Connect with us

Lajme

Ekskluzive – Artana Asani, gruaja e parë që do të drejton një Ndërmarrje Publike në Gostivar

Published

on

Në ambientet e kabinetit të Kryetarit të Komunës së Gostivarit, sot u zhvillua ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së drejtorit të Ndërmarrjes Publike Komunale “Komunalec”, shkruan Flaka Media

Kryetari i Komunës, Valbon Limani, falënderoi ish-drejtorin Zeadin Nuredini për angazhimin dhe punën njëvjeçare në krye të ndërmarrjes, ndërsa uroi Artana Asanin për marrjen e detyrës së re si ushtruese detyre – drejtoreshë.

Për herë të parë një grua do të drejtojë një Ndërmarrje Publike në Komunën e Gostivarit.

Artana Asani vjen në këtë pozitë nga brenda administratës komunale, me një përvojë mbi 15-vjeçare në fushën e financave, çka konsiderohet një garanci për profesionalizëm dhe vazhdimësi në menaxhimin e Komunalec-it.

Në fjalën e tij, Zeadin Nuredini njoftoi përfundimin e mandatit të tij njëvjeçar në krye të NP Komunalec, dhe bëri të ditur se do të rikthehet në profesionin e tij si mësimdhënës në Shkollën Fillore “Bashkimi” në Gostivar.

Ky ndryshim shënon një moment të veçantë për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në pozita udhëheqëse brenda institucioneve publike lokale. Flaka Media

Continue Reading

Lajme

Takim i veçantë i Arben Taravarit me Niko Peleshin: Bashkëpunim ndërinstitucional dhe koordinim politik për integrim rajonal

Published

on

By

Në kuadër të vizitës në qytetin e Korçës, delegacioni i Aleancës për Shqiptarët, i udhëhequr nga kryetari Dr. Arben Taravari, zhvilloi një takim të veçantë me z. Niko Peleshi, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Takimi u zhvillua në një frymë të hapur dhe bashkëpunuese, ku u diskutuan:

– rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut,
– perspektivat e integrimit rajonal dhe
– nevoja për ndërlidhje më të fortë të faktorit politik shqiptar në të dy anët e kufirit.

Të dy palët theksuan nevojën për kontakte të rregullta dhe bashkëpunim të vazhdueshëm, me qëllim koordinimin në çështje me interes të përbashkët për shqiptarët kudo që ndodhen.

Continue Reading

Lajme

Delegacioni i ASH-së në Korçën e shkollës së parë shqipe: Forcojmë urat e bashkëpunimit me komunat juglindore të Shqipërisë

Published

on

By

Një delegacion i Aleancës për Shqiptarët, i kryesuar nga kryetari i partisë, Dr. Arben Taravari, po zhvillon një vizitë zyrtare në komunat dhe bashkitë juglindore të Republikës së Shqipërisë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkufitar.

Pas ndalesës së parë në Bashkinë e Pogradecit, ku u pritën nga kryetari Ilir Xhakolli, delegacioni ndodhet sot në qytetin e Korçës, një nga qendrat më të rëndësishme të kulturës, arsimit dhe historisë shqiptare – qyteti i shkollës së parë shqipe, i muzeve dhe i traditës së rikthyer europiane.

Delegacioni u prit nga kryetari i Bashkisë së Korçës, z. Sotiraq Filo, me të cilin u zhvillua një takim i frytshëm mbi mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Së bashku, vizituan edhe Muzeun e Shkollës së Parë Shqipe, një simbol i rëndësishëm i arsimit dhe identitetit kombëtar shqiptar.

Në fokus të diskutimeve ishin:
• shkëmbimi i përvojave ndërmjet komunave dhe bashkive,
• projekte të përbashkëta në fushën e arsimit dhe kulturës,
• shkëmbimi i nxënësve dhe aktiviteteve rinore,
• bashkëpunimi në zhvillimin e turizmit ndërkufitar,
• dhe sidomos zbatimi i modelit të turizmit katërstinor, që Korça e ka zhvilluar me sukses dhe që mund të shërbejë si shembull i mirë edhe për komunat tona në Maqedoninë e Veriut.

