Connect with us

Lajme

ASH: Bota Serbe dhe heshtja e VLEN – një rrezik i madh për shqiptarët dhe sovranitetin e shtetit

Published

on

Aleanca për Shqiptarët, edhe njëherë shpreh shqetësim lidhur me përmbajtjen e dokumentit zyrtar të miratuar nga Komiteti për Punë të Jashtme (AFET) i Parlamentit Evropian, i cili konfirmon atë që ne kemi paralajmëruar prej muajsh: se Maqedonia e Veriut është kthyer në shënjestër të drejtpërdrejtë të operacioneve të ndikimit të huaj dashakeq, që synojnë minimin e orientimit euroatlantik dhe rrënimin e institucioneve demokratike të vendit.

Raporti thekson me shqetësim rolin e mediave tabloide serbe, që tërhiqen nga ndikimi i Kremlinit, në instrumentalizimin e narrativave kundër Bashkimit Evropian. Nënvizohet qartë rreziku që përbën projekti i ashtuquajtur “Bota Serbe”, e cila synon krijimin e një sfere të re ndikimi në Ballkan përmes aktorëve politikë të lidhur me qendrat e Beogradit, Moskës dhe Budapestit.

Edhe më alarmuese është konstatimi se disa përfaqësues të qeverisë aktuale në Shkup po mbështesin dhe promovojnë këtë projekt, duke marrë pjesë në aktivitete që minojnë stabilitetin rajonal dhe sovranitetin e shteteve fqinje. Për më tepër, në dokument vihet në pah rreziku i varësisë së shtetit ndaj huave kineze përmes kanaleve të dyshimta, përfshirë edhe huanë e fundit të marrë përmes Hungarisë, e cila në fakt përfaqëson interesa kineze.

Aleanca për Shqiptarët paralajmëron se këto nuk janë më thjesht skenare spekulative apo “teori konspirative”, siç duan t’i paraqesin përfaqësuesit e VLEN-it, por janë fakte të dokumentuara nga instanca më e lartë parlamentare e Bashkimit Evropian. Megjithatë, për habi të opinionit publik, VLEN vazhdon të mohojë realitetin, të relativizojë ndikimin serb dhe të heshtë për pjesëmarrjen e Ivan Stolkoviçit në qeveri – figurë që përfaqëson jo vetëm interesat e Beogradit, por edhe linjat strategjike të Rusisë dhe Kinës në rajon.

Si është e mundur që në kushtet kur Parlamenti Evropian kërkon hapjen e arkivave të UDBA-s dhe KOS-it, dhe shpreh shqetësim për rrjedhat jo-transparente financiare, për korrupsionin strategjik dhe kërcënimet hibride, VLEN të qëndrojë indiferente, si të mos jetë pjesë e kësaj qeverie?

Aleanca për Shqiptarët rithekson se ky dokument, i hartuar mbi bazën e raportit të eurodeputetit Thomas Waitz, i jep vulë ndërkombëtare vlerësimeve që kreu i Aleancës, Arben Taravari, ka dhënë publikisht që prej muajsh: ndikimi serb në Maqedoninë e Veriut është në kulmin e tij dhe pasqyrohet në sektorin e sigurisë, politikës dhe investimeve. Investimet e shpallura nga VMRO-DPMNE janë plotësisht të orientuara për t’i shërbyer këtij projekti hegjemonist, dhe asesi interesave të qytetarëve, veçanërisht shqiptarëve.

Nëse fjala e fundit e VLEN-it është deklarata e zëvendëskryeministrit Arben Fetai, i cili e relativizoi praninë e Ivan Stolkoviçit në qeveri, atëherë çdo shqiptar duhet të kuptojë se VLEN është bërë pjesë e lojës së rrezikshme të agjenturave të huaja, duke legjitimuar politikisht ndikimin e “Botës Serbe” në qeverisjen e shtetit.

Aleanca për Shqiptarët kërkon nga të gjitha forcat politike shqiptare, institucionet dhe shoqëria civile që të reagohet pa vonesë, të mos lejohet uzurpimi i shtetit nga interesa të huaja, dhe të mos lejohet që në emër të pushtetit të shkelet mbi interesat kombëtare dhe euroatlantike të shqiptarëve.

