Lajme
Valbon Limani: Gostivari ka një lidhje të veçantë me flamurin kombëtar, Gëzuar 28 Nëntorin!

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka përcjellë urimet e tij me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, duke theksuar lidhjen e veçantë që gostivarasit kanë me flamurin kombëtar shqiptar.
Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Limani ka rikujtuar se kjo lidhje është e ndërtuar mbi historinë, sakrificën dhe përpjekjet për liri, ndërsa sot flamuri kuqezi valëvitet krenar në harmoni me flamujt e tjerë.
“Ne gostivarasit kemi një lidhje të fortë e të veçantë me flamurin tonë kombëtar. Fati e ka sjellë që ne na është dashur të luftojmë deri vonë për lirinë e tij, por sot ai valëvitet sovran e fisnik në harmoni me flamujt e tjerë!”, ka shkruar Limani në rrjetet sociale.
Në fund të mesazhit të tij, kryetari Limani, në emër të tij dhe të gjithë qytetarëve të Gostivarit, ka uruar 28 Nëntorin, duke e cilësuar si ditën e flamurit më të bukur në botë.
14:53
Mbi 103 mijë persona punojnë në të zezë, numri shënon rritje
14:18
Publikohet kalendari i festave dhe ditëve jo pune për vitin 2027
13:44
Nga e marta fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor
13:40
Presidenti Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Arben Taravari uron 28 Nëntorin: Flamuri shqiptar, simbol i historisë, krenarisë dhe identitetit kombëtar
02
Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës
03
Nga 817 bursa të ndara, vetëm 80 nxënës shqiptarë!
04
Kryetari Limani mori pjesë në manifestimin “Ditët e Kulturës Shqiptare” në Gostivar
05
Buka me çmime të ndryshme në Maqedoni: Ku kushton më lirë dhe ku më shtrenjtë?

Lajme ditore
Arben Taravari uron 28 Nëntorin: Flamuri shqiptar, simbol i historisë, krenarisë dhe identitetit kombëtar

Lajme ditore
Mbi 103 mijë persona punojnë në të zezë, numri shënon rritje

Lajme
Publikohet kalendari i festave dhe ditëve jo pune për vitin 2027

Lajme
Nga e marta fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

Lajme
Presidenti Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Lajme
Është arrestuar 52-vjeçari i cili e rrahu gruan në rajonin e Gostivarit

Lajme
Kryetari Valbon Limani mirëpret ushtruesen e detyrës së ambasadores amerikane, Nicole Varnes






