Connect with us

Lajme

Prej të dielën shi dhe bubullima

Published

on

“Vendi është përfshirë nga një valë përvëluese e të nxehtit, me temperatura që arrijnë apo tejkalojnë 40 gradë Celsius në disa zona. Autoritetet kompetente kanë lëshuar paralajmërime të vazhdueshme duke rekomanduar që qytetarët të shmangin lëvizjet jashtë në orët më të nxehta të ditës, nga ora 11:00 deri në 17:00.Megjithatë, pavarësisht këtyre apelimeve, nëpër rrugë vërehen ende lëvizje të shumta të qytetarëve”.

Drejtoria Hidrometeorologjike paralajmëron se i nxehti do ta arrijë kulmin të premten dhe të shtunën. Temperaturat pritet të jenë mbi 43 gradë celsius. Rënie e lehtë e temperaturave pritet nga e diela.

“Moti do të mbetet me diell dhe shumë i nxehtë deri të shtunën, me vranësira lokale të lehta deri në mesatare dhe temperatura që në disa vende do të arrijnë 43 gradë celsius. Të dielën do të ketë mot të paqëndrueshme me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndërsa temperaturat do të jenë në rënie”, thonë nga Drejtoria Hidrometeorologjike.

Për përballimin e të nxehtit ekstrem, Qeveria me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, miratoi rekomandime shtesë për punëdhënësit, të cilat do të vlejnë deri më 26 korrik. Rekomandohet që të shtyhet procesi i punës në ambient të hapur nga ora 11:00 deri në orën 17:00. Gratë shtatzëna dhe të moshuarit mbi 60 të lirohen nga obligimet e punës. Të mundësohet riorganizim i orarit të punës dhe punë në distanca aty ku ka kushte.

Aktivizim i protokolleve të brendshme për punë në kushte emergjente në të gjitha institucionet e kujdesit shëndetësor, azilet e pleqve dhe institucionet arsimore.

Rekomandimet nuk vlejnë për punonjësit në infrastrukturën kritike, siç janë kujdesi shëndetësor, policia, ushtria, transporti, energjia dhe shërbimet publike.

Continue Reading

Lajme

Tërmet në VLEN, Bekim Sali se pyet Izet Mexhitin: Shpall kandidaturën, për Çairin vendosin qytetarët jo emrat

Published

on

By

Ish ministri i shëndetësisë dhe nënkryetarti i Alternativës, Bekim Sali përmes një postimi në profilin e tij ka vendosur të bëj publike se ai do të jetë kandidati i VLEN-it për kryetar komune në Çair duke mos llogaritur ate që thotë Izet Mexhiti. Në disa media shumë shpesh është lakuar emri i Mexhitit si kundër kandidat i Bujar Osmanit por veprimi i sotëm i Sali ka dërguar në heshtje gati të gjithë VLEN-in, shkruan Top24

Burime për Top24 nga Alteranativa bëjnë të ditur se nëse VLEN nuk përcaktohet edhe për Amir Elezin në komunën e Tearcës atëher ata do të shiqojnë pozicionin e tyre brnda VLEN dhe me gjasë do të garojnë të vetëm pasi për Tearcën do të vendosin qytetarët jo emrat.

Continue Reading

Lajme

Ironia në Tetovë: Majk, dikur turp për Grubin, sot krenari për Kasamin

Published

on

By

Në verën e vitit 2023, Bilall Kasami kritikonte me tone të ashpra Artan Grubin për organizimin e koncerteve me artistë të estradës, duke i quajtur ato shpenzime të kota në kohë krizash dhe tallje me hallet e qytetarëve. Sot, po ai Bilall, si kryetar i Tetovës, jo vetëm që po organizon koncerte të njëjta – por me të njëjtët artistë, në të njëjtin format dhe me të njëjtën retorikë entuziazmi, shkruan PressOnline.al

Majk, këngëtari që dikur përmendej si simbol i shpërdorimeve të qeverisë, sot është “ylli i mbrëmjes” i Netëve Rinore që promovohen nga vet kryetari në faqen e tij. Edhe skena e koncerteve është kthyer nga “harxhim” në “frymëzim rinor”.

Në politikën shqiptare, duket se nuk ka më dallim midis atyre që qeverisin dhe atyre që i kritikojnë – të gjithë rrotullohen rreth të njëjtave formula: pak zhurmë, pak muzikë, shumë PR.

Dhe ndërkohë që artistët s’kanë faj – ata bëjnë punën e tyre – mbetet pyetja: A është ky vetëm një tjetër rast i radhës ku pushteti e bën të pranueshme çdo gjë që e bënte të papranueshme opozita?

Continue Reading

Lajme

Kabineti mobil s’kuruon sistemin e sëmurë – qytetarët duan spitale, jo spektakël

Published

on

By

Nisma e Ministrit të Shëndetësisë Azir Aliu për “Kabinetin mobil”, e promovuar me shumë zhurmë në Shtip, duket më tepër si përpjekje për të krijuar iluzionin e afërsisë me qytetarët sesa një hap konkret drejt përmirësimit të sistemit shëndetësor në Maqedoninë e Veriut, shkruan PressOnline.al

Qytetarët e këtij vendi nuk kanë mungesë takimesh me politikanë, por vuajnë për një sistem ku mungojnë mjekët, ku pajisjet diagnostike janë të amortizuara, dhe ku spitalet e rajoneve funksionojnë me staf minimal dhe resurse të kufizuara. Në vend të improvizimeve me kabinete mobile, do të ishte shumë më efektive të përmirësoheshin kushtet në repartet e urgjencës, të sigurohej furnizim stabil me barna esenciale dhe të rriteshin pagat dhe motivimi i stafit mjekësor.

Takimet me qytetarët janë të rëndësishme, por kur ato vijnë të orkestruara përmes regjistrimeve paraprake dhe platformave zyrtare, krijohet përshtypja e një procesi të filtruar, jo të sinqertë. Sistemi shëndetësor nuk ka nevojë për “show” politik në fundjavë, por për reforma të vërteta, për politika që sjellin ndryshim në përditshmërinë e pacientëve.

Në vend që të “shëtisë” me kabinetin mobil nëpër spitalet e vendit, Ministri Aliu duhet të dëgjojë zërin e mjekëve të djegur nga kushtet e punës, të nënave që presin me orë për një pediatër, apo të pacientëve që duhet të udhëtojnë nga qytetet e ndryshme në Shkup për trajtime bazike.(PressOnline.al)

Continue Reading

TOP Lajme