Është koha për vetëdijësim politik dhe qytetar. Heshtja është bashkëfajësi.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Mislimi: Latif Arifi natën thotë se Bilall Kasami dhe Blerim Sejdiu janë hajna?!

Published

on

By

Shkruan Rami Mislimi, Gazetar- Pronar i Portalit Tetova Sot

Po të përgjigjem shkurt.

Ti e di se unë jam i njëjti, qoftë në kafe, në shtëpi, në shoqëri, ditën apo natën. Qëndrimi im ndaj krimit dhe korrupsionit nuk ndryshon as tek Bilall Kasami, as tek të tjerët. Ti e di mirë se unë e them hapur, si në publik ashtu edhe privatisht, se Bilall Kasami bashkë me Blerim Sejdiun e keqpërdorin fenë për të vjedhur.

Ti, në telefon, më thua se Bilalli dhe Blerimi janë hajna, ndërsa në Facebook më korrigjon mua, duke më akuzuar se po bëj rolin e mercenarit dhe të gazetarit joprofesional.

Tani, si ta kuptoj unë kur flet seriozisht kur flet me mua në telefon apo kur shkruan publikisht?

Për mua, hajni mbetet hajn qoftë në bisedë private, qoftë në publik.

Sa i përket fjalës së lirë, unë nuk shoh që po keqpërdoret për viktimizim, por për të treguar një realitet të hidhur atë se çfarë janë në gjendje të bëjnë miqtë e tu të ditës, që natën nuk i do, veç kur kanë pushtet.

Andaj, Lato, ashtu siç i quan në telefon hajna, thuaju edhe në publik: se janë hajna.

U bëne drejtor duke me sharë, shife tash po të bëjnë ministër se me ke kritikuar ma shumë.

Continue Reading

Lajme

Aleanca Kombëtare për Integrim ndez motorrët në Dibër: Tre kryetarë një qëllim

Published

on

By

Kandidati për kryetar të komunës së Dibrës nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, njëkohësisht edhe kryetar i degës së ASH – Sela në Dibër, Ilirjan Fetahu, kryetari degës së BDI-së, Artin Spahiu dhe kryetari i degëss së ASH – Taravari, Bekim Pocesta, me një qëllim të përbashkët, shkruan InfoShqip.

Kandidati për kryetar komune Ilirjan Fetahu në faqen e tij të facebook ka ndarë pamje ku shihen tre kryetarët e ulur bashkë.
Fotografinë e shpërndarë ka shoqëruar me shkrimim: “Tre kyetarë një qëllim” për Dibrën./InfoShqip.com

Continue Reading

Lajme

Kadriu: Pas largimit të ASH-së nga pushteti, Dimitrievski orienton projektet nëpër lagjet maqedonase

Published

on

By

Të nderuar qytetarë të qytetit të Kumanovës,

Shikoni fotot: për vetëm dy javë, kryetari i Komunës së Kumanovës ka realizuar mbi 22 projekte me mjete buxhetore me kosto miliona euro të grumbulluara nga të gjithë taksapaguesit përfshirë edhe mbi 30% shqiptarë. Fatkeqësisht, asnjë nga këto projekte nuk është realizuar në lagjet e banuara me shqiptarë.

Aleanca për Shqiptarët, gjatë tri viteve që ishte pjesë e pushtetit lokal, kurrë nuk e ka lejuar këtë diskriminim etnik. Të gjithë jeni dëshmitarë për sa projekte janë realizuar në lagjet shqiptare.

Unë e kuptoj Maksim Dimitrievskin, por nuk i kuptoj LEN çfarë bëjnë ata aty?
A kanë gjuhë të flasin, apo janë thjesht një makineri votimi për të kaluar vendimet e Maksimit?

Ju kujtoj se këshilltari i Aleancës u zëvendësua me këshilltaren e LSDM-së, e cila më pas kaloi tek LD dhe i siguroi shumicën Maksimit për t’i krijuar luksin që të tallet dhe të nënçmojë shqiptarët.

Paaftësia ka emër quhet LEN ose S’VLEN!

TURP!

Continue Reading

TOP Lajme