Connect with us

Lajme

Seladin Xhezairi për Flaka: VLEN po sanksionohet nga qytetarët – çmimi do të dihet në vjeshtë!

Published

on

Gazetari dhe analisti Seladin Xhezairi komenton për Flaka sondazhin më të fundit të Market Vision, duke e cilësuar si pasqyrë të zhgënjimit ndaj qeverisjes së VLEN-it me VMRO-DPMNE-në dhe ZNAM-in.

Driton Zenku

Në një prononcim për Flaka, gazetari dhe analisti i njohur Seladin Xhezairi ka komentuar rezultatet e sondazhit më të fundit të publikuar nga MKD.mk në bashkëpunim me agjencinë Market Vision, duke theksuar se shifrat reflektojnë realitetin politik dhe zhgënjimin e thellë të elektoratit shqiptar ndaj koalicionit qeverisës VLEN.

“Sondazhet reflektojnë zbythjen dhe zhgënjimin e shqiptarëve”

“Këto si dhe sondazhe të mëhershme, përkojnë me realitetin nëpër të cilin po kalon Maqedonia e Veriut, përkatësisht ato, kur është fjala për shqiptarët, reflektojnë zhgënjimin e votuesve me ata që në zgjedhjet e fundit premtuan shumëçka, ndërsa pas më shumë se një viti qeverisjeje me VMRO-DPMNE-në dhe ZNAM-in, kemi një zbythje që po sanksionohet edhe përmes këtyre sondazheve,” thotë Xhezairi.

Sipas tij, grupimi që gëzonte përkrahjen e Prishtinës zyrtare dhe kryeministrit Kurti, ka dështuar në të dyja frontet – të brendshëm dhe ndërkombëtarisht.

“Në gjykimin tim, grupimi politik që ka mbështetjen e LVV-së dhe kryeministrit Albin Kurti, dështoi si në planin e brendshëm – kemi një degradim të interesave shqiptare – ashtu edhe në atë të jashtëm, ku negociatat për aderim të plotë në BE mbeten të bllokuara për shkak të mungesës së ndryshimeve kushtetuese. Fitohet përshtypja se partia VMRO-DPMNE dhe kreu i saj, kryeministri Hristijan Mickoski, po e realizojnë në plotëni programin e tyre parazgjedhor, duke e bërë Maqedoninë – të maqedonasve, ndërsa katër subjektet shqiptare duket se vetëm janë të kënaqura me postet që ushtrojnë,” deklaron Xhezairi.

Nga analiza e Seladin Xhezairit del qartë se sondazhi i fundit nuk është i rastësishëm, por një pasqyrim i tendencave në rënie të mbështetjes për koalicionin VLEN. Zhgënjimi i votuesve shqiptarë ndaj performancës qeverisëse, dështimi për të avancuar interesat kombëtare dhe përmbushja e agjendës së VMRO-DPMNE-së në dëm të përfaqësimit të shqiptarëve janë faktorët kyç që kanë ndikuar në këtë zbythje. Flaka

Continue Reading

Lajme

Mexhiti nuk mbështet kandidaturën e Bilall Kasamit dhe Blerim Sejdiut: Kemi vendos vetëm për Strugën, të tjerat janë në tavolinë (Video)

Published

on

By

Pas paralajmërimeve nga portali TS, se brenda VLEN po ka konflikte në lidhje me kandidaturat dhe ndarjen mes tyre, sot këtë konflkit apo këto përplasje e ka vulosur Izet Mexhiti njëri ndër liderët e VLEN-it. Mexhiti u shpreh hapur se e vetmja kandidaturë zyrtare dhe që do të mbështet është ajo e Mendi Qyrës për Strugën të tjerat janë ende në tavolinë.

Portali TS javë më parë paralajmëroi gjithashtu se në tavolinën e VLEN-it po ka debate të nxehta se për komunën e Çairit dhe Tearcës ku Alternativa ka kërkuar një komunë që pretendon të fitojë zgjedhjet, por kjo ka hasur në refuzim të plotë edhe nga Mexhiti por edhe nga Kasami.

Por Bilall Kasami bashkë me Blersim Sejdiun kanë shpallur vetvetiu kandidaturat e tyre pa u konsultuar me liderët tjerë të VLEN-it.

Ky refuzim i Mexhiti mund të thellojë edhe më tej problemet që ka VLEN brenda koaliconit se kush dhe kujt i takojnë komunat sipas ndarjes 25%./TS/

Continue Reading

Lajme

Taravari: Shqiptarët të kenë ndikim vendimmarrës, e jo vetëm përfaqësim numerik në Maqedoni

Published

on

By

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, kërkon që shqiptarët si shtetformues në Maqedoninë e Veriut, në ekzekutiv të mos jenë vetëm numerikisht të përfaqësuar, por të kenë rol vendimmarrës.

Ai këtë deklaratë e ka bërë duke paralajmëruar se cili duhet të jetë roli i shqiptarëve në qeverinë e ardhshme – pozitat e tyre dhe jo vetëm përfaqësim simbolik, siç ndodh aktualisht me VLEN.

Në një intervistë për gazetën “Bota sot”, Taravari është pyetur për vizionin e tij mbi rolin që duhet të kenë shqiptarët në qeverinë e ardhshme – përfaqësim numerik apo ndikim real në vendimmarrje?

Në përgjigjen e tij, kreu i ASH-së pohon qartë se shqiptarët si autoktonë në Maqedoni, duhet të jenë pjesë e çdo niveli të shtetit.

“Shqiptarët janë shtetformues dhe autoktonë në këto troje. Është e padiskutueshme që ata duhet të jenë pjesë e çdo niveli në shtet”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i ASH-së.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Shqetësim në rritje nga faktori ndërkombëtar për ndikimin rus dhe serb në Maqedoni

Published

on

By

Faktori ndërkombëtar ka shprehur shqetësim në rritje për ndikimin e botës ruse dhe serbe në Maqedoninë e Veriut – thotë kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Në intervistën për “Bota sot”, Taravari theksoi se ky shqetësim po rritet vazhdimisht dhe se pasojat i ndjejnë më së shumti shqiptarët.

“Shqiptarët janë në ditët e tyre më të errëta dhe ka një shqetësim në rritje nga ndërkombëtarët për ndikimin rus dhe serb në vendin tonë”, deklaroi kreu i ASH-së.

Continue Reading

TOP Lajme