Connect with us

Lajme

Furkan Saliu godet Latasin: Na e vodhi rininë me propagandë e urrejtjeje – sot i parëndësishëm

Published

on

Gazetari Furkan Saliu ka reaguar në rrjete sociale ndaj Dragan Pavloviq – Latas, një prej figurave më të kontestuara të gazetarisë maqedonase, përcjell Flaka

“Prej ofendimeve ndaj komunitetit turk, sharjeve ndaj kolegëve të vet dhe televizionit ku dikur punonte, deri te akuzat për evazion fiskal, nxitje urrejtjeje ndëretnike dhe propagandë kundër Perëndimit – ky është Latas, njeriu për të cilin sot fëmijët duhet të mësojnë vetëm në librat e historisë”, shkruan Saliu.

Ai zbulon se pikërisht veprimtaria e Latasit e kishte shtyrë të ndjekë studimet për gazetari: “Që në moshë të re e kuptova fuqinë shkatërruese të gazetarisë së keqe. Për shkak të lajmeve të tij që nxisnin urrejtje etnike, unë dhe shokët e mi kaluam rininë duke parë pas shpine, nëpër autobusë dhe rrugë.”

Sipas Saliut, pas publikimit të përgjimeve famëkeqe, ku Latas përmendej për manipulime mediatike dhe propagandë të turpshme, rinia humbi besimin në profesionin e gazetarit, ndërsa qytetarët i fusin gazetarët në të njëjtën thes me politikanët.

“Latas sot është i parëndësishëm. Edhe nëse lexon motin dhe thotë se do të ketë diell, 99% e njerëzve do të hapin perdet për ta verifikuar”, ironizon gazetari.

Në fund, Saliu nënvizon se edhe vetë pushtetarët e sotëm e dinë mirë se si ky person u kthye kundër bashkëpartiakëve të tyre në momentet më të vështira. “Kur nuk je më i nevojshëm – as si vrapues për kafe – e di që fundi ka ardhur, ‘shef’,” përfundon reagimin e tij.

Sot, në media u raportua për kërcënime ndaj gazetarit Dragan Pavlloviq – Latas, të bëra nga kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, në rrjetin social “Facebook”. /Flaka Media/

Continue Reading

Lajme

Mislimi: Latif Arifi natën thotë se Bilall Kasami dhe Blerim Sejdiu janë hajna?!

Published

on

By

Shkruan Rami Mislimi, Gazetar- Pronar i Portalit Tetova Sot

Po të përgjigjem shkurt.

Ti e di se unë jam i njëjti, qoftë në kafe, në shtëpi, në shoqëri, ditën apo natën. Qëndrimi im ndaj krimit dhe korrupsionit nuk ndryshon as tek Bilall Kasami, as tek të tjerët. Ti e di mirë se unë e them hapur, si në publik ashtu edhe privatisht, se Bilall Kasami bashkë me Blerim Sejdiun e keqpërdorin fenë për të vjedhur.

Ti, në telefon, më thua se Bilalli dhe Blerimi janë hajna, ndërsa në Facebook më korrigjon mua, duke më akuzuar se po bëj rolin e mercenarit dhe të gazetarit joprofesional.

Tani, si ta kuptoj unë kur flet seriozisht kur flet me mua në telefon apo kur shkruan publikisht?

Për mua, hajni mbetet hajn qoftë në bisedë private, qoftë në publik.

Sa i përket fjalës së lirë, unë nuk shoh që po keqpërdoret për viktimizim, por për të treguar një realitet të hidhur atë se çfarë janë në gjendje të bëjnë miqtë e tu të ditës, që natën nuk i do, veç kur kanë pushtet.

Andaj, Lato, ashtu siç i quan në telefon hajna, thuaju edhe në publik: se janë hajna.

U bëne drejtor duke me sharë, shife tash po të bëjnë ministër se me ke kritikuar ma shumë.

Continue Reading

Lajme

Aleanca Kombëtare për Integrim ndez motorrët në Dibër: Tre kryetarë një qëllim

Published

on

By

Kandidati për kryetar të komunës së Dibrës nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, njëkohësisht edhe kryetar i degës së ASH – Sela në Dibër, Ilirjan Fetahu, kryetari degës së BDI-së, Artin Spahiu dhe kryetari i degëss së ASH – Taravari, Bekim Pocesta, me një qëllim të përbashkët, shkruan InfoShqip.

Kandidati për kryetar komune Ilirjan Fetahu në faqen e tij të facebook ka ndarë pamje ku shihen tre kryetarët e ulur bashkë.
Fotografinë e shpërndarë ka shoqëruar me shkrimim: “Tre kyetarë një qëllim” për Dibrën./InfoShqip.com

Continue Reading

Lajme

Kadriu: Pas largimit të ASH-së nga pushteti, Dimitrievski orienton projektet nëpër lagjet maqedonase

Published

on

By

Të nderuar qytetarë të qytetit të Kumanovës,

Shikoni fotot: për vetëm dy javë, kryetari i Komunës së Kumanovës ka realizuar mbi 22 projekte me mjete buxhetore me kosto miliona euro të grumbulluara nga të gjithë taksapaguesit përfshirë edhe mbi 30% shqiptarë. Fatkeqësisht, asnjë nga këto projekte nuk është realizuar në lagjet e banuara me shqiptarë.

Aleanca për Shqiptarët, gjatë tri viteve që ishte pjesë e pushtetit lokal, kurrë nuk e ka lejuar këtë diskriminim etnik. Të gjithë jeni dëshmitarë për sa projekte janë realizuar në lagjet shqiptare.

Unë e kuptoj Maksim Dimitrievskin, por nuk i kuptoj LEN çfarë bëjnë ata aty?
A kanë gjuhë të flasin, apo janë thjesht një makineri votimi për të kaluar vendimet e Maksimit?

Ju kujtoj se këshilltari i Aleancës u zëvendësua me këshilltaren e LSDM-së, e cila më pas kaloi tek LD dhe i siguroi shumicën Maksimit për t’i krijuar luksin që të tallet dhe të nënçmojë shqiptarët.

Paaftësia ka emër quhet LEN ose S’VLEN!

TURP!

Continue Reading

TOP Lajme