Connect with us

Lajme

Nis hetimi për mijëra eurot e Komunës së Çairit që përfunduan te lokali i zëvendësministres!

Published

on

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka konfirmuar për Portalb.mkse ka formuar lëndë për paratë e lëshuara nga Komuna e Çairit në llogari të kafiterisë “1Sh” e cila është në pronësi të zëvendës-ministres së Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri.

“Procedurat mbi lëndën janë duke vazhduar dhe pas përcaktimit të gjendjes faktike në rastin konkret, do të merret një vendim në një seancë publike të KSHPK-së”, thanë nga KSHPK për Portalb.mk.

Kujtojmë që Portalb.mk muajin e kaluar zbuloi se mijëra euro nga Komuna e Çairit i janë ndarë në mënyrë sistematike kafiterisë ‘1sh’ në pronësi të zëvendësministres së Transportit dhe ndër njerëzve më të afërm të Izet Mexhitit, Kaltrina Zekolli Shaqirit. Mjetet janë ndarë pa shpallje publike dhe me marrëveshje sy-më-sy. Afër 9 mijë euro i janë lëshuar kësaj kafiterie që kur Zekolli-Shaqiri është zëvendësministre, për më pak se 1 vit. Fqinjët e intervistuar nga Portalb-i thanë se kafiteria më së shpeshti frekuentohet nga aktivistë të Lëvizjes Demokratike. Komuna e Çairit s’i komentoi transaksionet e vjetra, thotë se në vitin 2025 aty janë ushqyer sportistët e Çairit kur kanë pasur gara, gjithashtu nuk përgjigjet se pse vetëm ky lokal ndër vite kryen këtë ‘shërbim’ për ata, pa ju dhënë mundësi bizneseve tjera. Zëvendësministrjatheksoi se është vetëm pronare dhe se nuk merret me pjesën e pagesave, transmeton Flaka.

Continue Reading

Lajme

Ademi: VMRO-VLEN hoqën nenin që mbron përfaqësimin e shqiptarëve në polici (Dokument)

Published

on

By

VMRO-DPMNE, në bashkëpunim me “Vlen”, ka propozuar fshirjen e nenit 96 nga Ligji për Policinë, nen që parasheh përfaqësim të drejtë dhe adekuat në këtë institucion. Propozim-ligji është sot në seancë plenare! Kështu ka reaguar nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ndërsa thotë se “kjo po ndodh në heshtje, me dorën e atyre që thonë se ‘kujdesen për shqiptarët’”.

Reagimi i plotë i Arbër Ademi:

Skandalet nuk kanë fund!

Shqiptarët dhe Marrëveshja e Ohrit po sulmohen nga çdo drejtim: institucionalisht, ligjërisht e politikisht.

Sot jemi dëshmitarë të një tjetër goditjeje të rëndë: VMRO-DPMNE, në bashkëpunim me “Vlen”, ka propozuar fshierjen e nenit 96 nga Ligji për Policinë, nen që parasheh përfaqësim të drejtë dhe adekuat në këtë institucion. Propozim-ligji është sot në seancë plenare!!

Dhe kjo po ndodh në heshtje, me dorën e atyre që thonë se “kujdesen për shqiptarët”…

Neni 96 që dëshirojnë ta fshiejnë nga Ligji ekzistues për Policinë thotë:

1) Gjatë punësimit në Polici, duhet të jenë të përfaqësuar në mënyrë të drejtë dhe të barabartë qytetarët që i përkasin të gjitha bashkësive, duke respektuar kriteret e aftësisë profesionale dhe kompetencës.

2) Gjatë punësimit në Polici duhet të respektohet parimi i barazisë gjinore.

Continue Reading

Lajme

Mislimi: Vetëm 5% e maqedonasve në Tetovë do ta votojnë Bilall Kasamin, ja anketa

Published

on

By

Gazetari dhe pronari i portalit TS, Rami Mislimi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka elaboruar se sipas të gjitha anketave kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami po e humb besimin jo vetëm te shqiptarët por edhe tek votata e premtuara në nga VMRO-DPMNE, shkruan Top24

Mislimi thekson se Sipas anketës më të fundit për Tetovën, vetëm 5% e qytetarëve maqedonas janë të gatshëm t’ia japin votën Bilall Kasamit edhe ate me urdhër nga Mickoski.

Anketa më e fundit për Tetovën!
Sipas anketës më të fundit për Tetovën, vetëm 5% e qytetarëve maqedonas janë të gatshëm t’ia japin votën Bilall Kasamit edhe ate me urdhër nga Mickoski.
Pjesa tjetër… paramendoni vetë!
Një zhgënjim i madh, jo vetëm mes shqiptarëve, por tashmë edhe te maqedonasit.
Kush nuk beson shkoni tek zyrat e Saubmarcherit, shikoni se si shahet Bilall Kasami për rritjen e faturave dhe çka thonë bashkëqytetarët maqedonas që janë në ‘izvrshitell”
Ndërkohë, kandidati i Frontit Kombëtar prin me 12% para Bilall Kasamit, sipas të njëjtës anketë.
Dhe ky është vetëm fillimi i rënies drastike që përjeton Bilall Kasami kemi edhe tre muaj deri në zgjedhje, gjatë të cilëve priten të shpërthejnë shumë skandale!
Së shpejti: Si e shiti dhe sa e shiti Bilall Kasami parkingun përballë NPK-së?
As Mickovski nuk e shpëton më!

Continue Reading

Lajme

Kur politika dështon, identiteti rrezikohet – Taravari shpall alarmin

Published

on

By

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, prezantoi të mërkurën shtyllën e parë të platformës së re politike të kësaj force – mbrojtjen e identitetit kombëtar shqiptar. Ai i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, pa dallim partie apo bindjeje politike, që të bashkohen rreth kësaj kauze madhore.

“Mbrojtja e identitetit nuk është vetëm një çështje politike – është një detyrë dhe përgjegjësi kombëtare,” theksoi Taravari.

Në këtë drejtim, ai prezantoi katër shtylla konkrete të angazhimit politik dhe shoqëror të Aleancës për Shqiptarët:

Zbatimi real i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në të gjitha institucionet shtetërore dhe administratën publike, pa kompromise dhe vonesa.

Ruajtja e emërtimeve tradicionale shqiptare të vendbanimeve, rrugëve dhe institucioneve, si element thelbësor i identitetit historik dhe kombëtar.

Mbrojtja e trashëgimisë kulturore shqiptare, përmes restaurimit dhe ruajtjes së objekteve me rëndësi historike e kulturore në mbarë vendin.

Forcimi i familjes tradicionale shqiptare dhe i vlerave morale, të cilat Taravari i cilësoi si “bazë e unitetit shoqëror dhe stabilitetit kombëtar.”

“Vetëm përmes bashkimit dhe përkushtimit mund të arrijmë barazi reale dhe përfaqësim të denjë në Maqedoninë e Veriut,” u shpreh Taravari.

Ai shtoi se këto parime janë themeli i një vizioni të ri kombëtar që synon ndërtimin e një të ardhmeje më të drejtë, më të bashkuar dhe më dinjitoze për shqiptarët në vend.

Continue Reading

TOP Lajme