Connect with us

Lajme

ASH: Punimet rrezikojnë tjetërsimin e identitetit të Kalasë së Shkupit, VLEN nuk mund ta mbron

Published

on

Në lidhje me punimet që janë paralajmëruar për në Kalanë e Shkupit ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit.

“Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë dhe dënim të prerë ndaj skemave të fundit korruptive ku janë përfshirë drejtuesit e grupimit politik VLEN, veçanërisht në dritën e paralajmërimeve për ndërtime të reja në hapësirën historike të Kalasë së Shkupit – një veprim që rrezikon të tjetërsojë identitetin kulturor dhe arkitektonik të këtij lokaliteti me rëndësi të veçantë për qytetarët dhe për historinë shqiptare”, deklaruan nga ASH-ja e Taravarit.

Ata vlerësojnë se VLEN-i i Izet Mexhitit nuk mund të mbrojë shqiptarët, pasi është i zhytur në bixhoz e ndërtimet të egra në Çair.

“Shembulli më skandaloz është Monopoli i Tetovës, simbol i historisë kolektive shqiptare, i kthyer në një kantier të betonit, përmes një pazari të pistë ku prona u ble për vetëm 7 mijë euro dhe më pas u shit për 5 milionë euro. Ky është krim ekonomik dhe kulturor që meriton hetim dhe ndëshkim, jo heshtje dhe justifikim”, deklaruan nga ASH-ja, duke përmendur edhe donacionin prej 800 mijë euro nga kompania serbe UNIPROMET.

Continue Reading

Lajme

ASH themelon shtabin zgjedhor në Çegran – Taravari: Koha për rikthimin e dinjitetit shqiptar

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët ka mbajtur një takim me strukturat partiake, aktivistët dhe qytetarët në Çegran të Gostivarit, ku është zyrtarizuar edhe themelimi i shtabit zgjedhor për zgjedhjet lokale të vjeshtës.

Me aklamacion, në krye të këtij shtabi u zgjodh Afet Bilalli, një emër me përvojë dhe angazhim të gjatë në terren.

Në këtë tubim, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka folur për margjinalizimin institucional të shqiptarëve në nivel shtetëror dhe ka theksuar nevojën urgjente për rikthimin e dinjitetit dhe përfaqësimit real të qytetarëve shqiptar.

“Ne do ta kthejmë besimin dhe dinjitetin shqiptar atje ku i takon, sepse për shumë kohë kemi qenë të anashkaluar e të nënvlerësuar”, tha Taravari, duke siguruar çegranasit se zhvillimi i fshatit të tyre do të jetë pjesë e prioriteteve të ardhshme.

Ndërkohë, kryetari aktual i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, foli për sukseset e deritanishme dhe planet për të ardhmen. Ai theksoi se Komuna është e përkushtuar që të mos mbetet asnjë vendbanim prapa dhe se Çegrani do të jetë pjesë e projekteve konkrete për zhvillim infrastrukturor dhe ekonomik.

Continue Reading

Lajme

20-vjeçari nga Maqedonia e Veriut gjendet i vdekur në një apartament në Sarandë

Published

on

By

Një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është gjetur i vdekur në Sarandë, në apartamentin ku po qëndronte për pushime.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të shtunën në lagjen nr. 1 të qytetit, transmeton Klankosova.tv.

Policia ka bërë të ditur se viktima O. J., është gjetur nga familjarët.

Sipas njoftimit, nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se i riu ka vdekur nga shkaqe natyrale, ndërkohë që materialet janë referuar për vlerësim pranë Prokurorisë.

Continue Reading

Lajme

Infleunserët me mbi 10 mijë ndjekës do të duhet të paraqesin të ardhurat e tyre dhe të paguajnë tatim

Published

on

By

Influenserët dhe krijuesit e përmbajtjeve në rrjetet sociale do t’i nënshtrohen rregullimit. “Profesioni” ose veprimtaria e viteve të fundit që u sjell në jo pak raste përfitime shumë të larta dhe të paevidentuara krijuesve, tashmë do të definohet dhe të ardhurat e tyre do të kontrollohen.
Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale ka përgatitur draft-rregulloren sipas të cilës, që dikush të llogaritet infleunser, të bëhet pjesë e regjistrit dhe të jetë nën mbikëqyrje do të duhet të plotësohen disa kritere.

