Opens in a new tab

Lajme

Struga pesë ditë pa ujë të pijshëm, banorët kërkojnë përgjegjësi për krizën që përsëritet pas çdo shiu

Ndërkohë që autoritetet po përgatisin rritjen e faturave të ujit, për të pestën ditë banorët e Strugës s’kanë ujë të pastër të pijshëm. Nga çezmat rrjedh ujë me ngjyrë kafe të errët, i cili është i ndaluar për përdorim. Pas çdo reshje të dendur shiu përsëritet i njëjti problem dhe asnjë kryetar komune deri më tani, pavarësisht premtimeve, nuk e ka zgjidhur këtë problem.

“Qytetarët e Strugës ndodhen në një situatë të papranueshme me ujin e pijshëm. Pas çdo shiu, uji turbullohet sërish. Të gjithë e dimë të vërtetën – mjetet për këtë sipëmarrje ekzistojnë, por ato përdoren për punësime partiake. Dhe e gjithë kjo ndodh në kurriz të qytetarëve tanë. Kërkojmë që ky institucion të mbajë përgjegjësi për shpenzimin e parave të qytetarëve, sepse shëndeti i fëmijëve tanë nuk është në shitje” deklaroi Besnik Asani – nisma qytetare Struga Vepron.

Nga Ndërmarrja e Ujësjellësit në Strugë, pranojnë se një situatë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, pa thënë konkretisht nëse kanë një plan për zgjidhjen afatgjatë të këtij problemi. Ata thonë se në rastin e fundit ekipet e tyre kanë dalë në terren, dhe kanë filluar me lëshimin e hidrantëve dhe pastrimin e linjave.

“Në të gjitha paraqitjet e mia, theksoj, se gjatë reshjeve kaq të dendura të shiut mund të vijë deri te një dukuri e caktuar e tillë, gjegjësisht deri te një turbullim i vogël i ujit. Për dallim nga më parë, ne në këtë moment reagojmë dhe jemi vazhdimisht në terren, me të gjitha opsionet e mundshme që i kemi, të cilat i ndërmarrim që sa më shpejt të sanohet gjendja. Situata të tilla do të ketë edhe në periudhën e ardhshme barrë për ne si ndërmarrje publike” deklaroi Jovanço Meçkaroski, Drejtor i Ujësjellësit dhe Kanalizimit.

Nga Qendra për Shëndet Publik në Ohër thonë se edhe pse ka ulje të turbullirës, ndalesa do të mbetet në fuqi edhe të paktën dy ditë, pasi tri analiza të njëpasnjëshme duhet të tregojnë se ajo është brenda kufijve të lejuar, dhe se turbullimi tani vinte nga burimet në Belicën e Epërme. Për situatën me ujin, dega e BDI-së kërkon përgjegjësi nga kreu i Komunës Mendi Qyra./Alsat.mk

Shpërndaje lajmin

Lajme

Limani: Punimet në bulevardin “Vëllezërit Gjinovski” vijojnë me intensitet të lartë, ndërtohet edhe rrethrrotullimi i ri

Punimet infrastrukturore në bulevardin “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar po vijojnë me intensitet të lartë. Në këtë aks rrugor, krahas rehabilitimit dhe zgjerimit të rrugës, po realizohet edhe ndërtimi i një rrethrrotullimi të ri.Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, i cili përmes një videoje nga aktivitetet ndërtimore në terren ka…

Lajme

Të rinjtë me valixhe në dorë! 58% mendojnë të ikin!

Më shumë se gjysma e qytetarëve, përkatësisht 52 për qind, nuk dakordohen se institucionet publike i trajtojnë njerëzit në mënyrë të barabartë. Besimi në partitë politike është vetëm 16 për qind, që është niveli më i ulët mes institucioneve të përfshira në hulumtim Pothuajse gjashtë nga dhjetë të rinj të moshës prej 18 deri 24…

Lajme

Kopman: Bllokada për integrimin evropian është në Shkup, jo në BE

Drejtori i Zgjerimit të BE-së, Geert Jan Kopman, i cili largohet nga Komisioni Evropian më 1 janar, në një nga intervistat e tij të fundit në këtë pozicion, kur u pyet për ndryshimet kushtetuese, tha se “Bllokada është në Shkup, jo në BE”. Kopman i bëri këto komente në një intervistë me “Ilva Tare” të…

Lajme

Komuna e Gostivarit shënon Festën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe me filmin dokumentar edukativ „Shkronjat e Pavarësisë“

Me rastin e Festës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Komuna e Gostivarit, në bashkëpunim me Qendrën për Kulturë – Gostivar, organizon shfaqjen e filmit dokumentar edukativ "Shkronjat e Pavarësisë", dedikuar nxënësve të shkollave fillore. Shfaqja e filmit synon të përcjellë te gjeneratat e reja rëndësinë historike dhe kulturore të alfabetit të gjuhës shqipe, duke promovuar…

Lajme

Sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut janë shkaku i 34% të vdekjeve në Maqedoni

Sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut ishin shkaku i 6,888 nga 20,287 vdekjeve në Maqedoni në vitin 2025. Me një pjesëmarrje prej 34 përqind në të dy gjinitë, ato janë grupi më i madh i shkaqeve të vdekjes në të dhënat përfundimtare të Entit Shtetëror të Statistikave. Më 19 nëntor, Ditën Ndërkombëtare të…

Lajme

Jakup Krasniqi sërish në shtëpinë e tij në Prishtinë, dita e dytë e vizitës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, po qëndron edhe sot në shtëpinë e tij në Prishtinë, në ditën e dytë të vizitës edhe pse një ditë më parë u raportua se ai kthehet në Hagë. Krasniqi, i cili po gjykohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po qëndron pranë familjes së tij,…

Lajme ditore

LSDM: Në rrezik pensionet e 650 mijë qytetarëve, 51 milionë euro nuk janë transferuar

LSDM-ja opozitare pretendon se moskalimi i kontributeve pensionale në shtyllën e dytë pensionale po rrezikon pensionet e ardhshme të rreth 650 mijë qytetarëve. Sipas të dhënave të kësaj partie, deri më 31 tetor nuk janë transferuar 51 milionë euro nga kontributet pensionale në shtyllën e dytë. Bëhet fjalë për mjete që u takojnë qytetarëve të…

Lajme

Tre liderë botërorë në një tryezë, çfarë kërkon secili nga takimi historik në Kinë?

Presidenti amerikan Donald Trump, presidenti rus Vladimir Putin dhe lideri kinez Xi Jinping janë ulur në të njëjtën tryezë në Shenzhen të Kinës, në një takim trepalësh të paprecedentë mes tre fuqive më të mëdha ushtarake në botë. Takimi, i zhvilluar në kuadër të samitit të APEC-ut, ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare për shkak të peshës…

Lajme

Parashikimi i motit

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut. Në vend do të fryjë një erë e fortë nga pjesa jugperëndimore e cila do të arrijë shpejtësinë deri 80 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri 11, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 18 deri 22…

Lajme ditore

Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese, i kërkonte para një burrit nga Gostivari

Më 13.11.2026, në ora 18:50, punonjësit e policisë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personin G.K. (39) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se përmes një aplikacioni në telefonin celular i ka dërguar mesazhe dhe video-incizime me përmbajtje kanosëse personit I.A.…

Lajme ditore

Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria

Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria Më 12.11.2026, në orën 20:35, në fshatin Çegran, në rrethinë të Gostivarit, nëpunës policorë të Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar e kanë privuar nga liria H.S. (26), nga fshati Çegran. Gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve „Mitsubishi“, me targa të…

Lajme

Tragjedia në Rrugën e Arbërit! 42-vjeçarja nga Tetova mes dy viktimave të aksidentit, pesë të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur paraditen e sotme zonën pranë tunelit të Murrizit, në Xibër të Dibrës, ku dy automjete janë përplasur fuqishëm. Bilanci është tragjik: dy persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe 42-vjeçarja nga Tetova, Maltina Ferati, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital. Viktima…

Lajme ditore

AKSIDENT NË DEBRESH, 52-VJEÇARI RRËZOHET NGA SHKALLËT DHE LËNDOHET RËNDË

AKSIDENT NË DEBRESH, 52-VJEÇARI RRËZOHET NGA SHKALLËT DHE LËNDOHET RËNDË Më 12.11.2026, në orën 15:10, në SPB Tetovë, nga Qendra Mjekësore e Gostivarit është raportuar se tek ata është sjellë me lëndime të rënda trupore G.R. (52) nga fshati Debresh i Gostivarit. Sipas raportimit, ai i ka marrë lëndimet gjatë rrëzimit nga një shkallë ndërsa…

Gosip

Sulejman Rushiti do të ligjërojë në Harvard për teatrin bashkëkohor dhe klasikët shqiptarë

Regjisori dhe dramaturgu shqiptar nga Gostivari Sulejman Rushiti do të jetë ligjërues i ftuar në Universitetin e Harvardit, në kuadër të programit _Harvard Albanian Studies_, ku do të prezantojë ligjëratën me temë “The Canvas of Communication”. Ligjërata do të mbahet më 30 nëntor 2026, në orën 18:00 (EST), në sallën Boylston Hall 103, në Harvard…

Lajme

Arben Taravari, ministër më i suksesshëm i Shëndetësisë që edhe sot vazhdon të sulmohet – Pse?

Edhe pas përfundimit të mandatit në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Taravari vazhdon të jetë në qendër të kritikave dhe akuzave politike. Megjithatë, për të vlerësuar punën e tij, është e rëndësishme të rikujtohet se çfarë u bë në sektorin e shëndetësisë gjatë kohës kur ai drejtonte këtë institucion. Gjatë mandatit të tij, një…

Lajme

Arrestohen dy persona në Sërmnovë të Gostivarit, policia u sekuestron marihuanë

Më 12.11.2026, në orën 15:30, në fshatin Sërmnovë të Gostivarit, punonjësit e policisë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personat B.D. (23) nga Gostivari dhe I.G. (23) nga fshati Sërmnovë, Gostivar, sepse gjatë kontrollit tek ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ata janë ndalur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre…