Connect with us

Lajme

Refuzoi pjesëmarrjen në Tiranë, por konfirmoi pjesëmarrjen në Shkup në samitin e liderëve të Ballkanit

Published

on

Mediat e Maqedonisë së Veriut bëjnë të ditur se Albin Kurti ka konfirmuar pjesëmarrjen në samitin e Ballkanit Perëndimor që nis sot në Shkup. Tetova sot, nje media në gjuhen shqipe, thekson se Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq, do të jenë ndër folësit në samitin dyditor që mbahet më 30 qershor dhe 1 korrik në Shkup, ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian diskutojnë mbi zbatimin e Planit të Rritjes për rajonin.

Kurti nuk ka marrë pjesë në asnjë samit të Tiranës ku kanë qenë jo vetëm krerët e Ballkanit por edhe të Europës dhe NATO-s. Në këto takime ka marrë pjesë Presidentja Vjosa Osmani.

Takimi i nivelit të lartë mbledh krerët politikë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare financiare për të shqyrtuar bashkëpunimin ekonomik, reformat dhe integrimin drejt Tregut të Përbashkët Rajonal.

Mbrëmjen e sotme, Kryeministri Hristijan Mickoski pret një darkë formale me liderët e rajonit dhe zyrtarët evropianë në “Winery Kamnik”. Ndërkohë, ministrat dhe partnerët zbatues do të marrin pjesë në një darkë paralelisht në të njëjtin ambient.

Pjesa kryesore e takimit zhvillohet më 1 korrik në “Hilton Double Tree Hotel”, ku fokusi kryesor është në vlerësimin e Planit të Rritjes, propozimet për iniciativat e reja dhe bashkëpunimin ekonomik përmes Tregut të Përbashkët Rajonal. Samiti përfshin dy panele diskutimi dhe do të përmbyllet me një konferencë për shtyp dhe drekë zyrtare.

Të pranishëm janë liderë si Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciq, Kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajic dhe Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Krishto, së bashku me përfaqësues të BE-së, BERZH, BB dhe organizatave rajonale.

Takimi i Liderëve mbi Planin e Rritjes – Agjenda:

Ora 19:30 – Darka e Liderëve e organizuar nga Kryeministri Hristijan Mickoski

Vendi: “Winery Kamnik”, Shkup

Të ftuar: Liderët e rajonit, Komisioneri për Zgjerim dhe Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore

Ora 19:30 – Darka për Ministrat e Çështjeve Evropiane dhe partnerët zbatues

Vendi: Po ashtu “Winery Kamnik”

Ministrat për Çështje Evropiane (1+1)

Komisioni Evropian – Drejtori për Ballkanin Perëndimor (1+1)

Shërbimi i Jashtëm Evropian – Kreu për Evropën Juglindore (1+1)

Drejtorët e organizatave rajonale dhe partnerëve zbatues (1+0)

Ambasadorët (të BE-së, SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar)

Për delegacionet e tjera, darka do të shërbehet në “Hilton Double Tree Hotel”, Shkup

Ora 09:30 – 14:00, Vendi: Hilton Double Tree Hotel, Shkup

Pjesëmarrës: Liderët e Ballkanit Perëndimor, Ministrat për Çështje Evropiane, Komisioni Evropian, Shërbimi i Jashtëm Evropian, organizatat rajonale dhe bankat zbatuese (EIB, BERZH, BB, etj.)

Mirëseardhje dhe deklarata për media

Kryeministri Hristijan Mickoski

Komisionerja për Zgjerim Marta Kos

10:20 – 12:00 | Paneli I: “Plani i Rritjes – Vlerësimi, puna e ardhshme dhe komunikimi”

Moderator: Kryeministri Mickoski

Rishikimi i Planit të Rritjes në të gjitha shtyllat

Diskutim për iniciativat e reja në kuadër të Shtyllës 1 (turizmi, mbrojtja e konsumatorit, autostrada e tregut të përbashkët)

Liderët e Ballkanit Perëndimor (Rama, Kurti, Vuciq, Spajic, Krishto – në rend alfabetik) Komisionerja Kos

Foto familjare – Liderët dhe Komisionerja Marta Kos

Konferencë për media – Kryeministri Mickoski & Komisionerja Kos

(12:15 – 14:00 rezervuar për takime bilaterale)

12:45 – 14:00 | Paneli II: “Zgjerimi i Shtyllave të Planit të Rritjes”

Moderator: Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani

Zbatimi i agjendave të reformave

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim Gert Jan Koopman

Përfaqësues të Shërbimit të Jashtëm Evropian

Ministrat për Çështje Evropiane të Ballkanit Perëndimor

Drejtues të CEFTA, Këshilli Rajonal për Bashkëpunim, BERZH, BB, etj.

