Lajme
Shtohen zërat: Arben Fetai për kryetar të VLEN-it
Drejtori i Ansamblit Muzikor të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tetovë, Blerim Qamili, i është bashkuar zërave në rritje që mbështesin Arben Fetain si kandidat të mundshëm për kryetar të koalicionit VLEN. Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Qamili ka theksuar se VLEN ka nevojë për një figurë të re, të pandikuar nga politika e së kaluarës.
“Ngelem neutral sa i përket raporteve personale Taravari-Fetahi. Koha do të tregojë se cili ka të drejtë, megjithatë: Koha për Figurën e Re,” ka shkruar Qamili.
Ai thekson se Arben Fetai përfaqëson ndryshimin e vërtetë brenda koalicionit VLEN dhe se, sipas tij, të tjerët janë kthyer në simbol të stagnimit politik.
“Brenda VLEN-it, Arben Fetahu është zëri dhe fytyra e këtij ndryshimi. Të tjerët, sado aktivë në të kaluarën, janë kthyer në simbol të stagnimit. Për një hap përpara, duhet të zgjedhim të pandoturit nga politika e djeshme. I vetmi opcion për kryetar të VLEN-it ngelet Arben Fetahi”, përfundon postimi i Blerim Qamilit.
Ky reagim vjen në një moment të ndjeshëm për strukturat e VLEN-it, ndërsa po diskutohet lidershipi i ardhshëm i koalicionit.

