Connect with us

Lajme

Bujar Osmani dhe Çairi: Një rikthim me mision të madh

Published

on

Bujar Osmani është një nga figurat më të kompletuara politike që kanë dalë nga radhët e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në dekadat e fundit. Ai ka mbajtur poste me rëndësi strategjike për vendin dhe për shqiptarët në përgjithësi – nga Ministri i Shëndetësisë në kohë krize, tek Zëvendëskryeministër për Integrime, dhe së fundmi Ministër i Punëve të Jashtme, shkruan PressOnline.al

Të sjellësh një profil të tillë në një komunë si Çairi, nuk është thjesht “kthim në baza”, por injeksion serioz për transformim, integritet dhe standarde të reja të qeverisjes. Çairi nuk ka nevojë për eksperimente apo figura që mësojnë në kurriz të qytetarëve. Osmani vjen me bagazh të formuar dhe me lidhje që shtrihen nga Brukseli në Uashington, nga Prishtina në Tiranë, dhe mbi të gjitha, në çdo rrugicë të Çairit.

Çairi – më shumë se një komunë, një simbol politik e qytetërues

Çairi nuk është vetëm njësi administrative e Shkupit – është zemra e shqiptarëve të qytetit, një bastion historik i frymës shqiptare në kryeqytet. Që prej viteve ’90, Çairi ka qenë hapësirë simbolike e përfaqësimit politik, por edhe qendër ku ndihen më thellë problemet e integrimit, diskriminimit urban dhe mungesës së investimeve.

Kandidatura e Osmanit është një “statement” politik: që Çairi duhet të trajtohet me dinjitet, seriozitet dhe vizion. Ai nuk është thjesht një kandidat lokal, por një figurë kombëtare që do ta ngrejë Çairin në nivelin që meriton.

Lidhja personale me Çairin – rrënjë, histori, familje

Në fjalimet e tij, Osmani nuk flet vetëm si politikan – por si banor, si prind, si djalë i Çairit. Autenticiteti i kësaj lidhjeje është një nga asetet më të forta të fushatës së tij. Ai nuk po vjen për të ndërtuar karrierë mbi Çairin, por për t’i kthyer asaj që i ka dhënë.

Kur një lider i nivelit të tij flet për “Elizën, Malin dhe Luanin që dua të rriten në Çair”, ai po bën një thirrje emocionale dhe racionale për të ndërtuar një vend ku fëmijët mund të ëndërrojnë dhe të jetojnë më mirë. Kjo nuk është retorikë – është vizion me bazë personale.

Koha për një ndryshim të thellë – qeverisje profesionale, jo vetëm politike

Prej vitesh, qytetarët e Çairit janë ankuar për shërbime të dobëta, kaos urban, mungesë transparence dhe qeverisje të dobët vendore. Ka një boshllëk midis pritshmërive të qytetarëve dhe asaj që administrata komunale ka ofruar.

Osmani nuk premton “zgjidhje magjike”, por sjell kulturën e qeverisjes efektive që e ka dëshmuar në diplomaci dhe menaxhimin e krizave. Ai flet për profesionalizëm, për një derë që nuk mbyllet për qytetarët, për një bashkëpunim të hapur me ekspertë dhe njerëz të fushës. Kjo është ajo që mungon në shumë komuna: përgjegjësia e qartë dhe lidershipi që nuk fshihet pas justifikimeve.

Osmani unifikon votën shqiptare në Shkup

Zgjedhjet lokale të tetorit 2025 pritet të jenë të polarizuara. Ka rrezik të shfaqen kandidatura të dobëta, të improvizuara, që mund të çojnë në fragmentim të votës shqiptare dhe në përçarje që i shërben vetëm kundërshtarëve politikë.

Osmani është figurë unifikuese, me mbështetje të gjerë në radhët e BDI-së, por edhe përtej saj. Ai ka aftësinë të tërheqë mbështetje të moderuar, qytetare, teknokrate dhe rinore. Kjo e bën atë opsionin më të fortë për të fituar dhe për të ndërtuar një administratë gjithëpërfshirëse.

Mbështetja e strukturës – sinjal i qartë për fitore

Në shpalljen e kandidaturës, Osmani falënderoi kryesinë, frontin, degën, këshillat vendor dhe qindra qytetarë. Kjo nuk është vetëm formale – është dëshmi e mobilizimit të strukturës së BDI-së në Çair, që tregon se kandidatura tij është një projekt i koordinuar dhe strategjik. Kur baza e partisë dhe qytetarët janë bashkë në nisje, fushata ka avantazh të qartë që nga dita e parë.

Fitorja e Bujar Osmanit në Çair do të ishte jo vetëm sukses lokal, por edhe sinjal për kapacitetin e shqiptarëve për të menaxhuar me dinjitet e profesionalizëm qendrat urbane. Për më tepër, me lidhjet e tij të shumta ndërkombëtare, Osmani mund të sjellë bashkëpunime ndërkufitare, projekte të BE-së, ndihmë teknike dhe mbështetje financiare që sot mungon.

