Connect with us

Lajme

Në M-NAV punohet me pajisje të shekullit të kaluar, Tasevski: Mund të na ndodh Koçani 2

Published

on

Në M-NAV punohet me të njëjtat pajisje që nga viti 1999, kështu ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror, Aleksandar Tasevski në TV 24.

Duke folur për problemet, ai tha se mund të ndodhë “Koçani 2”.

“Gjëra të këqija po ndodhin në vendin tonë me ato pajisje të vjetruara dhe me përzgjedhjen e cilësisë në kontrollin e trafikut ajror. Puna është vështirësuar dhe nuk po bëhet siç duhet. Ne duhet të ofrojmë shërbim shumë cilësor, dhe të gjitha shanset dhe mundësitë tona për ta bërë siç duhet po shkurtohen sepse dikush nuk dëshiron të emërojë njerëzit e duhur dhe të na japë dorë të lirë”, tha Tasevski.

Ai krahasoi vendin me vendet fqinje si Shqipëria dhe Serbia, ku tha se kanë ndryshuar 3-4 sisteme ndërkohë.

Kujtojmë se në shpalljen kontestuese, për shkak të së cilës më 10 korrik kontrollorët e fluturimeve në Navigacionin e Maqedonisë (M-NAV) kërcënuan se do të hidheshin në grevë, janë pranuar: Ivana Jug – bashkëshortja e të ndjerit Igor Jug, njërit prej të dënuarve për sulmin e organizuar në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, Atanas Stamnov – bashkëshorti i drejtoreshës së Regjistrit Qendror të Maqedonisë, Anita Stamnova, si dhe nënkryetari i Unionit të Forcave të Reja të VMRO-DPMNE-së, Filip Gjorgjiev.

Ndryshe, në M-NAV viteve të fundit kanë dalë në pah shumë parregullsi dhe skandale.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Hapja e shtabit tregoi se Nazim Taipi vulosi fitoren në Tearcë

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Aeben Taravari nga hapja e shtabit në Tearcë ku së bashku me Ahmetin promovuan Nazim.

Taipin theksoi se kjo atmosferë tregon se Nazim Taipi vulosin fitoren e 19 Tetorit për të udhëhequr Tearcën.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Kam marrë mesazhe nga njerëz që dalin në foto me Izetin e më thonë do votojmë Bujarin

Published

on

By

Arben Taravari ka thumbuar ashpër VLEN nga Tearca.

Ai tha se ky koalicion janë përqarë, dhe përveç asaj që pas zgjedhjeve lokale disa parti nga ky koalicion do t’i bashkohen AKI-së, Taravari shkon më tej – thotë se ka individë që edhe pse dalin në fotografi me Izet Mexhitin, i shkruajnë atij se do ta votojnë Bujar Osmanin.

“Janë duke u përçarë. Tash do të bëhen lëmsh, disa ekipe futbolli, disa parti të vogla. Ne u themi atyre që kanë pak ndërgjegje, mos të turpërohen. Dalin me Izetin në fotografi, kurse neve na shkruajnë se na mbështesin, se do ta votojnë Bujarin”, tha Taravari, njofton Top24

Continue Reading

Lajme

Snopçe: AKI nuk e ka betejën me shqiptarët e mirë të Mickoskit, por me Mickoskin dhe VMRO-DPMNE-në

Published

on

By

Halil Snope ka kritikuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese me të cilën mbetet në fuqi vendimi i Qeverisë për uljen e numrit të këshilltarëve, njofton Top24

Snopçe tha se kjo është një dëshmi se zgjedhjet lokale, janë antidemokratike ende pa u mbajtur.

“Nuk janë betejë kundër kundërshtarëve shqiptarë, janë një betejë me VMRO-DPMNE-në dhe me Hristijan Mickoskin. Këtë duhet ta kemi të qartë. Pra, ka një tendencë të VMRO-DPMNE-së që me alibi ta kthejnë dinjitetin e humbur të maqedonasve, tentojnë ta kthejnë situatën para Marrëveshjes së Ohrit dhe para luftës kombëtare (2001)”, tha Snopçe.

Continue Reading

TOP Lajme