“Ndër kriteret kyçe është; a publikon personi përmbajtje me qëllim informimi, argëtimi ose edukimi, a e kanë përmbajtjet si qëllim publikun më të gjerë, a ka aktivitet ekonomik gjegjësisht a përfiton personi nga video të tilla që i publikon në rrjetet sociale, si dhe a ka personi përgjegjësi editoriale për atë që publikon. Ne vlerësuam se nuk është as e mundur dhe ka nevojë që të rregullohen të gjithë influenserët por vetëm ata që kanë ndikim të rëndësishëm në treg. Prandaj kemi vendosur pragun prej 10 mijë ndjekësish dhe sigurisht, nëse dikush e kalon këtë numër, do të bëhet pjesë e rregullimit”, tha Vlladimir Gjorgjieski, drejtues sektori, ASHMAA.

Secili prej tyre që i plotëson kriteret do të duhet të mbushë formularin e Agjencisë. Influenserët që kanë përfitime materiale dhe të ardhura nga puna e tyre, do të duhet të paguajnë tatim prej 0.05.%, të ardhura që do të shkojnë në sektorin mbikëqyrës në kuadër të Agjencisë. Deri tani, nuk ka asnjë të dhënë sesa influenserët në vend përfitojnë, sa janë të ardhurat e tyre nga ndjekësit dhe sa janë nga reklamat.

Fokusi gjatë monitorimit do të jetë në përmbajtjet video në Youtube, Instagram dhe TikTok por nuk përjashtohet mundësia që edhe përmbajtje në media të tjera sociale t’i nënshtrohen monitorimit.
Vlladimir Gjorgjieski nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio-vizuale thotë se monitorimi është pasojë e nevojës për përmbajtje më të sigurta në rrjetet sociale por edhe i një tregu të barabartë mediatik.

“Qëllimi kryesor i rregullimit mediatik është sigurisht mbrojtja e publikut, veçanërisht e kategorive më të brishta si fëmijët dhe të rinjtë. Influenserët sot kanë ndikim të madh në opinion, shumë më shumë sesa që dikur kanë pasur mediat tradicionale, veçanërisht te publiku më i ri. Infleunserët më nuk janë vetëm individë që argëtojnë por garojnë me televizionet dhe mediat e tjera për vëmendje, për ndikim por edhe për të ardhura nga reklamat. Prandaj është e rëndësishme që të gjithë në tregun e medias të luajnë sipas rregullave të njëjta, transparencë, përgjegjësi dhe etiketim të qartë të reklamave, sponzorizimeve dhe përmbajtjeve të paguara”, shtoi ai.

Rregullorja do të hyjë në fuqi pas publikimit të Gazetës Zyrtare kurse influenserët do të kenë mundësi të përshtaten me rregullat e reja deri në fund të dhjetorit të këtij viti.

Gjatë dekadës së fundit, infleunserët e mediave sociale janë shfaqur si një forcë e fuqishme në kulturën dixhitale, marketing dhe madje edhe në politikë. Me platforma si Instagram, TikTok, YouTube dhe X, ata tani arrijnë miliona ndjekës çdo ditë kurse përmbajtjet e tyre shpesh përfshijnë stilin e jetës, modën, gatimin, fitnesin, lojërat, prindërimin dhe financat, por shpesh duke zbehur vijën ndarëse midis mendimit personal dhe përmbajtjeve të paguara promovuese. Kjo rritje e shpejtë ka ngritur shqetësime serioze në lidhje me transparencën, shëndetin mendor, dezinformimin dhe llogaridhënien financiare të fitimit të tyre. Ata promovojnë produkte pa zbuluar sponsorizimet, synojnë audiencat e reja me standarde bukurie joreale ose ndajnë këshilla shëndetësore të paverifikuara.

Continue Reading

TOP Lajme