Dr. Arben Taravari u shpreh:
“Korça është shembull i vizionit, identitetit dhe funksionimit europian të një qyteti që nuk ka humbur rrënjët e veta. Jemi të bindur se përmes lidhjeve të drejtpërdrejta ndërmjet komunave dhe bashkive tona, do të forcojmë rrjetin e bashkëpunimit shqiptar në rajon, në shërbim të qytetarëve tanë dhe të zhvillimit të përbashkët.”

Po ashtu, delegacioni, i kryesuar nga kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Dr. Arben Taravari, zhvilloi një takim të veçantë edhe me z. Niko Peleshi, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Gjatë takimit u shkëmbyen mendime rreth bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet dy vendeve, perspektivave të integrimit rajonal dhe rëndësisë së ndërlidhjes ndërmjet faktorit politik shqiptar në të dy anët e kufirit. Palët theksuan rëndësinë e mbajtjes së kontakteve të rregullta për të forcuar frymën e bashkëpunimit dhe koordinimit në çështje me interes të përbashkët.

Delegacioni përbëhet nga:
• Dr. Arben Taravari – Kryetar i Aleancës për Shqiptarët,
• Valbon Limani – Kryetar i Komunës së Gostivarit,
• Isen Shabani – Kryetar i Komunës së Vrapçishtit,
• Blerant Ramadani – Kandidat për Kryetar të Komunës së Sarajit,
• dhe Nazim Taipi – Kandidat për Kryetar të Komunës së Tearcës.

Vizita zyrtare do të vazhdojë në Ersekë dhe Pustec, si pjesë e turneut institucional në komunat e rajonit juglindor të Shqipërisë.

Aleanca për Shqiptarët mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një bashkëpunimi të qëndrueshëm ndërmjet institucioneve lokale shqiptare kudo në rajon, duke promovuar zhvillim të përbashkët, solidaritet dhe vizion mbarëkombëtar.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Shqiptarët e Amerikës letër Trumpit: Njohja reciproke Kosovë-Serbi, zgjidhja e vetme – ju jeni paqebërësi i shekullit

Published

on

By

Organizata Albanians for America (AFA) dhe një numër organizatash të komunitetit shqiptaro-amerikan i kanë drejtuar një letër të hapur Presidentit Donald J. Trump, duke e cilësuar si “paqebërësin e shekullit” dhe duke e inkurajuar fuqimisht që të mbështesë përmbylljen e procesit të njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në letrën e firmosur nga AFA dhe organizatat bashkëpunëtore, theksohet mbështetja e plotë për thirrjet për implementimin e menjëhershëm të njohjes reciproke si zgjidhja e vetme për paqen afatgjatë në Ballkanin Perëndimor.

“Njohja reciproke nuk është thjesht një formalitet diplomatik, është rruga më efektive dhe pragmatike përpara. Zgjatja e status quo-së është destabilizuese dhe rrezikon sigurinë rajonale dhe interesat amerikane,” thuhet në letër.

Organizatat shqiptaro-amerikane i bëjnë thirrje Presidentit Trump që të:

Riafirmojë publikisht mbështetjen e SHBA-së për njohjen reciproke Kosovë–Serbi si bazë për paqe të qëndrueshme;

Inkurajojë të dy vendet të finalizojnë njohjen dhe të angazhohen për bashkëpunim, mbi bazën e normalizimit të marrëdhënieve;

Mbështesë mekanizma të fortë për zbatim të plotë dhe të përkohshëm të marrëveshjeve të arritura.

Letra përfundon me një mesazh të fuqishëm përkrahjeje për Trump, duke theksuar se komuniteti shqiptaro-amerikan është i gatshëm të mbështesë çdo përpjekje që do të sjellë përfundimisht një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme për çështjen e Kosovës.

“Faleminderit për angazhimin tuaj të vazhdueshëm për paqen përmes forcës dhe për udhëheqjen tuaj në këtë çështje të rëndësishme,” përmbyllet letra.

Continue Reading

TOP Lajme