëjë pjesë në familjen evropiane. Ajo është e papranueshme edhe për traditën shqiptare e cila çdoherë është shquar për respektin e thellë ndaj të vdekurve.

Figura e Arbën Xhaferit nuk ka nevojë të mbrohet. Për të kanë folur figurat më eminente të kombit dhe të diplomacisë botërore. Mbi të gjitha, për Arbën Xhaferin, flasin veprat e tij që vazhdojnë të jenë udhërrefyesi më i sofistikuar i popullit shqiptar. Është për fatkeqësi që kjo shfaqje urrejtje dhe prapambetje ndodhi mu në ditën e votimit të kryeministrit teknik shqiptar, duke i lënë një hije të zeze kësaj dite që do duhej të kishte qenë përbashkuese e jo konfliktuale brenda shoqërisë  shqiptare . Prandaj i bëjmë  thirrje forcave politike, dhe veçanërisht lidershipit të Bashkimit Demokratik për Integrim, të ditancohet nga gjuha e tillë banditeske që nuk i takon traditës shqiptare. Qëllimet politike dhe agjendat partiake nuk duhet të tejkalojnë asnjëherë normat njerëzore dhe vlerat civilueze të cilat Arbën Xhaferi si rilindasi i fundit i kombit shqiptar i ka mbrojtur me tërë qenien e tij sa ishte gjallë.

Continue Reading

Lajme

Alarmon deputetja Toska: “Ka paralajmërime se do të mbyllet Teatri i Fëmijëve”

Published

on

By

Deputetja e BDI-së, Dijana Toska në seancën për rishkimin e Buxhetit, ka propozuar amandament për Teatrin e Fëmijëve.

Ajo thotë se ka paralajmërime se do të mbyllet ky Teatër.

Për të parë deklaratën e Toskës, kliko në linkun më poshtë:

Continue Reading

Lajme

Sondazhi i “UBO”-s së VLEN-it, i pabesueshëm dhe i pakonfirmuar – përpjekje e dështuar për të relativizuar anketat reale

Published

on

By

Një i ashtuquajtur sondazh i shpërndarë nga përfaqësues të koalicionit VLEN, dhe që i atribuohet një subjekti të quajtur “UBO”, ngre dyshime serioze për vërtetësinë dhe besueshmërinë e tij. Sipas analizës së bërë, ky “sondazh” nuk ka asnjë element transparent ose metodologjik që ta klasifikojë si të besueshëm.

Nuk dihet periudha e realizimit, nuk dihet numri dhe forma e të anketuarve, nuk ka as infogramë, as tabela, as statistika, madje as emri i porositësit nuk publikohet. Ai nuk figuron as në faqen zyrtare të kompanisë së përmendur, çka e bën këtë publikim një produkt të pakontrolluar dhe jashtë çdo standardi profesional të matjeve të opinionit publik.

Ky material i dyshimtë duket se është shpërndarë me të vetmin qëllim: të relativizojë dhe diskreditojë anketën serioze të MKD.mk, e realizuar në bashkëpunim me agjencinë e njohur “Market Vision”, e cila njihet për saktësi në parashikime dhe rezultate që janë konfirmuar në ciklet zgjedhore të mëparshme.

Sondazhi i “UBO”-s, pa burime, pa metodologji, pa komunikatë zyrtare dhe pa asnjë transparencë, është një manipulim i dështuar dhe tentativë e qartë për të mashtruar opinionin publik në një moment kritik politik për koalicionin VLEN, që po përballet me rënie drastike të mbështetjes, sipas të dhënave zyrtare të sondazheve kredibile.

Continue Reading

Lajme

Arben Taravari e shkëputi elektoratin e ASH-së nga VLEN – Arben Fetai nuk arriti ta ndalë

Published

on

By

Arben Fetai, i vetëshpallur si trashëgimtar politik i ASH-së brenda koalicionit VLEN, nuk ka arritur të matet as në nivelin minimal të përkrahjes në mesin e liderëve shqiptarë, sipas anketës më të fundit të realizuar nga MKD.mk në bashkëpunim me agjencinë Market Vision, raporton Flaka. Kjo e bën rolin dhe peshën e tij politike brenda VLEN-it praktikisht të papërfillshme, sidomos në krahasim me rejtingun që gëzon ASH e Arben Taravarit pas ndarjes.

Sipas anketës, koalicioni VLEN ka pësuar një tkurrje drastike nga 13% në vetëm 7.7%, duke humbur 5.3% të mbështetjes brenda pak muajsh. Kjo rënie ndodh pas largimit të ASH-së së Taravarit, e cila tashmë matet veçmas dhe ka 3.6% mbështetje.

Kjo situatë tregon se një pjesë e konsiderueshme e elektoratit të dikurshëm të VLEN-it ka ndjekur Taravarin në rrugëtimin e tij opozitar, duke dëmtuar rëndë strukturën elektorale të koalicionit të mbetur.

Rezultatet ngrejnë pyetje serioze për legjitimitetin dhe fuqinë reale të VLEN-it në zgjedhjet e ardhshme dhe theksojnë nevojën për një ristrukturim të thellë politik nëse synon të mbijetojë në skenën politike shqiptare.

Në të njëjtën kohë, të dhënat tregojnë se opozita shqiptare e drejtuar nga BDI dhe ASH është tashmë dyfish më e fuqishme se vetë VLEN-i, duke përmbysur balancat politike dhe duke shënuar një moment kritik në riorientimin e skenës politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Anketa e MKD.mk në bashkëpunim me agjencinë Market Vision është realizuar në periudhën nga 20 qershori deri më 4 korrik 2025, duke përdorur metodën CATI – intervistim telefonik me ndihmën e kompjuterit, mbi një mostër prej 1.200 të anketuarve. Mostra është përfaqësuese në nivel të Maqedonisë së Veriut sipas: rajonit, gjinisë, moshës dhe përkatësisë etnike, bazuar në të dhënat për popullsinë rezidente nga regjistrimi i vitit 2021. Flaka

Continue Reading

TOP Lajme