Connect with us

Lajme

Bekim Qoku në press konferencë, deputetët e Alternarivës e bojkotojnë, a po ndahet VLEN?

Published

on

Koordinatori i grupit parlamentarë të VLEN-it, Bekim Qoku sot është paraqitur në një press konferencë së bashku me dy deputetët e VLEN, Mimoza Musën nga ASH-Taravari dhe Feride Haxhiu nga Lëvizja Demokratike, duke u bojkotuar nga Alternativa, shkruan Top24

Continue Reading

Lajme

Hamza Nuhiu përfaqëson FRASH në trajnim evropian për demokracinë

Published

on

By

Nga data 14 deri më 22 qershor 2025, Hamza Nuhiu, kryetar i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët – dega Çair (FRASH), mori pjesë në një trajnim ndërkombëtar me temën “Demokracia, menaxhimi i polariteteve të demokracisë”, i zhvilluar në Bansko të Bullgarisë, informon PressOnline.al

Në këtë projekt të organizuar nga Bashkimi Evropian, VVI Foundation dhe Erasmus+, Nuhiu ishte një nga 28 pjesëmarrësit, mes të cilëve ishin liderë të forumeve rinore të partive politike dhe drejtues të OJQ-ve nga 8 shtete të ndryshme evropiane.

Gjatë programit u organizuan sesione të fokusuara në menaxhimin e demokracisë, analiza të zbatimit të saj në vendet pjesëmarrëse, si dhe aktivitete bashkëpunuese dhe sfiduese në natyrë.

Përvoja më e veçantë, sipas Nuhiut, ishte ndjekja e ligjëratave të profesorit të njohur amerikan, Dr.William Benet, ideator i konceptit “Demokracia Plurale”, i cili ndau me pjesëmarrësit një qasje të thellë mbi pluralizmin demokratik dhe sfidat e kohës moderne.

Nuhiu falënderoi të gjithë mbështetësit e tij dhe veçanërisht kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për përkrahjen dhe mundësinë përfaqësuese.

“Rinia, çelësi i Tetorit”, ishte mesazhi përmbyllës ngakreu i FRASH, Çair.

Continue Reading

Lajme

Taravari për 1 vjetorin e qeverisë: VLEN-i dështoi!

Published

on

By

Në njëvjetorin e Qeverisë, kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, i cili e braktisi atë para dy muajsh, shprehet se VLEN, nga një projekt i mrekullueshëm, u shndërrua në një dështim.

Treshja që aktualisht përbën ekzekutivin, Taravari e cilëson si një zhgënjim.

“Sot, në njëvjetorin e qeverisjes nga trojka VMRO–ZNAM–VLEN, nuk më mbetet tjetër veçse, me zhgënjim, të konstatoj se VLEN, nga një projekt i mrekullueshëm, u shndërrua shpejt në një përpjekje të dështuar…”, shkruan kryetari i ASH-së, Arben Taravari, në statusin e tij të fundit në rrjetet sociale.

Më tej në shkrimin e tij, Taravari thotë:
“Duke qenë pjesë e kësaj qeverie për 11 muaj, marr përgjegjësitë e mia dhe ju kërkoj ndjesë që nuk arritëm ta çonim ndryshimin përpara!”

Kreu i ASH-së thekson se ndryshimi nënkupton ndërrim të mentalitetit, jo vetëm të subjekteve politike.

“Ndryshim nuk do të thotë të ndryshojnë emrat e partive, por mentaliteti i tyre!”

Shkrimin e tij, kryetari i ASH-së e mbyll me një mesazh të fuqishëm:

“Gjithsesi, jemi ende në kohë, nëse jemi në vendin e duhur. Prandaj, ftoj çdo parti të bashkohet me forcën e popullit dhe me të drejtat e tij!”

Në fund, Taravari thekson:
“Ngadhnjejmë në tetor, i cili është afër – shumë, shumë afër!”

Continue Reading

Lajme

Nuk ndalen telashet e Alternativës, forumi rinor apel Ibrahimi, Gashit dhe Sali, thirni mbledhje të kryesisë nuk duam të jemi vegla të partive tjera

Published

on

By

Kanë vazhduar edhe më tej problemet me partinë Alternativa ku një profil tjetër i kësaj partie këtë herë nga radhët e forumit rinorë i kanë kërkuar nga kryetarit të partisë Zeqirja Ibrahimi, ish kryetarit Afrim Gashi dhe nënkryetarit të partisë Bekim Saliu që të thërasin kryesinë sa më parë për të shqyrtuar pozicionet e kësaj partie dhe të mos shëndrohemi në vegla të partive të tjera, shkruan Top24

Continue Reading

TOP Lajme