Connect with us

Lajme

Arben Fetai në stilin e PSD-së, hodhem themelet e shtetit ligjor

Published

on

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka vlerësuar se gjatë vitit të parë të qeverisjes së koalicionit VLEN, vendi ka rikthyer rendin dhe ligjin, ndërsa është shënuar një numër rekord projektesh të financuara në komunat shqiptare. “Në vitin e parë të Qeverisë VLEN e rikthyem rendin dhe ligjin, financuam projekte rekord në komunat shqiptare, lehtësuam lëvizjen me Kosovën dhe realizuam ose filluam më shumë se 250 projekte”, ka deklaruar Fetai në një postim në rrjetet sociale.

Ai theksoi se qeveria do të vazhdojë me vrull edhe në tre vitet e ardhshme, me synim zbatimin e plotë të programit qeveritar dhe platformës së koalicionit VLEN. “Themelet e ndryshimit i hodhëm këtë vit të parë të qeverisjes. Tani fillon ndërtimi i një shteti ligjor, të fuqishëm e i barabartë për të gjithë”, nënvizoi Fetai.

Continue Reading

Lajme

Pasholli: Me mbështetje të VLEN-it sot shuhet inspektorati i gjuhëve

Published

on

By

Deputetja e Frontit për Europë, Arbana Pasholli përmes një postimi në profilin e saj ka sqaruar se sot në seancë parlamentare VLEN në mënyrë tinëzare votoi për heqjen e statusit juridik të inspektoratit të gjuhëve, shkruan Top24

“Ashtu siç e paralajmëruam që në fillim, me qasje tinzare siç është bërë praktikë, sot shumica parlamentare, me mbështetjen e VLEN-it, votoi për heqjen e statusit juridik të Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve.

Kjo është goditje direkte ndaj të drejtave gjuhësore dhe një hap pas në respektimin e barazisë në këtë shtet.

Shqiptarët meritojnë më shumë të drejta!”, ka përfunduar deputetja Pasholli.

Continue Reading

Lajme

Isen Shabani nis afalltimin e Dobërdollit, rrugë më të mirra për të gjithë

Published

on

By

Kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani përmes një postimi ka njoftuar se sot ka filluar asfalltimi i rrugëve të fshatit Dobridoll për të restauruar infrastrukturën rrugore dhe për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve.

“Dobërdolli sot me pamje të re!
Filloi asfaltimi i rrugës së fushës – investim që ndjehet, ndryshim që shihet!
E gëzofshi!”, ka nënvizuar Shabani.

Continue Reading

Lajme

Petar Bogojeski nuk u largua, u promovua – Gazetari Jonuzi: Ka marrëveshje me Mickoskin dhe VMRO-në për zgjedhjet lokale!

Published

on

By

Gazetari Destan Jonuzi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj lajmeve për shkarkimin e Petar Bogojeskit. Ai hedh poshtë pretendimet për shkarkim dhe zbulon prapaskena të reja politike që përfshijnë marrëveshje me kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, si dhe bashkëpunim për zgjedhjet lokale.

Postimi i plotë i Jonuzit:

“Petari nuk u shkarkua. Mos e gënjeni opinionin. Ai është pajtuar me Mickoskin për funksion tjetër në kuadër të Qeverisë.

Madje ajo që është më interesante – ka bërë marrëveshje koalicion me VMRO-në për zgjedhjet lokale. Tash kushdo që do e ketë mbështetjen e VMRO-së në zgjedhjet lokale e ka edhe të Petarit.

‘Gllavata gore…’, ka përfunduar Jonuzi.

Continue Reading

TOP Lajme