Lajme
Presionet ndaj Mihajllovës, Petrova thotë se rasti mbetet enigmatik

Presionet e pretenduara ndaj Iva Mihajllovës dhe përfshirja e shërbimeve sekrete bullgare po hapin një debat të ri në Sofje. Ministrja e Jashtme bullgare, Velisllava Petrova, pas publikimit të incizimeve në të cilat Mihajllova pretendon se është shantazhuar nga shërbimet sekrete, deklaroi se çështja nuk është në kompetencë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe se për të mbetet e paqartë se nga kanë ardhur informacionet për presionet.
“Sa kam parë nga deklarata e Iva Mihajllovës, ajo vetë pretendon se nuk ka qenë e ekspozuar ndaj presionit, kështu që për mua është paksa enigmatike se nga është shfaqur një informacion i tillë“. – Velisllava Petrova, Ministre e Jashtme e Bullgarisë.
Skandali në Bullgari shpërtheu pasi YouTuber-i Stanisllav Canov publikoi incizime të bisedave me Mihajllovën, në të cilat ajo pretendon se zyrtarë të Shërbimeve Sekrete Bullgare e kanë kërcënuar me ndërprerjen e ndihmës për trajtim mjekësor dhe të mbrojtjes juridike, nëse ajo nuk paraqitej në një emision të caktuar.
Opozita bullgare kërkoi hetim dhe dorëheqjen e drejtorit të DANS-it, ndërsa shërbimi sekret i hodhi poshtë kategorikisht akuzat dhe vuri në pikëpyetje vërtetësinë e incizimeve.
Ndërkohë, Mihajllova publikoi një deklaratë ku theksoi se askush në Bullgari nuk e kishte detyruar për asgjë dhe kërkoi që ta linin të qetë për të vazhduar trajtimin e saj mjekësor.Petrova sot shprehu gjithashtu dyshime lidhur me paralajmërimet se rasti do të paraqitet pranë institucioneve evropiane, duke theksuar se nuk është e qartë se çfarë saktësisht do t’u prezantohej atyre.
Gazetari Stanisllav Canov , i cili drejton një kanal në YouTube ” e paraqiti Iva Mihajlovën si “peng” i Agjencisë Bullgare të Sigurisë Kombëtare (DANS). Sipas gazetarit, ai dhe Mihajllova po planifikonin të regjistronin një podcast më 3 nëntor, por disa orë më parë, DANS kontaktoi Mihajllovën, duke e ndaluar atë të merrte pjesë në program dhe duke e urdhëruar të takohej me gazetarin bullgar Martin Karbovski . Siç deklaroi Mihajllova në regjistrim, ajo planifikonte të diskutonte “të gjitha rastet e bullgarëve të torturuar në Maqedoni” me Canovin, por u pengua nga DANS dhe në fund nuk shkoi në takim sepse nuk donte të rrezikonte t’i nënshtrohej rehabilitimit të specializuar./Alsat.mk
13:17
Studentët kërkojnë qasje në restorantin e Kuvendit, Gashi thotë se do t’i presë me kënaqësi
13:13
Von der Leyen me fjalë të mëdha për Shqipërinë: Përparimi drejt BE-së është mbresëlënës
12:15
Filipçe: Në buxhet nuk ka para për rritjen e pagave dhe për zhvillim, ka vetëm për borxhe dhe kamata
11:50
Bilalli-Zendeli: Jo vetëm sistemi bankar, por edhe insulina i jepet në duar botës serbe
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Parashikimi i motit
02
Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese, i kërkonte para një burrit nga Gostivari
03
Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria
04
Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar
05
Tragjedia në Rrugën e Arbërit! 42-vjeçarja nga Tetova mes dy viktimave të aksidentit, pesë të plagosur

Lajme
Ligji për Përfaqësim të Drejtë ende pa datë për votim, Gashi: Po punojmë për arritjen e marrëveshjes!

Lajme
Studentët kërkojnë qasje në restorantin e Kuvendit, Gashi thotë se do t’i presë me kënaqësi

Lajme
Von der Leyen me fjalë të mëdha për Shqipërinë: Përparimi drejt BE-së është mbresëlënës

Lajme
Filipçe: Në buxhet nuk ka para për rritjen e pagave dhe për zhvillim, ka vetëm për borxhe dhe kamata

Politika
Bilalli-Zendeli: Jo vetëm sistemi bankar, por edhe insulina i jepet në duar botës serbe

Politika
Mickoski në Bruksel: Maqedonia meriton të ardhme evropiane

Lajme
Iskra Haxhi Vasileva merr zyrtarisht drejtimin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin








