Opens in a new tab

Lajme

Limani: Punimet në bulevardin “Vëllezërit Gjinovski” vijojnë me intensitet të lartë, ndërtohet edhe rrethrrotullimi i ri

Punimet infrastrukturore në bulevardin “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar po vijojnë me intensitet të lartë.

Në këtë aks rrugor, krahas rehabilitimit dhe zgjerimit të rrugës, po realizohet edhe ndërtimi i një rrethrrotullimi të ri.Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, i cili përmes një videoje nga aktivitetet ndërtimore në terren ka informuar për ecurinë e punimeve, duke theksuar se ato po zhvillohen me intensitet të lartë.

Aktualisht, punimet po zhvillohen në segmentin nga rrethrrotullimi pranë Qendrës për Kulturë deri te kryqëzimi me rrugën e Dibrës.

Ky projekt ka nisur që vitin e kaluar dhe realizohet në disa faza, duke filluar nga lagjja Maleardi. Një nga ndërhyrjet e rëndësishme në këtë fazë është ndërtimi i rrethrrotullimit të ri, i cili synon të përmirësojë sigurinë rrugore dhe të lehtësojë qarkullimin e automjeteve.

Faza përfundimtare e projektit parasheh ndërtimin e urës së re, si dhe zgjerimin e bulevardit deri te objekti i Gjykatës.

Për shkak të punimeve në terren, në segmentin ku po zhvillohen ndërhyrjet do të ketë kufizime në qarkullimin e automjeteve. Komuna e Gostivarit u bën apel qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e vendosura, si dhe të shfrytëzojnë rrugë alternative aty ku është e mundur.

Nga Komuna kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve deri në përfundimin e projektit.

Shpërndaje lajmin

Lajme

Ademi: BDI paralajmëroi për rreziqet ekonomike dhe ndikimin rus, bizneset shqiptare u lanë jashtë kredisë hungareze

Arbër Ademi, Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së, në emisionin “Debat në Shenja”, ka paralajmëruar për rreziqet politike dhe ekonomike me të cilat, sipas tij, po përballet Maqedonia e Veriut. Ai tha se qëndrimet e BDI-së fillimisht janë përqeshur, por më pas janë vërtetuar, duke përmendur paralajmërimet për ndikimin rus dhe orientimin evropian të vendit. “Jo…

Lajme

Institucionet shtetërore kanë 124 milionë euro borxh për rrymë, ujë, ngrohje dhe transport

Gjithsej 7.63 miliardë denarë, ose 124.06 milionë euro, janë detyrimet e vonuara dhe të papaguara të institucioneve sipas zërit buxhetor për shërbime komunale, ngrohje, komunikim dhe transport. Si rezultat i borxhit të papaguar ndaj EVN-së, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Inxhinierisë Elektrike, Shkencave Natyrore e Matematikore dhe Bujqësisë, si dhe ndërtesa e Rektoratit të Universitetit “Shën…

Lajme

Struga pesë ditë pa ujë të pijshëm, banorët kërkojnë përgjegjësi për krizën që përsëritet pas çdo shiu

Ndërkohë që autoritetet po përgatisin rritjen e faturave të ujit, për të pestën ditë banorët e Strugës s’kanë ujë të pastër të pijshëm. Nga çezmat rrjedh ujë me ngjyrë kafe të errët, i cili është i ndaluar për përdorim. Pas çdo reshje të dendur shiu përsëritet i njëjti problem dhe asnjë kryetar komune deri më…

Lajme

Të rinjtë me valixhe në dorë! 58% mendojnë të ikin!

Më shumë se gjysma e qytetarëve, përkatësisht 52 për qind, nuk dakordohen se institucionet publike i trajtojnë njerëzit në mënyrë të barabartë. Besimi në partitë politike është vetëm 16 për qind, që është niveli më i ulët mes institucioneve të përfshira në hulumtim Pothuajse gjashtë nga dhjetë të rinj të moshës prej 18 deri 24…

Lajme

Kopman: Bllokada për integrimin evropian është në Shkup, jo në BE

Drejtori i Zgjerimit të BE-së, Geert Jan Kopman, i cili largohet nga Komisioni Evropian më 1 janar, në një nga intervistat e tij të fundit në këtë pozicion, kur u pyet për ndryshimet kushtetuese, tha se “Bllokada është në Shkup, jo në BE”. Kopman i bëri këto komente në një intervistë me “Ilva Tare” të…

Lajme

Komuna e Gostivarit shënon Festën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe me filmin dokumentar edukativ „Shkronjat e Pavarësisë“

