Opens in a new tab

Lajme

Tragjedi në Itali, vdes 47 vjeçari nga Tetova

Një ngjarje tragjike në vendin e punës në Itali i ka marrë jetën Vehap Dearit, 47-vjeçarit nga fshati Dëbërcë i Komunës së Zhelinës.

Ai humbi jetën më 11 nëntor, gjatë punës në një platformë për nxjerrjen e gazit natyror në Detin Adriatik, përcjell tetova1.Sipas raportimeve të mediave italiane, Deari, i cili prej vitesh jetonte dhe punonte në qytetin e Ravennës, ishte i angazhuar në platformën detare Brenda, përballë brigjeve të qytetit Pesaro.

Ai ishte i punësuar në kompaninë Donelli Srl, e cila kryente punime në strukturat metalike të platformës.

Sipas informacioneve të bëra publike nga sindikatat italiane, 47-vjeçari dyshohet se ka rënë në det gjatë kryerjes së punës. Një nga kolegët e tij është hedhur në ujë në përpjekje për ta shpëtuar, por fatkeqësisht ndërhyrja nuk arriti të parandalojë tragjedinë.Ndërkohë, sindikatat FIM-CISL dhe UILM-UIL kanë ngritur shqetësime lidhur me operacionin e shpëtimit. Sipas informacioneve paraprake sindikale, trupi i viktimës mund të jetë gjetur rreth tri orë pas rënies në det, por kjo kohë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

Vdekja e punëtorit ka nxitur reagime të shumta nga organizatat sindikale në Itali, të cilat kërkojnë hetim të plotë për rrethanat e ngjarjes, respektimin e masave të sigurisë dhe funksionimin e procedurave emergjente në platformë.Në shenjë proteste dhe për të kërkuar zbardhjen e rastit, sindikata FIOM-CGIL ka shpallur grevë dyorëshe për 17 nëntor, në të gjitha ndërmarrjet e sektorit metalpunues në provincën e Ravennës.

Shkaqet e sakta të tragjedisë dhe përgjegjësitë e mundshme mbeten ende nën hetim.Humbja e Vehap Dearit përbën një lajm të rëndë për familjen, të afërmit dhe komunitetin nga Dëbërca e Komunës së Zhelinës.(INA)

Shpërndaje lajmin

Lajme

Dy raste të dhunës në familje në Gostivar, arrestohen dy persona

Policia ka privuar nga liria dy persona në rajonin e Gostivarit, të dyshuar për dhunë fizike ndaj bashkëshorteve dhe ish-partnereve të tyre. Rastet janë regjistruar më 14 dhe 15 nëntor, në Çegran dhe Gostivar.Rasti i parë ka ndodhur në Çegran. “Më 14 nëntor, në orën 18:45, policia ka arrestuar M.O. (37), i cili dyshohet se…

Lajme

12 milionë euro në foto! Grupi kriminal nga Elbasani krenohej me paratë e trafikut të kokainës

Një fotografi që paraqet rreth 12 milionë euro është realizuar në një ndërtesë në Peqin dhe është shkëmbyer mes anëtarëve të një grupi kriminal nga Elbasani. Gazetari Eni Ferhati, në emisionin „Opinion”, sqaroi se paratë dyshohet se vinin nga trafiku i kokainës. Sipas tij, paratë transportoheshin me çanta dhe valixhe, përmes korrierëve, të cilët i…

Lajme ditore

Bastisje në Shkup, gjendet drogë, privohet nga liria një person

Më 13.11.2026, në orën 23:10, në Shkup, nëpunës policorë të Njësitit të Tregtisë së Palejuar pranë SPB Shkup e privuan nga liria M.D. (29) nga Shkupi. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, në zonën e Gjorçe Petrovit në Shkup, të realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, lëndë pluhurore…

Lajme

Arrestohen dy persona në Sërmnovë të Gostivarit, policia u sekuestron marihuanë

Më 12.11.2026, në orën 15:30, në fshatin Sërmnovë të Gostivarit, punonjësit e policisë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personat B.D. (23) nga Gostivari dhe I.G. (23) nga fshati Sërmnovë, Gostivar, sepse gjatë kontrollit tek ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ata janë ndalur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre…

Lajme

LAMM: Prej sot fillon detyrimi ligjor për posedim të pajisjeve dimërore në automjete

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, me rrugë të lagura, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Nuk ka vonesa më të gjata në pikat kufitare në anën e Maqedonisë për hyrje dhe dalje nga vendi.Nga 15 nëntori 2026, fillon detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve…

Lajme

Numri i viktimave në komunikacion është ulur për mbi 35 për qind

Rrugët e Maqedonisë së Veriut kanë marrë 62 jetë njerëzish gjatë tetë muajve të parë të këtij viti. Edhe pse bëhet fjalë për një numër shqetësues viktimash, statistikat tregojnë përmirësim të dukshëm krahasuar me vitin e kaluar, kur në të njëjtën periudhë në aksidente komunikacioni kishin humbur jetën 96 persona. Kjo paraqet ulje prej mbi…