14:00 – Foto familjare për Ministrat dhe partnerët zbatues

14:10 – Drekë dhe nisje

Continue Reading

Lajme

Mislimi: Latif Arifi natën thotë se Bilall Kasami dhe Blerim Sejdiu janë hajna?!

Published

on

By

Shkruan Rami Mislimi, Gazetar- Pronar i Portalit Tetova Sot

Po të përgjigjem shkurt.

Ti e di se unë jam i njëjti, qoftë në kafe, në shtëpi, në shoqëri, ditën apo natën. Qëndrimi im ndaj krimit dhe korrupsionit nuk ndryshon as tek Bilall Kasami, as tek të tjerët. Ti e di mirë se unë e them hapur, si në publik ashtu edhe privatisht, se Bilall Kasami bashkë me Blerim Sejdiun e keqpërdorin fenë për të vjedhur.

Ti, në telefon, më thua se Bilalli dhe Blerimi janë hajna, ndërsa në Facebook më korrigjon mua, duke më akuzuar se po bëj rolin e mercenarit dhe të gazetarit joprofesional.

Tani, si ta kuptoj unë kur flet seriozisht kur flet me mua në telefon apo kur shkruan publikisht?

Për mua, hajni mbetet hajn qoftë në bisedë private, qoftë në publik.

Sa i përket fjalës së lirë, unë nuk shoh që po keqpërdoret për viktimizim, por për të treguar një realitet të hidhur atë se çfarë janë në gjendje të bëjnë miqtë e tu të ditës, që natën nuk i do, veç kur kanë pushtet.

Andaj, Lato, ashtu siç i quan në telefon hajna, thuaju edhe në publik: se janë hajna.

U bëne drejtor duke me sharë, shife tash po të bëjnë ministër se me ke kritikuar ma shumë.

Continue Reading

Lajme

Aleanca Kombëtare për Integrim ndez motorrët në Dibër: Tre kryetarë një qëllim

Published

on

By

Kandidati për kryetar të komunës së Dibrës nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, njëkohësisht edhe kryetar i degës së ASH – Sela në Dibër, Ilirjan Fetahu, kryetari degës së BDI-së, Artin Spahiu dhe kryetari i degëss së ASH – Taravari, Bekim Pocesta, me një qëllim të përbashkët, shkruan InfoShqip.

Kandidati për kryetar komune Ilirjan Fetahu në faqen e tij të facebook ka ndarë pamje ku shihen tre kryetarët e ulur bashkë.
Fotografinë e shpërndarë ka shoqëruar me shkrimim: “Tre kyetarë një qëllim” për Dibrën./InfoShqip.com

Continue Reading

Lajme

Kadriu: Pas largimit të ASH-së nga pushteti, Dimitrievski orienton projektet nëpër lagjet maqedonase

Published

on

By

Të nderuar qytetarë të qytetit të Kumanovës,

Shikoni fotot: për vetëm dy javë, kryetari i Komunës së Kumanovës ka realizuar mbi 22 projekte me mjete buxhetore me kosto miliona euro të grumbulluara nga të gjithë taksapaguesit përfshirë edhe mbi 30% shqiptarë. Fatkeqësisht, asnjë nga këto projekte nuk është realizuar në lagjet e banuara me shqiptarë.

Aleanca për Shqiptarët, gjatë tri viteve që ishte pjesë e pushtetit lokal, kurrë nuk e ka lejuar këtë diskriminim etnik. Të gjithë jeni dëshmitarë për sa projekte janë realizuar në lagjet shqiptare.

Unë e kuptoj Maksim Dimitrievskin, por nuk i kuptoj LEN çfarë bëjnë ata aty?
A kanë gjuhë të flasin, apo janë thjesht një makineri votimi për të kaluar vendimet e Maksimit?

Ju kujtoj se këshilltari i Aleancës u zëvendësua me këshilltaren e LSDM-së, e cila më pas kaloi tek LD dhe i siguroi shumicën Maksimit për t’i krijuar luksin që të tallet dhe të nënçmojë shqiptarët.

Paaftësia ka emër quhet LEN ose S’VLEN!

TURP!

Continue Reading

TOP Lajme