Connect with us

Lajme

FRASH në trajnim për fushatat zgjedhore – Viola Ramadani: Po ndërtojmë kapacitete për Tetorin 2025

Published

on

Kryetarja e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët dhe njëherazi Shefe e Shtabit Qendror të FRASH-it, Viola Ramadani, ka marrë pjesë në punëtorinë dyditore të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Maqedoninë e Veriut, e cila kishte për fokus ndërtimin e kapaciteteve për të folur në publik dhe planifikimin e fushatave elektorale, informon PressOnline.al

Në një postim në rrjetet sociale, Ramadani ka ndarë momente nga pjesëmarrja në këtë aktivitet që u zhvillua më 7 dhe 8 korrik në Mavrovë, duke e cilësuar si një përvojë të vlefshme në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të tetorit 2025.

“Punëtoria ishte një hap i rëndësishëm për ndërtimin e aftësive që do të na ndihmojnë të komunikojmë më mirë me qytetarët dhe të planifikojmë me efikasitet fushatat”, ka shkruar Ramadani.

Ajo ka falënderuar OSBE-në për angazhimin e vazhdueshëm në fuqizimin e grave dhe rritjen e përfaqësimit të tyre në proceset e vendimmarrjes, si dhe për mundësinë për të bashkëpunuar me gra të përkushtuara nga e gjithë Maqedonia e Veriut.

Ky aktivitet është pjesë e mbështetjes së gjerë të OSBE-së ndaj përfshirjes së grave në politikë, me theks të veçantë te brezat e rinj dhe roli i tyre në ndërtimin e demokracisë së qëndrueshme.

Continue Reading

Lajme

Presidenti iranian plagoset në sulmin izraelit në takimin e sigurisë së lartë

Published

on

By

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian u plagos në një sulm ajror izraelit që synonte një takim të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare, njoftoi Teherani.

Pezeshkian pësoi një dëmtim në këmbë kur një raketë izraelite ra në një ndërtesë në pjesën perëndimore të Teheranit, ku po zhvillohej një takim i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit.

Sipas raportit, operacioni izraelit u modelua sipas vrasjes së udhëheqësit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, në Bejrut. Gjashtë raketa shënjestruan pikat e hyrjes dhe daljes së ndërtesës për të bllokuar rrugët e arratisjes dhe për të ndërprerë rrjedhën e ajrit. /Periskopi/

Continue Reading

Lajme

EurpeElect: Alternativa barazohet me Lëvizjen Demokratike të Izet Mexhitit

Published

on

By

VMRO DPMNE-EPP: 53% (+1)
DUl~S&D: 12%
SDSM-S&D: 11%
Levica~LEFT: 6%
ZNAM-*.
: 5%
AA~NI: 4% (-2)
BESA~NI: 4% (+1)
DD-*: 2% (-2)
Alternativa~NI: 2% (+1)
+/ – vs. 20 March-17 April 2025
Fieldwork: 20 June-4 July 2025
Sample size: 1,200

Continue Reading

Lajme

Anketa e EuropeElect dëshpron VLEN: Fronti Kombëtarë 16% ndërsa VLEN 8%

Published

on

By

Publikimi i anketës së Erupe Elect nga ana e VMRO-DPMNE-së ka ngjallur një dëshprim në VLEN pasi që të gjitha anketat në vend po dëshmojnë se VLEN po humbë mbështetjen te qytetarët duke qëndruar në këtë qeveri. Sipas anketës së EuropeElect, Fronti Kombëtarë ku tani bën pjesë edhe ASH-Taravari ka një diferencë të dyfishtë karshi VLEN, shkruan Top24

Fronti Kombëtarë = 16%

VLEN = 8%

____________________________

BDI= 12%

ASH = 4 %

LB= 6%

LD= 2%

AAA=2%

Continue Reading

TOP Lajme