Connect with us

Lajme

Xhelili: Opozita shqiptare dyfish më e fortë se VLEN – Bashkimi opozitar pritet të riformatojë skenën politike

Published

on

Zudi Xhelili, analist politik, në një prononcim për agjencinë informative Flaka, ka komentuar rezultatet e sondazhit më të fundit të realizuar nga portali MKD.mk në bashkëpunim me agjencinë “Market Vision”, i cili ka matur përkrahjen për liderët dhe partitë politike në Maqedoninë e Veriut.

“Sondazhi i fundit dëshmoi qartë se përkrahja për opozitën shqiptare është më shumë se dyfish në krahasim me koalicionin qeveritar VLEN. Ky është një tregues i qartë i humbjes së legjitimitetit nga ana e partive që vazhdojnë të qëndrojnë në qeveri pa mbështetjen e shumicës shqiptare”, theksoi Xhelili.

Ai nënvizon se VLEN ka humbur pothuajse gjysmën e elektoratit që nga momenti kur Aleanca për Shqiptarët (ASH) u largua nga koalicioni. “Në të njëjtën kohë, dy liderët kryesorë të opozitës shqiptare – duke iu referuar Arben Taravarit dhe drejtuesve të tjerë të Frontit Kombëtar – gëzojnë një përkrahje të lartë dhe në rritje. Për dallim nga kjo, tre liderët e VLEN-it mbeten në kuota minimale, nga vetëm 1 deri në 2%, çka tregon mungesën e besimit të qytetarëve ndaj tyre”, deklaroi Xhelili për FLAKA.

Sipas tij, largimi i ASH-së nga qeveria ka qenë një sinjal i fortë politik. “Ai tregoi se margjinalizimi dhe përjashtimi i shqiptarëve nga proceset vendimmarrëse duhet të marrë fund. Ky hap ka sjellë ndjeshëm një ripozicionim të elektoratit shqiptar.”

Xhelili shton se paralajmërimet për një bashkim të mundshëm mes Frontit Europian dhe Frontit Kombëtar për zgjedhjet lokale e rrisin ndjeshëm mundësinë për fitore të sigurt në shumë komuna. “Një bashkëpunim i tillë do të ketë ndikim të madh në riformatimin e skenës politike shqiptare dhe do të sigurojë një përfaqësim më të drejtë e më të fuqishëm të shqiptarëve në institucionet shtetërore.”

Ai përfundoi se sondazhet janë një pasqyrë e asaj që ndodh në terren, por dinamika e re politike, veçanërisht bashkimi opozitar, do të jetë vendimtar në ndërtimin e një alternative të fuqishme dhe legjitime për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Continue Reading

Lajme

Zgjedhjet 2025/ Deri më 13 shtator dorëzohen listat e kandidatëve

Published

on

By

Verifikimi publik në të dhënat e Listës zgjehdore për Zgjedhjet lokale 2025 përfundon nesër në mesnatë, ndërsa dy ditë më vonë më 13 shtator në mesnatë përfundon afati për parashtrim të listave për kandidatë për kryetarë të komunave dhe për këshilltarë. Më 29 shtator fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të caktuara për më 19 tetor. Do të votohet në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit në 3480 vendvotime.

Qytetarët verifikimin publik mund ta bëjnë sot deri në orën 20 në njësitë dhe zyrat rajonale të KSHZ-së, ndërsa nesër më 11 shtator, dita e fundit e afatit, shërbimet e Komisionit do të punojnë deri në mesnatë.

Qytetarët, kërkesën për regjistrim, plotësim apo shlyerje të të dhënave në ekstraktet e Listës zgjedhore që është vënë për verifikim publik i parashtrojnë me shkrim drejt sektorit rajonal të KSHZ-së apo zyres lokale në rajonin ku jeton, apo përmes postës elektronike drejt KSHZ-së. Gjithashtu qytetarët mund ta bëjnë atë edhe në postën elektronike për parashtrim të kërkesës për regjistrim, plotësim apo shlyerje të të dhënave në Listën zgjedhore: upisis@sec.mk. Kërkesës i bashkangjiten edhe dëshmitë e nevojshme, ndërsa formularët mund të gjenden edhe në ueb-faqen e KSHZ-së (sec.mk).

Të burgosurve gjithashtu do t’u sigurohet qasje në Listën zgjedhore. Personat në paraburgim ose në burg duhet të paraqesin një kërkesë për regjistrimin, plotësimin ose fshirjen e të dhënave në certifikata të veçanta të Listës zgjedhore gjatë shqyrtimit publik përmes organit kompetent për ekzekutimin e sanksioneve në KSHZ, nga 23 gushti deri më 11 shtator.

KSHZ është e detyruar të vendosë për kërkesat dhe raportet e qytetarëve me një vendim brenda 24 orëve nga dita e marrjes së kërkesës. Kundër vendimit për refuzimin e kërkesës, qytetari mund të ngrejë padi në Gjykatën Administrative në mënyrë elektronike brenda 24 orëve nga marrja e vendimit. Në bazë të një padie, Gjykata Administrative duhet të vendosë brenda 24 orëve dhe menjëherë t’ia dorëzojë vendimin paditësit në mënyrë elektronike. Vendimi përfundimtar i Gjykatës Administrative i nxjerrë pas padisë për regjistrim, ndryshim dhe fshirje është pjesë integrale e Listës zgjedhore të nënshkruar nga KSHZ-ja.

KSHZ e nënshkruan Listën e mbyllur zgjedhore, përkatësisht ekstraktet nga Lista zgjehdore në të cilat votohet, më së voni më 3 tetor.

Kërkesa për dorëzimin e Listës zgjedhore duhet të dorëzohet nga partitë politike në KSHZ në mënyrë elektronike, jo më vonë se 11 shtatori.

KSHZ-ja në afat prej tre ditëve (jo më vonë se 14 shtatori) nga dita e përfundimit të shqyrtimit publik duhet t’ua dorëzojë Listën zgjedhore partive politike që kanë paraqitur kërkesën deri në ditën e përfundimit të shqyrtimit publik.

Partitë politike duhet të paraqesin një kërkesë për regjistrim, shtim ose fshirje të të dhënave në KSHZ brenda pesë ditëve nga data e marrjes së listës së votuesve (jo më vonë se 19 shtatori).

KSHZ-ja duhet të vendosë për kërkesën e paraqitur me një vendim brenda 3 ditëve nga data e marrjes së kërkesës, në përputhje me Rregulloren për metodologjinë për qasje të plotë, bërjen e ndryshimeve dhe fshirjen e të dhënave në Listën zgjedhore.

Kundër vendimit të KSHZ-së mund të ngrejë padi një parti politike në Gjykatën Administrative brenda 24 orëve nga marrja e vendimit. Gjykata Administrative duhet të vendosë brenda 24 orëve nga marrja e padisë.

Ministria e Punëve të Brendshme duhet të paraqesë, brenda një dite nga përfundimi i shqyrtimit publik më 12 shtator, një listë të qytetarëve që kanë paraqitur kërkesë për lëshimin e një karte identiteti ose dokumenti udhëtimi të ri mbi çfarëdo baze nga data e shpalljes së zgjedhjeve deri në datën e përfundimit të shqyrtimit publik dhe një listë të personave që do të mbushin 18 vjeç deri në Ditën e zgjedhjeve. KSHZ-ja i fut të dhënat për këta persona në listën e votuesve sipas detyrës zyrtare.

