Connect with us

Lajme

Ajo që nuk vlen për Tetovën, vlen për Prilepin, 124 vendime pune në Qendrën Spitalore

Published

on

Përderisa Ministria e Financave ka refuziar pëlqimet për shndërrimin e kontrave mbi vepër në marrëdhënie të rregullt pune në Qendrln Klinike të Tetovës, në të njëjtën kohë kjo ministri ka dhënë pëlqimin për punësimin e 124 personave në Spitalin e Prilepit. Të njëjtit deri më tani kanë punuar me kontrata mbi vepër. Midis tyre janë 21 mjekë të përgjithshëm.

Sipas drejtorit të spitalit të Prilepit, Kire Jonoski, kjo në masë të madhe e tejkalon problemin me personelin mjekësor dhe do të thotë ndërtim për të ardhmen.

“Morëm miratim për punësim nga Ministria e Financave për të gjithë 124 personat që ishin me marrëveshje. Shpalljet do të publikohen nesër. Pra, spitali i Prilepit do të punësojë 21 mjekë, 49 infermierë dhe kuadër tjetër mjekësor. Së bashku me tetë specializantët e mëparshëm dhe mjekët që i transformuam nga kujdesi shëndetësor privat në atë publik, kjo do të thotë se vetëm këtë vit do të punësohen 30 mjekë të përgjithshëm. Ky është një numër i madh. Përveç investimeve në pajisje, po investojmë edhe në potencialin njerëzor. Me ata 30 mjekë, kemi të ardhme”, tha Kire Jonoski, drejtor i Spitalit të Përgjithshëm me Kompetencë të Zgjeruar – Prilep, në konferencën e sotme për shtyp për një donacion për Spitalin.

Në fazën e dytë do të punësohen rreth 10 specializantë. Sa i përket problemit me numrin e specialistëve në reparte, siç tha ai, është një problem si në institucionet e tjera të shëndetit publik.

“Duhet kohë që mjekët ta përfundojnë specializimin. Prandaj është e rëndësishme që kemi punësuar 21 mjekë të përgjithshëm të cilët do të vazhdojnë specializimin e tyre, duke ndërtuar kështu kuadrin profesional”, tha drejtori i spitalit të Prilepit Jonoski./Koha.mk/

Continue Reading

Lajme

Snopçe: Kam ngritur disa herë çështjen e shkollave fetare – Shaqiri solli një ligj për këto shkolla

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe gjatë fjalimit të tij në parlamentin e Maqedonisë së Veriut ka folur për ligjin për medresenë “Isa Beu” në Shkup duke theksuar se ASH dota përkrah pasi për këtë ka qenë e angazhuar. Snopçe theksoi se edhe në kohën e ministrit Jeton Shaqirir u soll një ligj i tillë por u anulua nga gjykata kushtetuese.

Shpreha përkrahjen time për ligjin për të drejtat dhe detyrimet e shkollave fetare, me të cilin shpresojmë fuqishëm që njëherë e përgjithmonë do të zgjidhet statusi i nxënësve të medresesë “Isa Beu”.
Potencova se në mandatin e kaluar fuqishëm u angazhova për këtë çështje. Atëherë kishte edhe një propozim ligj i cili u refuzua. Problemi kryesor ishte Kisha Ortodokse që nuk pajtohej me rregulimin ligjor të kësaj çështje.

Ish kryeministri Kovaçevski kërkoi që të jem antar i Komisionit në kuadër të ministrisë së arsimit që do angazhohet pēr këtë çështje. Me ministrin e atëhershëm Jeton Shaqiri kishte një dakordsi dhe si pasojë kishim një vendim nga ana e qeverisë teknike. Fatkeqësisht ai vendim u rëzua nga ana e gjykatës kushtetuese.

Unë shpresoj fuqishëm që kësaj radhe dot kemi zgjidhje reale. Unë e përkrahi fuqishëm ligjin në fjalë duke shpresuar se qeveria është koordinu edhe me Kishēn Ortodokse dhe se nuk bën blof në lidhje me kushtetueshmërinë e ligjit, kjo pasi në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojmë që përsëri të luajmë me fatin e këtyre nxënësve.

Continue Reading

Lajme

ASH: Kërkesa konkrete për drejtësi dhe transparencë në sistemin arsimor

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët kërkon financim të barabartë për të gjitha universitetet publike; përfshirje të komunitetit akademik shqiptar në çdo reformë dhe krijimin e një Komisioni të Pavarur për mbikëqyrjen e përdorimit të IA-së në shkolla. .

Belinda Amiti: “Arsimi nuk është terren për eksperimente politike apo teknologjike. Është themeli i së ardhmes sonë dhe duhet të trajtohet me drejtësi, dinjitet dhe vizion.”

Continue Reading

Lajme

Belinda Amiti – ASH: Kundërshtim i fuqishëm ndaj përdorimit të pakontrolluar të inteligjencës artificiale në shkolla

Published

on

By

Përdorimi i IA-së po futet në arsim pa strategji kombëtare, pa pilotim dhe pa kuadër etik e shkencor.

Belinda Amiti: “Nuk mund të bëjmë eksperiment me trurin e fëmijëve tanë. Teknologjia duhet të ndihmojë arsimin, jo ta zëvendësojë atë. Kërkojmë kontroll, jo improvizim.”

Continue Reading

TOP Lajme