Connect with us

Lajme

Europe Elects vulos sondazhin e së shtunës: Opozita Shqiptare – BDI e ASH 15%, VLEN 8%

Published

on

Sipas një ankete të re të realizuar nga agjencia Market Vision për platformën Europe Elects, VMRO-DPMNE vazhdon të kryesojë bindshëm në skenën politike të Maqedonisë së Veriut me 53% të mbështetjes elektorale.

Në vendin e dytë renditet BDI me 12%, duke kaluar LSDM-në që aktualisht ka vetëm 11%. Kjo përforcon pozicionin e BDI-së si forca më e madhe politike shqiptare, por edhe si forca e dytë në nivel republikan sipas këtij sondazhi.

Rezultatet e tjera:

LEVICA: 6%
ZNAM: 5%
Aleanca për Shqiptarët (ASH): 4%
Lëvizja BESA: 4%
Lidhja Demokratike (LD): 2%
Alternativa: 2%
Sondazhi është zhvilluar në periudhën 20 qershor – 4 korrik 2025, me një mostër prej 1.200 të anketuarve në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.

Ndarja e ASH-së së Taravarit, e cila aktualisht matet veçmas dhe ka rejting 3.6%, duket se ka ndikuar drejtpërdrejt në shpërbërjen e bazës elektorale të VLEN-it, duke e zvogëluar ndikimin e tij në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Kjo rënie e rejtingut ngre pikëpyetje të mëdha për fuqinë reale të VLEN-it në zgjedhjet e ardhshme dhe shtron nevojën për ristrukturim apo riformatim të qasjes politike të këtij koalicioni tashmë të fragmentuar. Flaka

Continue Reading

Lajme

Shpalosen sot detajet për targat e automjeteve zyrtare

Published

on

By

Të gjitha institucionet shtetërore dhe personat juridikë publikë janë të detyruar më së voni deri më 15 shtator të këtij viti të ndërrojnë targat e automjeteve zyrtare me targa të reja, me ngjyrë speciale. Detajet priten në konferencë për shtyp, të cilën e paralajmëroi Shërbimi i Punëve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHPPP) të Qeverisë.

Është paralajmëruar prani e drejtori të SHPPP-së, Ivica Tomovski, ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zëvendëskryeministrit përgjegjës për qeverisje të mirë, Arben Fetai, si dhe drejtorëve të institucioneve të tjera shtetërore.

Vendimi për këtë risi është miratuar në seancën e qeverisë më 29 korrik.

“Qëllimi i kësaj mase është i qartë: rritja e transparencës, llogaridhënies dhe vendosja e kontrollit mbi përdorimin e automjeteve zyrtare. Shënjimi i automjeteve do t’u lejojë qytetarëve t’i dallojnë ato lehtësisht nga ato private, duke parandaluar kështu keqpërdorimin e tyre për qëllime personale, private ose partiake”, njoftojnë nga SHPPP.

Është paralajmëruar se do të hapet edhe një linjë telefonike, ku qytetarët mund të paraqesin keqpërdorimin e automjeteve zyrtare. U theksua se çdo paraqitje do të regjistrohet dhe do të trajtohej në përputhje me procedurat ligjore.

Në fazë përfundimtare është edhe përgatitja e një regjistri qendror për të gjitha automjetet zyrtare, gjë që do të sigurojë kontroll dhe njohuri shtesë në përdorimin e tyre.

“Me këtë vendim përmbushet një tjetër premtim kyç – menaxhim i përgjegjshëm me burimet shtetërore dhe llogaridhënie e plotë ndaj opinionit. Shteti dërgon një mesazh të qartë se burimet publike janë për përdorim publik, jo për përfitime personale. Duke krijuar një sistem për njohuri dhe kontroll publik, vendosen standarde më të larta të integritetit dhe llogaridhënies në punën e të gjitha institucioneve”, theksohet në kumtesën e lëshuar nga SHPPP-ja.

Continue Reading

Lajme

Nazim Taipi dhe Nuhi Neziri ndezin motorët për fitoren e madhe të Tearcës

Published

on

By

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Tearcës, Nazim Taipi, së bashku me kryetarin aktual të komunës, Nuhi Neziri, kanë zhvilluar një takim me strukturat e partisë në këtë komunë.

Në takim është biseduar për hapat e ardhshëm dhe iniciativat që do të ndërmerren në shërbim të qytetarëve, duke u fokusuar tek fuqizimi i mbështetjes për zgjedhjet e ardhshme.

Njoftimi i plotë i Taipit:

“🇦🇱Bashkë për Tearcën
Sot u zhvillua një takim i përbashkët i strukturave të Aleancës Kombëtare për Integrim, ku u diskutua për hapat e radhës dhe iniciativat që do të ndërmerren në shërbim të qytetarëve tanë.”, ka përfunduar Taipi.

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani dhe Muhamed Elmazi tregojnë si duhet të jetë një garë zgjedhore

Published

on

By

Sot në komunën e Sarajit, kandidatët për kryetar komune, Blerant Ramadani dhe Muhamed Elmazi, dhanë një shembull të rrallë të kulturës politike. Të dy u panë bashkë duke zhvilluar një bisedë miqësore teksa po merrnin pjesë në një varrim, duke treguar se gara politike nuk duhet të shoqërohet me fyerje dhe akuza personale.

Ky gjest i dy kandidatëve është pritur pozitivisht nga qytetarët, të cilët shpeshherë janë dëshmitarë të fushatave të mbushura me tensione, akuza dhe përplasje të ashpra, siç ndodh rëndom në skenën politike në Maqedoninë e Veriut.

Ramadani dhe Elmazi me praninë e tyre dhanë një mesazh të qartë: konkurenca politike nuk duhet të prishë respektin dhe kulturën mes kundërshtarëve, duke e kthyer garën zgjedhore në një proces demokratik të shëndetshëm.

Continue Reading

TOP Lajme