Connect with us

Lajme

Ministri i Mickoskit, Azir Aliu, u flet qytetarëve vetëm maqedonisht

Published

on

Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, i cili në këtë pozitë besohet të ketë ardhur me aminin e Hristijan Mickoskit dhe të VMRO-DPMNE, qytetarëve u flet vetëm në gjuhën maqedonase.

Nëse i bëhet një vështrim ueb faqes zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, aty shihet se shpesh mungojnë informacionet në dy gjuhë, gjegjësisht mungon gjuha shqipe. Rasti i fundit është njoftimi që e ka bërë vetë Aliu se nga muaj i ardhshëm do të takon çdo të premte qytetarët në Ministri, por njoftimi është vetëm në maqedonisht.

Kujtojmë se kryeminstri Mickoski kishte thënë se partnerët e koalicionit nga VLEN do ti shkarkojë nëse flasin veç shqip, por si duket kjo gjë Aliun e ka trembur më shumë dhe tashmë shqipen aspak nuk e përdorë në komunikim zyrtarë me qytetarët e këtij vendi ku shqiptarët përbëjnë rreth 30 përqind të popullatës.

Continue Reading

Lajme

Driton Tali kritikon ashpër historianët shqiptarë: Mësoni historinë nga burimet tona, jo nga librat e Beogradit

Published

on

By

Analisti Driton Tali ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si trajtohet ende Beteja e Kosovës në tubime “shkencore”, duke kritikuar nivelin e ulët të disa historianëve shqiptarë, të cilët sipas tij vazhdojnë ta lexojnë historinë përmes filtrave të historiografisë serbe të viteve ’80.

Tali ironizon deklarata si “s’ka dokumente për Betejën e Kosovës” dhe përpjekjet për të shtrembëruar faktet historike, duke thënë se nuk mund të pretendohet shkencë kur citohen vetëm emra të huaj, ndërkohë që vetë studiuesit vendorë nuk kontribuojnë asgjë origjinale.

“Mjerë historia jonë, kur duhet ta mësojmë nga Mallkomët e Shmitët, e historianët tanë s’dinë as ku bie Shën Stefani,” shkruan ai, duke kërkuar standard më të lartë akademik dhe vetëdije kombëtare në historiografi.

Shkrimi i plotë:

Historianë ju thënçin!

E përcolla pak një “tubim shkencor” që po e transmenton RTK në internet për Betejën (fiktive) e Kosovës.

I kam mirëkuptuar historianët tanë “pionerë” shqiptarë, të edukuar në Universitetin e Beogradit, Sarajevës apo Zagrebit, si bie fjala Ali Hadrin apo Sadullah Brestovcin me Co, të cilët ishin të kufizuar si në hapsirë ashtu edhe në substancë.

Ishin edukuar në “historinë zyrtare”, e cila ishte dominante serbe (hexhemoniste), dhe e kishin vështirë edhe kur e kishin informatën ta sfidonin “historinë mainstream” sepse perfundonin në “nacionalist – iridentist” dhe diferencoheshin. Siç ishte rasti i Ali Hadrit (ngase e përmenda) dhe i shumë të tjerëve.

Pra fjalën e kam për ata historianë që e patën edhe intelektin edhe guximin dhe e filluan këtë shkencë tek ne nga zero, dhe jo për ata aparatçikat të cilit i njohim, e të cilët pak para vdekjes filluan të na bëhen patriotë – bile pas lufte duke u mundu me “kalu rubikonin” u shndrruan edhe në racistë.

Por çka t’ju themi këtyre historianëve të ri, të cilët jo vetëm që e kanë lirinë e plotë për shprehje dhe hulumtime por edhe mundësitë e pakufizuara i kanë.

Nuk kanë nevojë që ta mësojnë historinë nga librat e botuara në Beograd, Nish, Novi Sad apo Zagreb a Sarajevë.

Dhe akoma historinë e shpjegojnë nga niveli i 1980’ve, në rastin më të mirë.

Kërqysh me dal në faqen tjetër. Bie fjala Lidhjen e Prizrenit akoma e shpjegojnë me Maxhar Pashën, nuk ecin tutje. Madje me një historianë që pata debat publik ( Mr Azdren Shala) nuk e dinte ku i bie Shën Stefani, dhe nuk e kishte fare idenë që ishte i pushtuar nga trupat ruse që nga tetori i 1877.

Merre me mend, historian vetit i thotë!?

Apo i degjon ka thonë se “Beteja e Kosovës nuk ka dokumente por kronikat e përmendin… Është normale për Mesjetën mos me pas dokumente…”

Dhe për ta vërë në shprehje rebelizmin “anti serb” thotë “Beteja e Kosovës nuk ishte aq e madhe…, Perandoria osmane i kishte rreth 50.000 ushtarë”.