Lajme

Kërcënoi një qytetar përmes aplikacionit, kallëzohet penalisht zyrtari i MPB-së – kërkohet edhe suspendimi i tij

Kontrolli i Brendshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal ndaj një të punësuari në Njësinë e Punëve të Brendshme në Kisella Vodë, i dyshuar për dërgimin e mesazheve kërcënuese ndaj një qytetari nga Shkupi. Sipas MPB-së, bëhet fjalë për V.N., dokumentarist në sektorin për statistikë dhe dokumentim, i cili më 18…

Lajme

LSDM: Alta Banka nuk ishte e pranishme në Maqedoni gjatë qeverisjes sonë, Mickoski po përpiqet ta fshehë skandalin!

LSDM akuzon VMRO-DPMNE-në dhe kryeministrin Hristijan Mickoski se po mbrojnë bankën serbe “Alta Banka”, presidentin Aleksandar Vuçiq dhe bankierin Davor Macura, duke u përpjekur t’ia hedhin përgjegjësinë ish-qeverisë. Në konferencën e sotme për media, Maja Serafimovska-Borozan hodhi poshtë pretendimet e pushtetit lidhur me një dokument të Gazetës Zyrtare të qershorit 2023, duke i cilësuar ato…

Lajme

Dy raste të dhunës në familje në Gostivar, arrestohen dy persona

Policia ka privuar nga liria dy persona në rajonin e Gostivarit, të dyshuar për dhunë fizike ndaj bashkëshorteve dhe ish-partnereve të tyre. Rastet janë regjistruar më 14 dhe 15 nëntor, në Çegran dhe Gostivar.Rasti i parë ka ndodhur në Çegran. “Më 14 nëntor, në orën 18:45, policia ka arrestuar M.O. (37), i cili dyshohet se…

Lajme

12 milionë euro në foto! Grupi kriminal nga Elbasani krenohej me paratë e trafikut të kokainës

Një fotografi që paraqet rreth 12 milionë euro është realizuar në një ndërtesë në Peqin dhe është shkëmbyer mes anëtarëve të një grupi kriminal nga Elbasani. Gazetari Eni Ferhati, në emisionin „Opinion”, sqaroi se paratë dyshohet se vinin nga trafiku i kokainës. Sipas tij, paratë transportoheshin me çanta dhe valixhe, përmes korrierëve, të cilët i…

Lajme ditore

Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese, i kërkonte para një burrit nga Gostivari

Më 13.11.2026, në ora 18:50, punonjësit e policisë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personin G.K. (39) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se përmes një aplikacioni në telefonin celular i ka dërguar mesazhe dhe video-incizime me përmbajtje kanosëse personit I.A.…

Lajme ditore

Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar

Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar Më 09.11.2026, në ora 15:20, në Departamentin për Punë të Brendshme (DPB) Gostivar, një punonjëse e Prokurorisë Themelore Publike në Gostivar ka denoncuar një incident të ndodhur në vendin e saj të punës. Sipas denoncimit, në dy raste të ndara, përkatësisht në ora 09:00…

Lajme ditore

Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria

Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria Më 12.11.2026, në orën 20:35, në fshatin Çegran, në rrethinë të Gostivarit, nëpunës policorë të Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar e kanë privuar nga liria H.S. (26), nga fshati Çegran. Gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve „Mitsubishi“, me targa të…

Lajme

Tragjedia në Rrugën e Arbërit! 42-vjeçarja nga Tetova mes dy viktimave të aksidentit, pesë të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur paraditen e sotme zonën pranë tunelit të Murrizit, në Xibër të Dibrës, ku dy automjete janë përplasur fuqishëm. Bilanci është tragjik: dy persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe 42-vjeçarja nga Tetova, Maltina Ferati, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital. Viktima…

Lajme ditore

AKSIDENT NË DEBRESH, 52-VJEÇARI RRËZOHET NGA SHKALLËT DHE LËNDOHET RËNDË

AKSIDENT NË DEBRESH, 52-VJEÇARI RRËZOHET NGA SHKALLËT DHE LËNDOHET RËNDË Më 12.11.2026, në orën 15:10, në SPB Tetovë, nga Qendra Mjekësore e Gostivarit është raportuar se tek ata është sjellë me lëndime të rënda trupore G.R. (52) nga fshati Debresh i Gostivarit. Sipas raportimit, ai i ka marrë lëndimet gjatë rrëzimit nga një shkallë ndërsa…

Lajme ditore

Valbon Limani në terren: Inspekton ecurinë e punimeve në disa lokacione në qytet

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka inspektuar sot nga afër ecurinë e punimeve infrastrukturore që po realizohen në disa lokacione të qytetit. Inspektimi ka nisur në rrugën “Ilja Anteski – Smok”, ku aktualisht po zhvillohen punime për rindërtimin e saj të tërësishëm. Gjatë vizitës, Limani është njoftuar për dinamikën e realizimit të punimeve…