Connect with us

Lajme

Sonte të gjitha rrugët çojnë në Gostivar – Çfarë do të kumtojë Taravari në tubimin e Aleancës për Shqiptarët?

Published

on

Sonte 26 Qershor, Aleanca për Shqiptarët, ka paralajmëruar një tubim madhështor në Qendrën për Kulturë në Gostivar, duke filluar nga ora 20:00. Me thirrjen simbolike “Mblidhemi në Gostivar!”, partia fton përkrahësit të bëhen pjesë e një ngjarjeje që synon të përcjellë jo vetëm energji, por edhe drejtim të qartë politik.

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, do të mbajë një fjalim që pritet me interes të madh, në një moment kur partia është duke rishkruar rolin e saj në arenën politike shqiptare. Burime nga brenda partisë bëjnë të ditur se Taravari do të paraqesë elemente kyçe të platformës së re politike, do të japë qëndrime për rreshtimet e mundshme politike dhe do të adresojë pritshmëritë e qytetarëve për një përfaqësim më dinjitoz.

Gostivari n’💜 – 26 Qershor, ora 20:00, Qendra për Kulturë. Aleanca po thërret!

Continue Reading

Lajme

Limani: Zgjerohet bulevardi “Vëllezërit Gjinoski” në katër korsi, hapen edhe katër rrugë të reja

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani në intervistën e fundit të tij, mes tjerash theksoi se bulevardi “Vëllezërit Gjinovski” do të zgjerohet në 4 korsi.

“Kohëve të fundit kemi punuar intensivisht në procedurën e eksproprijimit dhe një nga procedurat që tashmë e kemi kryer është një objekt në bulevardin “Vëllezërit Gjinovski”, i cili i takon Bllokut urbanistik 2 dhe me të cilën u eksproprijua një objekt dhe do të mundësohet që ky segment prej Vitamin Aga deri te ura e gjykatës të realizohet si bulevard me 4 korsi”, u shpreh kryetari i Komunës, Valbon Limani.

Kreu i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani theksoi procedura e eksproprijimit ka përfunduar për t’u hapur rruga prej te stacioni i autobusëve në drejtim të lagjes “Pitarnicë”.

“Kemi përfunduar edhe një procedurë eksproprijimit i cili gjendet në Bllokun urbanistik 8, me të cilin do të mundësohet që të hapet rruga prej stacioni i autobusëve në drejtim të hekurudhës në lagjen “Pitarnicë”. Paralel me këto, kemi edhe afër dy-tre procedura të tjera eksproprijimi me të cilat do të mundësohet të hapim edhe tre rrugë të tjera”, u shpreh Limani.

Continue Reading

Lajme

ASH – Tetovë: VLEN vazhdon presionet ndaj gazetarëve!

Published

on

By

Sot në Tetovë ndodhi një akt i rëndë dhe i papranueshëm për një shoqëri demokratike: gazetari Nevrij Ademi nga mediumi Tetovasot u ndalua dhe u mbajt për më shumë se dy orë në polici, vetëm pse kërkoi informacion publik për një çështje që i përket interesit të qytetarëve të Tetovës. Ky veprim është urdhëruar politikisht nga kryetari i komunës, Bilall Kasami, i cili ka degraduar çdo standard demokratik dhe liri të shprehjes në qytet.

Kur një gazetar ndalohet vetëm pse kërkon të vërtetën, kur policia mobilizohet jo për të mbrojtur rendin por për të mbrojtur interesat personale të pushtetit lokal, atëherë kemi hyrë në territorin e rrezikshëm të autokracisë.

Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë e dënon me forcë këtë sjellje skandaloze dhe i bën thirrje të gjitha organizatave për të drejtat e njeriut, shoqërisë civile dhe trupave diplomatikë në vend që të ndjekim me vëmendje sjelljen diktate të Bilall Kasamit ndaj mediumeve. Ne qëndrojmë fuqishëm në krah të mediumit Tetovasot dhe gazetarit Nevrij Ademi dhe çdo zëri të lirë në këtë vend. Tetova nuk do të heshtë përballë frikësimit politik. Liria e shprehjes nuk do të mbytet nga urdhrat e Bilall Kasamit dhe arroganca e pushtetit që veç më i trembet humbjes.

Aleanca për Shqiptarët Dega Tetovë

Continue Reading

Lajme

Yllka Nuredini pas babait drejtor, rehaton edhe motrën në Ministrinë e Shëndetësisë

Published

on

By

Rasti i familjes Nuredini nga Dibra po ngre dyshime serioze për nepotizëm dhe favorizime politike në institucionet shtetërore. Pas punësimit të Yllka Nuredinit te Arben Fetai, tashmë edhe motra e saj, vetëm 18-vjeçare, është punësuar në Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa babai i tyre mban pozitën e drejtorit në një institucion publik.

Ky zinxhir punësimesh brenda të njëjtës familje ka hapur debate të forta rreth mënyrës se si funksionon sistemi i punësimeve në administratë dhe sa i kontrolluar është ky proces nga politika. Kritikat më të mëdha shkojnë në adresë të Ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu, nën drejtimin e të cilit ndodh ky rast, duke vënë në pikëpyetje transparencën dhe drejtësinë e konkursit publik.

Në një kohë kur qindra të rinj të kualifikuar mbeten pa punë ose detyrohen të emigrojnë për një vend pune të ndershëm, punësimi i një 18-vjeçareje në një ministri kyçe si ajo e Shëndetësisë shihet si shpërdorim i pushtetit dhe privilegj i pastër familjar.

Ky rast është vetëm edhe një tregues i kulturës së nepotizmit që vazhdon të minojë institucionet dhe të rrënojë besimin e qytetarëve në shtetin ligjor. Përgjegjësia politike bie mbi ministrin Aliu, i cili duhet të sqarojë publikisht se si është e mundur që familja Nuredini të “rezervojë vende pune” në institucionet shtetërore, ndërkohë që qytetarët e tjerë trajtohen si qytetarë të dorës së dytë.

Continue Reading

TOP Lajme