Connect with us

Lajme

Merko në listën e zezë, Eskobar takon Selën në Uashington

Published

on

Derisa Ramiz Merkon, SHBA e ka shpallur person Non Grata, oponentin e tij të dikurshëm dhe kryearin aktual të Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, e ka pritur në Uashington i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriell Eskobar. Lajmin e ka publikuar vetë Sela në faqen e tij zyrtare, i cili këto ditë qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Top24

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleatët dhe mbështetësit kryesorë të lirisë dhe proceseve demokratike, veçanërisht në vendet tona.

Në organizimin dhe shoqërimin e Kryetarit të Këshillit Shqiptaro Amerikan, Haxhi Dauti, sot kisha nderin të takoj të dërguarin e posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ndamë shqetësimet e përbashkëta, por edhe vendosmërinë tonë për t’i tejkaluar me sukses të gjitha sfidat në vend dhe rajon, ndërsa diskutuam edhe për ndryshimet kushtetuese, si parakusht për procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Paqja në Ballkan, integrimi i rajonit në strukturat euro-atlantike dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk kanë alternativë dhe do të kenë gjithmonë mbështetjen nga SHBA-të.

Gjatë kësaj vizite takova edhe Benson Siwek (Macedonian desk officer), i cili poashtu u interesua për zhvillimet në vend dhe perspektivën e rajonit.

Continue Reading

Lajme

Skandal në Likovë: Sherif Rramani tentoi të mashtrojë shqiptarët duke e sulmuar Osmanin – kërkohet dorëheqja e tij nga Alternativa

Published

on

By

Një skandal i turpshëm shpërtheu brenda kampit të koalicionit VLEN, pasi Sherif Rramani, kryetar i nëndegës së Alternatives në Likovë, doli publikisht me një postim ku pretendonte se fotografia e nënës së tij me Bujar Osmanin ishte “manipulim” dhe “fushatë mashtrimi”, transmeton Flaka

“Më vjen keq që Bujar Osmani po vazhdon ta bëjë fushatën me shpifje dhe mashtrime. Personi në foto është nëna ime dhe ka qenë mysafir në Çair, ajo është nga Likova dhe as që e njeh Bujarin e as që voton në Çair.”, shkroi Rramani, duke shtuar se familja e tij dhe ai vetë janë mbështetës të VLEN-it.

Por realiteti rezultoi krejt ndryshe. Nga kampi i Bujar Osmanit u publikuan video-dëshmi të qarta, ku shihet se zonja Liria vetë, vullnetarisht, afrohet dhe dëshiron të fotografohet me Osmanin. Jo vetëm kaq – në video shihet edhe vetë Sherif Rramani, i cili po ashtu shpreh dëshirë dhe insiston të fotografohet me Osmanin.

Ky zbulim e ka kthyer gjithë rastin në një skandal politik, duke nxjerrë zbuluar tentativën e një funksionari partiak për të manipuluar opinionin shqiptar.

“Në një vend demokratik, me vlera, dinjitet dhe moral politik, një rast i tillë nuk mund të mbyllet me heshtje. Ose duhet dorëheqja, ose shkarkimi i menjëhershëm i Sherif Rramanit nga Alternativa. Çdo tjetër veprim do të thotë tolerim të mashtrimit dhe të manipulimit publik.”, reagoi në rrjetet sociale, Saqip Beadini, banor i Likovës.

Ky episod ka shkaktuar tronditje në opinion, pasi tregon se si edhe vetë figura të përfshira në fushatë janë të gatshme të përdorin shpifje për të fituar pikë politike, duke rrezikuar besimin e qytetarëve. /Flaka/

Continue Reading

Lajme

Ndërroi jetë në Manastir Risto Qiriazi, pinjolli i familjes së shquar shqiptare Qiriazi

Published

on

By

Është ndarë nga jeta Risto Qiriazi, një nga personalitetet e fundit të familjes së njohur shqiptaro–ortodokse të Manastirit.

