Connect with us

Lajme

Anketa e EuropeElect dëshpron VLEN: Fronti Kombëtarë 16% ndërsa VLEN 8%

Published

on

Publikimi i anketës së Erupe Elect nga ana e VMRO-DPMNE-së ka ngjallur një dëshprim në VLEN pasi që të gjitha anketat në vend po dëshmojnë se VLEN po humbë mbështetjen te qytetarët duke qëndruar në këtë qeveri. Sipas anketës së EuropeElect, Fronti Kombëtarë ku tani bën pjesë edhe ASH-Taravari ka një diferencë të dyfishtë karshi VLEN, shkruan Top24

Fronti Kombëtarë = 16%

VLEN = 8%

____________________________

BDI= 12%

ASH = 4 %

LB= 6%

LD= 2%

AAA=2%

Continue Reading

Lajme

Dronët rusë në Poloni, Macron: E papranueshme, s’do të bëjmë kompromis për sigurinë e aleatëve

Published

on

By

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se shkelja e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë gjatë një sulmi në Ukrainën perëndimore është “thjesht e papranueshme”, duke shtuar se së shpejti do të flasë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Macron shkroi në një postim në platformën e mediave sociale X:

“Ne nuk do të bëjmë kompromis për sigurinë e aleatëve tanë”.

Continue Reading

Lajme

Qenan Aliu: Blerant Ramadani, një figurë me potencial politik

Published

on

By

Analisti Qenan Aliu ka ndarë përvojën e tij të takimit me Blerant Ramadanin, një djalosh 32-vjeçar nga Saraji, i cili shihet si kandidat potencial për kryetar komune.

Në një takim spontan në Tetovë, Aliu tregon se Ramadani u paraqit me sjellje modeste dhe edukatë të lartë. “Më përshëndeti i pari, dhe kur e pyeta kush është, më tha: Blerant Ramadani nga Saraji”, shkruan Aliu.

Sipas tij, Ramadani la përshtypje si kuadër i fuqishëm dhe me ndjenja të sinqerta ndaj njerëzve. “Unë fola 25 minuta nga gjithsej 30 të ndejes, për të kuptuar se Bleranti dinte të dëgjojë më shumë sesa të flasë”, shprehet Aliu, duke vlerësuar aftësinë e tij për komunikim dhe dëgjim aktiv.

Ai e përshkruan Ramadanin si fotogjenik dhe me karizëm për ekranet televizive, por njëkohësisht si një familjar të përkushtuar, i martuar dhe i lumtur me dy vajzat e tij.

“Shpërfaqi dashuri ndaj prindërve, familjes dhe çdo qytetari të Sarajit pa dallim”, thekson Aliu. Në përfundim të takimit, ai i uroi sukses në synimin e tij për t’u angazhuar në jetën publike, duke shtuar: “Bleranti kaloi testimin tim verbal për detyrën publike që synon. Ndiqeni dhe binduni vetë”.

Continue Reading

Lajme

Nxënësit e Tetovës përballen me mungesë librash, pavarësisht milionave të shpenzuara

Published

on

By

Nxënësit në shkollat e Tetovës vazhdojnë të kenë mungesë të librave edhe në javën e dytë të vitit të ri shkollor, pavarësisht premtimeve të ministres së Arsimit se këtë vit nuk do të ketë mungesë të librave, shkruan Portalb.mk.

Portalb.mk bisedoi me disa drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme të Tetovës, ata thonë se kanë pranuar tekste të reja, megjithatë jo të gjitha.

“Presim sot ose nesër të vijnë librat për klasën e shtatë me konceptin e ri mësimor. Gjithashtu presim edhe librat për gjuhë të huaja prej klasës së katërt deri në klasën e nëntë”, tha Sihana Kaba Kasami, drejtoreshë e Shkollës Fillore “Kirili dhe Metodi”.

“Shërbimet që merren me atë punë nuk e kanë gati raportin sepse të enjten dhe të premten e kaluar i kanë dorëzuar dhe pranuar nxënësit libra. Tani ata do bëjnë krahasim me librat e dorëzuara, të pranuara dhe ato të rejat që i kanë sjellë deri më sot. Pastaj so shpërndahen edhe të rejat që kanë ardhë deri tani dhe do del rezultati. Sa kemi, sa na duhen. Kemi pasur rekomandim nga MASH që viteve të para mos t’ju jepen lobra sepse do i sjellin krejt librat e reja, deri sot ende nuk i kanë sjellë”, tha Jeton Kamberi, drejtor i Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”.

“Anglisht dhe Frëngjisht i kanë sjellë librat kurse te tjerat jemi të informuar se në ditët në vazhdim do t’i sjellin”, tha Muzafer Livoreka, drejtor i Shkollës së Mesme Tekstile “Gjoce Stojçeski”.

Nga Komuna e Tetovës nuk japin numër konkret se sa libra mungojnë në të gjithë shkollat.

Pak ditë më parë, ministrja e Arsimit Vesna Janevska e pranoi se ka probleme me tekstet shkollore, ndërkaq për të njëjtat janë shpenzuar 11 milionë euro.

Megjithatë, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në një përgjigje për Portalb.mk insistojnë se janë siguruar tekste shkollore për të gjithë nxënësit.

“Plotësisht të reja janë për klasën e shtatë në arsimin fillor dhe për vitin e parë në gjimnaz për shkak të zbatimit të programeve të reja mësimore, ndërsa për herë të parë pas shtatë vitesh ka edhe tekste të reja në të gjitha gjuhët e huaja në arsimin fillor dhe të mesëm. Është shtypur i gjithë tirazhi që e kërkuan shkollat përmes aplikacionit elektronik të MASh-it”, thanë nga Ministria e Arsimit.

Ndryshe, Ministria për Arsim dhe Shkencë më 11 qershor kishte urdhëruar shkollat që mos të furnizojnë nxënësit me libra të dëmtuara, pasi para shtatorit do të sjellin libra të reja.

Kujtojmë që nxënësit në mbarë vendin përballen me mungesë të librave me vite të tëra.

Continue Reading

TOP Lajme