Connect with us

Lajme

Vlerim Iseni: Alternativa si duket na paska shumë Zeqirja Ibrahima, Zeka i Bilallit 2016, Zeka që 2019 kerkonte vota për Pendarovskin

Published

on

  1. Abi Zek të lutem aman na trego se cili Zek je se na ke bo lamsh nuk e dimë se cili je be burr.

Zeka i Bilallit 2016, apo Zeka që 2019 kerkonte vota për pendarovskin duke shku në takime me sloganin vatra jonë.

Apo je Zeka që në 2020 kërkonte vota kundër BDI-së dhe kundër kualicionit MOZEME të Bilallit me SDSM-në.

Api  je Zeka që më 2021 tradhëtove kualicioni dhe shkele marveshjen 4 vjeçare me Alencën për Shqipëtarët dhe u fute në qeveri me Zaevin partnerin e Bilallit dhe 1 vitë nuk u ndigjove me fol diçka por brengën e vetëm e kishe që Bekim Sali të jetë ministër.

Apo mos je Zeka i cili pasi të përzune nga qeveria akuzove Aleancën se pse futet në qeveri kurse 1 vit më parë shkele  marveshjen me Aleancën dhe kur qeveria mbeti me 60 deputet shkove dhe u bëre pataric e shpëtove qeverinë SDSM-BDI.

Apo je Zeka i kohëve të fundit që përsëri u ulët bashk me kryetarin tuaj te dikurshem Biallin kurse nuk u ulët atëherë kur në vitin 2020 atëherë sekretari i ASh-së Arben Taravari bërë ç’mos që të ju ulë në një tavolinë, populli e dinë shumë mirë se sikur të ishit ulur atëherë opozita do e fitonte me dallim të madh BDI-në por nuk u ulët sepse thonit se kishi inate personale kurse e verteta doli se ju mundeni të ulemi bashkë mirpo fajet si duket i ka patur bishti kapur jo inatet personale.

Abi Zek me thuj se kush je nga këto disa Zekallar që ti përmenda pastaj më lehtē mund të kuptohemi.

Prandaj abi Zek mos mendo se  me disa shkrime këto 2-3 muaj popullit do ja fshish memorien e  Zekollarve të 6-7 viteve të kaluara.

Continue Reading

Lajme

Bajram Rexhepi në kafe me strukturat e ASH-Sela në Tetovë, punët e mira i bëjmë bashkë

Published

on

By

Kandidati i AKI -së, Bajram Rexhepi i shoqëruar nga sgwfi i shtabit komunal Blerim Osmani sot pasdite ka takuar për kafe strukturat e ASH-Sela në Tetovë, deputetët Ilor Demirin dhe Ilire Dautin sidhe kryetaren e asamblesë Vjollcë Berisha së bashku me Norën, shkruan Top24

Me Dr. Ilirin, Vjollcën, Iliren, Tironin, Blerimin dhe Norën në kafen e pasdites!
Punët më të mira për Tetovën i bëjmë vetëm kur jemi #Bashkë. 🙏

Continue Reading

Lajme

Nexhbedin Sadiku, kandidati i VLEN për Likovën, deri para tre muajsh krah për krah me Ali Ahmetin

Published

on

By

Nexhbedin Sadiku, kandidati aktual i koalicionit VLEN për Komunën e Likovës, vetëm tre muaj më parë ishte pjesë e aktiviteteve politike përkrah kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, dhe kryetarit aktual dhe kandidatit të kësaj komune, Erkan Arifi.

Në një fotografi të siguruar nga redaksia jonë, Sadiku shihet në praninë e Ahmetit dhe Arifit gjatë një sërë aktivitetesh në këtë komunë. Kjo periudhë përkon me kohën kur, sipas burimeve nga strukturat partiake, Sadiku shpresonte të ishte kandidat për kryetar komune në kuadër të një marrëveshjeje të mundshme mes BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët.

Tani, ai garon për të njëjtin post nën flamurin e koalicionit VLEN, me një retorikë të qartë kundër BDI-së – një kthesë që ka ngjallur diskutime në opinionin publik për qëndrueshmërinë e pozicioneve politike të aktorëve në garën zgjedhore.

Kujtojmë se koalicioni VLEN, i përbërë nga disa parti shqiptare, pretendonte se është krijuar si një kundërpeshë ndaj dominimit shumëvjeçar të BDI-së në politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë, përçarjet e brendshme dhe lëvizjet e figurave politike te ky koalicion janë bërë një dukuri e shpeshtë, veçanërisht tani në prag të zgjedhjeve lokale. Pastaj, kalimet politike si rasti i Sadikut, njohësit e problematikës thonë se janë shpesh reflektim i mungesës së marrëveshjeve të brendshme apo strategjive të reja elektorale të VLEN.

Vetë VLEN, nga ana tjetër, ka theksuar se qëllimi i saj është përfaqësimi i një politike të re dhe largimi nga, siç e quan ajo, “stabiliteti i rremë” i ofruar nga BDI, por rasti i fundit i Likovës dëshmon të kundërtën.

Continue Reading

Lajme

ASH: Shqiptarët po ua kthejnë shpinën – Euforia vetëm në kokat e krerëve të VLEN-it

Published

on

By

Me një dështim të plotë në realizimin e premtimeve elektorale të vitit 2024 dhe me një seri vendimesh antishqiptare nga qeveria monoetnike, krerët e grupimit VLEN po enden nëpër terren për të mashtruar sërish qytetarët.

Lajmi i mirë në këtë katrahurë është se populli e ka kuptuar qartë tradhtinë e tyre, etjen për pushtet me çdo çmim dhe vasalitetin ndaj kryeministrit më antishqiptar në historinë e pluralizmit politik.

Mosinteresimi i qytetarëve për farsën e tyre elektorale flet më shumë se çdo gjë tjetër: shqiptarët i përbuzin. Një grup prej rreth 50 pushtetarësh që shfaqen në terren për të prodhuar një eufori artificiale vetëm dëshmon shkëputjen e plotë nga realiteti.

Gjuha e tyre kamikaze, plot mllef, ofendime dhe shpifje, është tregues i qartë i vetëdijes së nënvetëdijshme se këtë betejë e kanë të humbur para se të fillojë. Premtimet boshe dhe dështimet e mëparshme e kanë bërë të qartë se VLEN, që në popullatë nuk gëzojnë besim, po shfaqen vetëm me fjalor rrugaçërie politike, duke rikthyer memorien e përçarjeve dhe fyerjeve të së kaluarës.

Euforia, entuziazmi dhe vullneti i qytetarëve sot janë në opozitën e bashkuar shqiptare, që e ka kuptuar se zgjedhjet e tetorit janë një referendum kundër kësaj qeverie antishqiptare dhe kundër vasalëve të saj. Tetori është afër.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

TOP Lajme