Ai u dallua për guximin dhe qëndrueshmërinë në mbrojtje të identitetit shqiptar–ortodoks, duke ndjekur shembullin e vëllezërve Qiriazi, përcjell INA.

Përballë presioneve dhe përndjekjeve, ai mbeti i palëkundur në ruajtjen e gjuhës, fesë dhe trashëgimisë shpirtërore e kombëtare.

Me humbjen e tij shuhet një zë i rëndësishëm i kujtesës historike, por mbetet një testament i çmuar për brezat që vijnë. U prehtë në paqe, kujtimi i tij qoftë i përjetshëm.

Risto Qiriazi ishte pasardhësi i denjë i një familjeje që është gurthemel i identitetit tonë kombëtar – familjes Qiriazi të Manastirit: Kristo, Gjerasim, Gjergj, Sevastia e Parashqevi, që kontribuan me përkushtim të jashtëzakonshëm në ruajtjen e gjuhës dhe trashëgimisë kombëtare.. Ai ka lënë pas një djal i cili jeton në Manastir. (INA)

Continue Reading

Lajme

Ursula von der Leyen: Rusia po përpiqet të ushtrojë ndikim në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, porositi se vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, se do të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian vetëm mbi bazën e meritave të tyre, transmeton Flaka

Në pyetjen e gazetarit të BGNES-it, Dimitar Ruskov, nëse është e qëndrueshme arkitektura e sigurisë evropiane në kushtet e ndikimit rus në rajon dhe nëse Maqedonisë së Veriut i është thënë se nuk ka “plan B” për integrimin, von der Leyen theksoi:

“Zgjerimi është në interes të BE-së. Një Union më i madh, më konkurrues dhe më i sigurt do të thotë një Evropë me zë më të fuqishëm në botë. Sigurisht, ai mbetet një proces i bazuar në merita. Çdo kandidat do të vlerësohet sipas kushteve që i janë vendosur. Kjo krijon besim nga të dyja palët.”

Ajo theksoi se Rusia po përpiqet të ushtrojë ndikim dhe destabilizim në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut, Bosnje dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi, por se BE-ja do të vazhdojë t’i mbështesë partnerët në rajon.

“Detyrimi ynë është të qëndrojmë pas miqve dhe partnerëve tanë, t’i ndihmojmë ata të përballen me sulmet hibride dhe ndërhyrjet që i përjetojnë. Por, në fund, ata duhet të kenë të drejtën e zgjedhjes së lirë – nëse duan apo nuk duan të jenë pjesë e BE-së,” deklaroi von der Leyen.

Ajo përsëriti se, edhe pse zgjerimi është një proces që kërkon kohë, ai është thelbësor për stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit:

“Është e qartë se çfarë duhet të bëhet – reformat dhe përmirësimet që priten. Por është e rëndësishme të dihet se Bashkimi Evropian mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj zgjerimit të suksesshëm.”

Shefja e Komisionit Europian ndodhet në një tur prej shtatë vendesh të ashtuquajtura shtete të vijës së parë, për t’i siguruar ato për mbështetjen e BE-së ndaj agresionit rus. Vizita e saj përkon me përpjekjet e shtuara të presidentit amerikan Donald Trump për të ndërmjetësuar një armëpushim në luftën e Putinit kundër Ukrainës, e cila tashmë ka hyrë në vitin e katërt. Përveç Polonisë, von der Leyen do të vizitojë Finlandën, Estoninë, Lituaninë dhe Letoninë – të gjitha vende që kufizohen me Rusinë ose Bjellorusinë – si dhe Bullgarinë dhe Rumaninë, në atë që konsiderohet si nisma e saj më e madhe diplomatike mbi sigurinë dhe mbrojtjen e BE-së që nga fillimi i pushtimit të plotë rus të Ukrainës në fillim të vitit 2022.

Von der Leyen deklaroi se në javët në vijim ekzekutivi i BE-së do të përgatisë një plan se si të investohen fonde shtesë në kapacitetet mbrojtëse të Unionit, i cili do të diskutohet në Këshillin Europian në fillim të tetorit. /Flaka/

Continue Reading

TOP Lajme