Në një moment kyç për Çairin, kandidatura e Bujar Osmanit është një shans për të kthyer komunën në një model të qeverisjes moderne, të ndershme dhe të hapur./PressOnline.al/

Continue Reading

Lajme

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Published

on

By

Nga Liridon Ramadani

Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua ky moment tregoi qartë se Çairi është pika ku përplaset kontradikta e brendshme e VLEN-it, por njëkohësisht shihet edhe frika e tyre nga humbja e thellë. Në Çair, ata nuk mund të thirren në emër të “ndryshimit”. Si mund të flasë për ndryshim Izet Mexhiti, i cili për tri mandate ka qenë kryetar komune, e pastaj edhe përmes Visar Ganiut ka vazhduar ta udhëheqë Çairin edhe dy mandate tjera? Për të mbuluar këtë boshllëk, narrativën e ndryshimit po mundohen ta zëvendësojnë me një narrativë të re atë të “lokalizmit”, sikur kinse tash është koha që Shkupi të udhëheqë politikën shqiptare. Por pikërisht këtu nis kontradikta e madhe: kjo qasje automatikisht e minon rolin e Bilallit brenda VLEN-it, sepse gjithë pesha dhe imazhi po i mvishen Izetit, i cili tashmë perceptohet si lideri i tyre. Dhe kjo është pika që e tregon fytyren e vërtet të Vlenit. Pse? Sepse Izet Mexhiti nuk shihet si figurë e ndryshimit, por si pushtetar 20-vjeçar. Me këtë, jo vetëm që ia mveshin VLEN-it barrën e së kaluarës, por edhe ua heqin nga dora figurave të tjera të cilat tash e humbin arsyen për t’u thirrur në ndryshim. Kështu, Bilalli bie në një pozitë periferike politike: edhe nëse fiton, fitorja e tij do të jetë vetëm plotësuese, por jo vendimtare.
Në anën tjetër, bie në sy mungesa dhe injorimi i Arben Fetait. Ky fakt është mesazh i qartë se roli i tij brenda VLEN-it ka marrë fund. Nga promotor dhe truri i vetëshpallur i ndryshimit, ai sot është lënë jashtë loje, i padukshëm dhe i parëndësishëm.
Dhe e gjitha kjo së shpejti do të sjellë përplasje të brendshme në kampin e VLEN-it. Përplasjet që do t’i nxjerrin në sipërfaqe kontraditat e tyre dhe që do t’i çojnë drejt një humbjeje më të thellë se sa e kanë pritur.

Continue Reading

Lajme

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Published

on

By

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në ikje të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, për keqmenaxhim dhe politika destruktive informon Tetovasot.

“Para më shumë se një viti e gjysmë, në mënyrë klandestine, Komuna e Tetovës hoqi kalldrëmet nga rrugët 185 dhe 186 për t’i përdorur në projektin e Rrugës së Butiqeve. Si pasojë e kësaj sjelljeje të papërgjegjshme, banorët e këtyre dy rrugëve jetojnë sot një ‘golgotë’ të vërtetë: rrugët janë të pakalueshme, makinat po dëmtohen, rastet emergjente mjekësore përballen me pengesa serioze dhe fëmijët kanë vështirësi për të shkuar në shkollë”, thuhet në reagimin e AKI-së.

Sipas AKI-së, ironia qëndron tek fakti se edhe vetë projekti i Rrugës së Butiqeve, me emrin “Ringjallja e zejeve për zhvillim të përbashkët turistik”, nuk është ide apo meritë e kryetarit në ikje. Ky projekt është fituar si grant nga Bashkimi Evropian në kohën kur Komuna udhëhiqej nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

“Kjo është dëshmia më e mirë e një pushteti që punon pa plan dhe në mënyrë të çorganizuar, duke dëmtuar qytetarët për interesa politike. Por eksperimenteve të tilla po u vjen fundi. Më 19 tetor qytetarët e Tetovës do t’i thonë mjaft mashtrimeve dhe do të zgjedhin opsionin që sjell zhvillim me plan, përkushtim dhe dinjitet për çdo lagje dhe çdo qytetar,” thuhet në deklaratën e AKI-së.TS

Continue Reading

Lajme

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Published

on

By

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal për keqpërdorim sistematik të buxhetit komunal dhe për trajtimin e Çairit si bankomat partiak, e jo si komunë e qytetarëve.

Sipas Osmanit, nga buxheti i përgjithshëm i Çairit prej rreth 20 milionë euro, vetëm 8 milionë euro realisht janë të disponueshme për projektet komunale, ndërsa pjesa tjetër janë mjete për çerdhe dhe shkolla që automatikisht ridestinohen.

“Edhe nga ato 8 milionë euro, çdo muaj shpenzohen 350 mijë euro për 720 kontrata fiktive. Këta janë njerëz që rrinë në shtëpi, dalin në tubime partiake dhe shkruajnë në rrjete sociale kundër kundërshtarëve. Me paratë e qytetarëve!”, paralajmëroi Osmani.

Kjo do të thotë se mbi 4 milionë euro në vit vidhen përmes punësimeve klienteliste, ndërkohë që Çairi po fundoset në vrima, papastërti dhe kolaps infrastrukturor. Një nga shembujt më ilustrues: një vrimë në rrugë e mbuluar me një shtresë asfalti, për të cilën komuna ka nënshkruar tender prej 720.000 denarë, krahasuar me 5.000 deri 6.000 denarë në Qendër për të njëjtën ndërhyrje.

“Çairin e kanë trajtuar tmerrësisht, po ia marrin edhe denarin e fundit qytetarëve. Kjo duhet të marrë fund. Nuk bëhet fjalë për ndërrim të politikanëve, por për ndryshim të gjithë kulturës së qeverisjes. Për ndershmëri. Për disiplinë. Për përkushtim ndaj njerëzve,” deklaroi Osmani.

Ai theksoi se kjo betejë nuk është vetëm për një funksion, por për kthimin e interesit publik në qendër të punës komunale.

“Qytetarët nuk kërkojnë mrekulli. Kërkojnë rrugë të shëndosha, pastërti dhe shërbim, jo propagandë, gënjeshtra dhe parazitë partiakë,” përfundoi ai.

Continue Reading

TOP Lajme