Apo ajo më irrituesja është kur mosmarrëveshjet e tyre, apo kur duan ta ushqejnë snobizmin e tyre provincial (për mos të thënë malok) e përmendin Nolin (Mallkomin) apo Robertin ( Elsin) ose Shmitin.

O aMkademika e doktoRRa deri kur bre do ta mësoni historinë tonë nga të huajt!?

Ju vet s’un po bëni hulumtime që kur mallkomat apo shmitat të merren me shqiptarët të ju citojnë juve, ashtu siç bënë çdo joanglez kur studion diçka për anglezët i citon mallokmat (e jo shalat e berishat) apo kur të studion për gjermanët i citon shmitat.

Unë si jo historian e di që në shekullin e 14 osmanët ishin Bejlik e jo Perandori!; e di që në atë kohë asnjë gjasë nuk kanë patur t’i regrutojnë më shumë se 10.000 ushtarë për shumë arsye; e di që nga kur zëvendësohet papirusi me letër nuk mungojnë shënimet për evinimente të rëndësishme historike si beteja, kurorëzime të mbretërve, vrasje te mbretërve, kataklizma natyrorë siç ishte vdekja e zezë e cila e shkatërroi njerëzimin e që ndodhi pikërisht në shek 14, etj etj.

Të gjitha janë të rexhistruara në kohë nga dëshmitarët okularë.

Veç Beteja e Kosovës nuk qenka rexhistru – ju paska ikë disi!?

Shih ti, “betejë” ku kanë marrë pjesë 50.000 ushtarë nga “Perandoria osmane” (për historianët tanë osmanët si në kohën Orhan e Murat Hanit, si në kohën e Selim Javuzit e Sylejman Kanunxhiut, e si në kohën e Abdylhamitit të II’të apo Mehmetit të V’të është e njejtë), e disa dhjetëra mijëra tjerë nga koalicioni i krishterë ku pati ushtarë nga Hungaria, Raguza, Venediku…?!

Gjithë këto vende të civilizuara mesjetare s’paskan patur as letër e as njerëz që kanë ditur shkrim lexim.

Apo mbase ata ushtarë janë organizuar natën, në mënyrë klandestine në sistemin e tresheve, për mos t’i parë askush!!!?

Continue Reading

Lajme

Shefja e Shtabit, Viola Ramadani dhe kryetari i FRASH – Çair, Hamza Nuhiu, përfaqësojnë rininë e ASH-së në Kuvendin e Parë Rinor në Veles

Published

on

By

Shefja e Shtabit të Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët (FRASH), Viola Ramadani së bashku me kryetarin e FRASH – Çair, Hamza Nuhiu si përfaqësues të rinisë së ASH-së morrën pjesë në trajnimin katërditor “Kuvendi i Parë Rinor”, i mbajtur në Veles të Maqedonisë së Veriut, të organizuar nga Bashkimi Europian dhe organizata LEAD – Leaders for Education, Activism and Development.

Trajnimi ishte i fokusuar në përgatitjet për zgjedhjet lokale të tetorit 2025, ku rinia pritet të ketë një rol të rëndësishëm.

“Pjesëmarrës në trajnimin katërditor “Kuvendi i Parë Rinor” në Veles, Maqedoni e Veriut, së bashku me kryetarin e FRASH – Çair, të dy si përfaqësues të Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët.

Trajnim i organizuar nga Bashkimi Europian dhe LEAD- Leaders for Education, Activism and Development që është dedikuar zgjedhjeve lokale që na presin në tetor të vitit 2025.

Tetori është afër!
Tetori i RINISË💜”, ka përfunduar njoftimin Ramadani.

Continue Reading

Lajme

Snopçe: Këta të Besës si nënkryetari i BDI-së 2021, qenkan bërë pishman për ligjin e regjistrimit që e votuan

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe i ka kujtuar sot Lëvizjes Besa dhe Izet Mexhitit si nënkryetar i BDI-së në 2021 se kishin votuar ligjin për regjistrim me po këtë metodologji si rezident dhe jo rezident, shkruan Top24

“Njësoj sikurse nënkryetari i BDI-së në vitin 2021 edhe këto të lëvizjes Besa paskan nisur publikisht të shprehin pishmanllëkun pse e kanë votuar ligjin për regjistrim në vitin 2021, në kuadër të cilit ishte edhe metodologjia që i ndante qytetarët në rezident dhe jorezident, gjë që u shfuqizua nga gjykata kushtetuese.Si duket gjithnji e më tepër faktorë politikë po bëhen pishman për mosreshtimin me Aleancën për Shqiptarët për sa i përket regjistrimit të popullsisë në vitin 2021” tha Snopçe.

Continue Reading

TOP Lajme