Organi kompetent për zbatimin e sanksioneve, jo më vonë se 30 ditë para ditës së caktuar për zgjedhje, duhet t’i paraqesë KSHZ-së të dhënat për personat që janë në paraburgim ose vuajnë dënim me burg bazuar në të dhënat e mbajtura nga ky autoritet. Të dhënat duhet të dorëzohen në një medium magnetik dhe domosdoshmërisht duhet të përmbajnë numrin e vetëm të identifikimit të qytetarit (EMBG). (jo më vonë se 18 shtatori)

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, jo më vonë se 30 ditë para ditës së caktuar për zgjedhje, bazuar në të dhënat e veta dhe në bazë të të dhënave të paraqitura nga personat përgjegjës në institucionet për kujdes jo-familjar, duhet t’i paraqesë KSHZ-së të dhënat për personat që janë regjistruar për të votuar në institucionet për kujdes jo-familjar. (jo më vonë se 18 shtatori)

Gjykatat themelore duhet t’i paraqesin KSHZ-së të dhënat për personat që janë privuar plotësisht nga aftësia e tyre ligjore ose pjesërisht nga aftësia e tyre ligjore me një vendim gjyqësor të formës së prerë, kur gjykata ka përcaktuar se personi nuk ka aftësi për të shprehur një vullnet juridikisht të rëndësishëm në zgjedhje, dhe të dhënat për personat që janë dënuar me paraburgim. (jo më vonë se 18 shtatori)

Lista zgjedhore në të cilën janë bërë të gjitha ndryshimet që kanë rezultuar nga shqyrtimi publik, KSHZ-ja e mbyll jo më vonë se 15 ditë pas përfundimit të shqyrtimit publik, deri më 26 shtator. KSHZ-ja do ta nënshkruajë Listën e përfunduar të zgjedhësve, përkatësisht ekstraktet nga Lista zgjedhore mbi të cilat zhvillohet votimi, jo më vonë se 15 ditë para ditës së zgjedhjeve, përkatësisht jo më vonë se 3 tetori.

Continue Reading

Lajme

Dronët rusë në Poloni, Macron: E papranueshme, s’do të bëjmë kompromis për sigurinë e aleatëve

Published

on

By

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se shkelja e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë gjatë një sulmi në Ukrainën perëndimore është “thjesht e papranueshme”, duke shtuar se së shpejti do të flasë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Macron shkroi në një postim në platformën e mediave sociale X:

“Ne nuk do të bëjmë kompromis për sigurinë e aleatëve tanë”.

Continue Reading

Lajme

Qenan Aliu: Blerant Ramadani, një figurë me potencial politik

Published

on

By

Analisti Qenan Aliu ka ndarë përvojën e tij të takimit me Blerant Ramadanin, një djalosh 32-vjeçar nga Saraji, i cili shihet si kandidat potencial për kryetar komune.

Në një takim spontan në Tetovë, Aliu tregon se Ramadani u paraqit me sjellje modeste dhe edukatë të lartë. “Më përshëndeti i pari, dhe kur e pyeta kush është, më tha: Blerant Ramadani nga Saraji”, shkruan Aliu.

Sipas tij, Ramadani la përshtypje si kuadër i fuqishëm dhe me ndjenja të sinqerta ndaj njerëzve. “Unë fola 25 minuta nga gjithsej 30 të ndejes, për të kuptuar se Bleranti dinte të dëgjojë më shumë sesa të flasë”, shprehet Aliu, duke vlerësuar aftësinë e tij për komunikim dhe dëgjim aktiv.

Ai e përshkruan Ramadanin si fotogjenik dhe me karizëm për ekranet televizive, por njëkohësisht si një familjar të përkushtuar, i martuar dhe i lumtur me dy vajzat e tij.

“Shpërfaqi dashuri ndaj prindërve, familjes dhe çdo qytetari të Sarajit pa dallim”, thekson Aliu. Në përfundim të takimit, ai i uroi sukses në synimin e tij për t’u angazhuar në jetën publike, duke shtuar: “Bleranti kaloi testimin tim verbal për detyrën publike që synon. Ndiqeni dhe binduni vetë”.

Continue Reading

TOP Lajme