Connect with us

Lajme

Halil Snopçe: VLEN pa vizion, rezultatin do ta shohin në zgjedhje

Published

on

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, nga tubimi në Gostivar u shpreh se ish-partnerët nga VLEN kanë treguar mosmirënjohje, edhe pse falë Arben Taravarit janë në pushtet.

“Edhe disa ish-shokë që janë bërë zyrtarë falë Taravarit sot na sulmojnë. Nuk kanë vizion të përbashkët politik. Paramendoni të flasësh me ta për çështje kombëtare. Janë në huti të plotë. Aktiviteti i tyre politik është si shumëzimi me zero. Ja për shembull: 20-30 punësime te maqedonasit, zero te shqiptarët”, deklaroi Snopçe.

Ai shtoi se koalicioni VLEN para një viti fliste për ndryshime kushtetuese dhe largimin e 20%, por sot janë zhgënjim.

“Tash mbështeten te votat e VMRO-së. Në tetor, ato vota do të shumëzohen me zero. Do ta kuptojnë se do të mbesin pa asnjë kryetar komune”, tha Snopçe.

Ai ftoi ish-bashkëpartiakët të kandidojnë për kryetarë komunash që, siç tha, ta shohin vetë rezultatin.

Continue Reading

Lajme

Tahir Bexheti, zgjidhet kryetar i shtabit të degës së Bogovinës

Published

on

By

Arben Taravari, kryetar i ASh-së ka njoftuar se kjo strukturë partiake ka zgjedhur kryetarin e shtabit të degës së Bogovinës, njofton Top24

“Z.Tahir Bexheti u zgjodh sot kryetar i shtabit të degës së Bogovinës.

Urime dhe Suksese Tahir!”, shkruan Taravari.

Continue Reading

Lajme

Njomza Shaqiri reagon pas vendimit të KShZ-së: Në Gostivar numri i këshilltarëve do të ulet nga 31 në 23

Published

on

By

Zëdhënsja e ASh-së, Njomza Shaqiri ka reaguar pas vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor për të ulur numrin e këshilltarëve komunalë, njofton Top24

Ajo thotë se me këtë vendim, në Gostivar numri i këshilltarëve do të ulet nga 31 në 23.

“Më shumë parti se këshilltarë komunal

Duke e ulur numrin e këshilltarëve komunal në Gostivar, nga 31 në 23, do të ulet ndjeshëm përfaqësimi i zërit qytetar shqiptar dhe forca e vendimmarrjes në nivel komunal.
Shqiptarët më shumë se kurrë duhet të veprojnë
BASHKË!
Për komunat tona, për ardhmërinë tonë!”, shkruan Shaqiri.

Continue Reading

Lajme

Rregullat për hyrje në BE shtyhen deri në prill 2026, do të kërkohen gjurmë gishti

Published

on

By

Edhe pas 12 tetorit qytetarët e Maqedonisë do të hyjnë në zonën Shengen pa qenë të detyruar të kenë lënë në sistemin e Bashkimit Evropian të dhëna biometrike si fotografi dhe gjurmë gishti. Sipas ministrit të Transportit Aleksandar Nikolloski, i cili sot ishte në vizitë pune në Odën Ekonomike, për të dëgjuar shqetësimin e komunitetit pikërisht rreth rregullave të reja për udhëtim dhe qëndrim në BE, mbetet pyetje kur realisht do të nisë mënyra e re e hyrjes në BE.

“Sa i përket rregullave për hyrje në Bashkimin Evropian, ato janë shtyrë për Maqedoninë, ato do të fillojnë, nëse fillojnë, nga prilli i vitit të ardhshëm, nëse nuk ka sërish shtyrje. Ndërkohë, ne jemi në dialog aktiv me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian”, tha Aleksandar Nikolloski – ministër i Transportit.

Ndryshe, qëllimi i rregullave të reja për hyrje dhe dalje në Bashkimin Evropian është digjitalizimi i plotë i hyrjes dhe daljes nga zona e Unionit, si dhe mbajtja elektronike e të dhënave për numrin e lejuar të ditëve të qëndrimit që nuk duhet të kalojë 90 ditë në periudhë prej 180 ditësh.

“Në thelb, ajo për të cilën jemi informuar është se sistemi ekzistues që ka Bashkimi Evropian po digjitalizohet, bota po ecën përpara, normalisht edhe teknologjia po ecën përpara dhe në këtë drejtim sigurisht duhet të respektohet ajo që po fut BE nga njëra anë. Nga ana tjetër, nuk duhet të komplikohen procedurat për hyrjen e qytetarëve maqedonas”, shtoi ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

Ndryshe, pasi të zbatohet ky rregull i ri për hyrje në BE, pas gjashtë muajve do të nisë një detyrim shtesë për të gjithë udhëtarët që do të duan të hyjnë në Union. Kjo do të nënkuptojë aplikim online për leje për të shkuar në zonën Shengen, për çka do të duhet të paguhen shtatë euro. Leja e fituar do të vlejë tre vjet, pas së cilës procedura përsëritet.

Continue Reading

TOP Lajme