Me rastin e Festës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Komuna e Gostivarit, në bashkëpunim me Qendrën për Kulturë – Gostivar, organizon shfaqjen e filmit dokumentar edukativ "Shkronjat e Pavarësisë", dedikuar nxënësve të shkollave fillore. Shfaqja e filmit synon të përcjellë te gjeneratat e reja rëndësinë historike dhe kulturore të alfabetit të gjuhës shqipe, duke promovuar…

Lajme

Sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut janë shkaku i 34% të vdekjeve në Maqedoni

Sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut ishin shkaku i 6,888 nga 20,287 vdekjeve në Maqedoni në vitin 2025. Me një pjesëmarrje prej 34 përqind në të dy gjinitë, ato janë grupi më i madh i shkaqeve të vdekjes në të dhënat përfundimtare të Entit Shtetëror të Statistikave. Më 19 nëntor, Ditën Ndërkombëtare të…

Lajme

Jakup Krasniqi sërish në shtëpinë e tij në Prishtinë, dita e dytë e vizitës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, po qëndron edhe sot në shtëpinë e tij në Prishtinë, në ditën e dytë të vizitës edhe pse një ditë më parë u raportua se ai kthehet në Hagë. Krasniqi, i cili po gjykohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po qëndron pranë familjes së tij,…

Lajme

Parashikimi i motit

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut. Në vend do të fryjë një erë e fortë nga pjesa jugperëndimore e cila do të arrijë shpejtësinë deri 80 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri 11, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 18 deri 22…

Lajme ditore

Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese, i kërkonte para një burrit nga Gostivari

Më 13.11.2026, në ora 18:50, punonjësit e policisë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personin G.K. (39) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se përmes një aplikacioni në telefonin celular i ka dërguar mesazhe dhe video-incizime me përmbajtje kanosëse personit I.A.…

Lajme ditore

Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria

Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria Më 12.11.2026, në orën 20:35, në fshatin Çegran, në rrethinë të Gostivarit, nëpunës policorë të Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar e kanë privuar nga liria H.S. (26), nga fshati Çegran. Gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve „Mitsubishi“, me targa të…

Lajme

Tragjedia në Rrugën e Arbërit! 42-vjeçarja nga Tetova mes dy viktimave të aksidentit, pesë të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur paraditen e sotme zonën pranë tunelit të Murrizit, në Xibër të Dibrës, ku dy automjete janë përplasur fuqishëm. Bilanci është tragjik: dy persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe 42-vjeçarja nga Tetova, Maltina Ferati, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital. Viktima…

Lajme ditore

AKSIDENT NË DEBRESH, 52-VJEÇARI RRËZOHET NGA SHKALLËT DHE LËNDOHET RËNDË

AKSIDENT NË DEBRESH, 52-VJEÇARI RRËZOHET NGA SHKALLËT DHE LËNDOHET RËNDË Më 12.11.2026, në orën 15:10, në SPB Tetovë, nga Qendra Mjekësore e Gostivarit është raportuar se tek ata është sjellë me lëndime të rënda trupore G.R. (52) nga fshati Debresh i Gostivarit. Sipas raportimit, ai i ka marrë lëndimet gjatë rrëzimit nga një shkallë ndërsa…

Gosip

Sulejman Rushiti do të ligjërojë në Harvard për teatrin bashkëkohor dhe klasikët shqiptarë

Regjisori dhe dramaturgu shqiptar nga Gostivari Sulejman Rushiti do të jetë ligjërues i ftuar në Universitetin e Harvardit, në kuadër të programit _Harvard Albanian Studies_, ku do të prezantojë ligjëratën me temë “The Canvas of Communication”. Ligjërata do të mbahet më 30 nëntor 2026, në orën 18:00 (EST), në sallën Boylston Hall 103, në Harvard…

Lajme

Arben Taravari, ministër më i suksesshëm i Shëndetësisë që edhe sot vazhdon të sulmohet – Pse?

Edhe pas përfundimit të mandatit në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Taravari vazhdon të jetë në qendër të kritikave dhe akuzave politike. Megjithatë, për të vlerësuar punën e tij, është e rëndësishme të rikujtohet se çfarë u bë në sektorin e shëndetësisë gjatë kohës kur ai drejtonte këtë institucion. Gjatë mandatit të tij, një…

Lajme

Arrestohen dy persona në Sërmnovë të Gostivarit, policia u sekuestron marihuanë

Më 12.11.2026, në orën 15:30, në fshatin Sërmnovë të Gostivarit, punonjësit e policisë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personat B.D. (23) nga Gostivari dhe I.G. (23) nga fshati Sërmnovë, Gostivar, sepse gjatë kontrollit tek ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ata janë ndalur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre…