Politika
Bilalli-Zendeli: Jo vetëm sistemi bankar, por edhe insulina i jepet në duar botës serbe

Pas Alta Bankës dhe hyrjes së kapitalit serb në telekomunikacion, sot zbulojmë një tjetër çështje serioze: marrjen e kontrollit mbi Phoenix Pharma nga një biznesmen serb i industrisë së kazinove dhe basteve.
Më 3 prill 2025, Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës, me vendimin nr. 08-55, miratoi blerjen e Phoenix Pharma nga kompania serbe VEGA, e lidhur me Dejan Çakajac, bashkëpronar i kompanisë së lojërave të fatit Mozzart.
Por për çfarë kompanie bëhet fjalë?Vetëm gjatë vitit 2026 Vega Farmaceutikals ka fituar mbi 50 kontrata publike në Ministrinë e Shëndetësisë dhe klinikat e ndryshme, me vlerë që tejkalojnë shumat milioneshe, në Euro!!!Vetëm për insulinat rreth 10 milion Euro!!!
Pra, institucioni që duhet të mbrojë konkurrencën ka miratuar kalimin e një furnizuesi me rol dominues në tenderët e insulinës nën kontrollin e një biznesmeni serb të lojërave të fatit.
Insulina nuk është biznes i zakonshëm. Është ilaç jetik dhe furnizimi me të është çështje e sigurisë shëndetësore të shtetit.Prandaj, sot pyesim publikisht: Kush e ka vlerësuar rrezikun për sigurinë e furnizimit me insulinë? Pse Komisioni e miratoi këtë përqendrim dhe a ka pasur ndikim politik në këtë vendim? Anëtari i VLEN-it në Komision Valon Elezi a ka pas njohuri?
Kërkojmë publikimin e plotë të analizës mbi të cilën është miratuar transaksioni dhe të të gjitha kontratave të insulinës për vitet 2025–2027.
Pas bankave dhe telekomunikacionit, tani shtrohet pyetja edhe për kontrollin mbi insulinën.
Bankat kanë të bëjnë me paratë tona. Telekomunikacioni me komunikimet tona. Por insulina ka të bëjë me jetën e njerëzve. Nëse ndodh që kjo kompani ka probleme në Serbi, a do të rrezikohet vendi sa i përket furnizimit me ilace dhe insulinë?
Me jetën e qytetarëve nuk guxon të luajë askush.
11:38
Mickoski në Bruksel: Maqedonia meriton të ardhme evropiane
10:15
Iskra Haxhi Vasileva merr zyrtarisht drejtimin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin
10:11
Kos kërkon falje për këngën nacionaliste serbe në Bruksel
09:11
I doli emri në përgjimet e “SkyEcc”, gjyqtari urdhër prokurorisë: Hetoni Vuçiç për lidhje me krimin!
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Mickoski në Bruksel: Maqedonia meriton të ardhme evropiane
02
Parashikimi i motit
03
Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese, i kërkonte para një burrit nga Gostivari
04
Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria
05
Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar

Lajme
Filipçe: Në buxhet nuk ka para për rritjen e pagave dhe për zhvillim, ka vetëm për borxhe dhe kamata

Politika
Mickoski në Bruksel: Maqedonia meriton të ardhme evropiane

Lajme
Iskra Haxhi Vasileva merr zyrtarisht drejtimin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin

Lajme
Kos kërkon falje për këngën nacionaliste serbe në Bruksel

Lajme
I doli emri në përgjimet e “SkyEcc”, gjyqtari urdhër prokurorisë: Hetoni Vuçiç për lidhje me krimin!

Lajme
Parashikimi i motit

Lajme ditore
22 milionë euro, kaq kushton Alta Banka! Ankandi shpallet më 30 nëntor






