Connect with us

Lajme

Largohet nga detyra edhe një kuadër i ASH-së, Genc Selmani dorëhiqet nga posti u.d drejtor i shtëpisë së shëndetit në Kërçovë

Published

on

U.D drejtor i shtëpisë së shëndetit në Kërçovë, Genc Selmani kuadër i ASH-së së Arben Taravarit është dorëhqur nga detyre sot duke deponuar dorëheqjene tij, shkruan Top24

LETËR DORËHEQJE
Sot kam dorëzuar dorëheqjen time të
parevokueshme nga U.D. Drejtor I ISHP Shtëpia e Shëndetit Kërçovë. Ishte një periudhë 10 mujore angazhimi maksimal, përkushtimi për t’i shërberyer detyres së besuar dhe shëndetit kolektiv të qytetarëve të Kërçovës, për të cilën mendoj se e
kam ushtruar me korrektësi dhe profesionalizëm.
Detyra e besuar më dha mundësinë të takoj
dhe njoh njerëz të mirë dhe profesionista të devotshëm për të cilër besoj ju kam qëndruar afër
gjatë ushtrimit të detyrës sime, me të cilët kemirealizuar punë dhe detyrime që nuk kanë qenë të realizuara paraprakisht. I vetdijshëm se ka akoma
shumë punë për të realizuar dhe duke marr parasysh situaten e pazakont politike morra vendimin të tërhiqem nga funksioni U.D. Drejtor dhe ti jap
mundësi funksionalitetit të institucionit dhe shëndetit kolektiv të Kërçovës, në të njejtën kohë qëndroj në gadishëmeri për bashkpunim në të
ardhmen në funksion të interesit të shëndetit kolektiv dhe Institucionit ISHP Shtëpia e Shëndetit Kërçovë. Faleminderit ish ministrit, kabinetit të tijë, kolegeve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të mi për
bashkëpunimin korrekt dhe të ndërsjellë që e patëm.
Mirnjohje edhe kryetarit Arben Taravari
dhe organeve partiake të ASH-së, duke filluar nga dega e ASH-së Kërçovë deri tek Kuvendi qëndror i partisë për mbështetjen dhe besimin e dhënë,
mendoj se në asnje moment nuk i kam zhgënjyer me punën time duke dashur ta lartësoj dhe afirmoj rolin
e subjektit që përfaqësoj. Faleminderim i veçantë për familjen time, që si gjithmonë edhe kësaj rradhe
më kanë mbështetur për respektimin e vendimit tim personal, ju falenderoj edhe të gjithë ju mbeshtetës
për ndihmën dhe përkrahjen e dhën të pa rezervë për të cilën ndjej përveç mirnjohjes edhe përkulje.
Ndihem i lumtur dhe krenar për çdo ditë të punës sime, kryelartë e përplot energji, entuziazëm,përkushtim dhe përgjegjesi për të vazhduar më tej
për tu ballafaquar me çdo sfid, ku do të jetë i nevojshëm kontributi im I pakursyer në funksion të
jetës shoqërore ,veprimtaris institucionale,profesionale dhe
politike.
I juaji:
Dr.Genc Selmani, ka përfunduar Selmani.

Continue Reading

Lajme

Isen Shabani nënshkruan Kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike në Vrapçisht

Published

on

By

Kandidati i Aleancës për Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, së bashku me kundërkandidatin e tij, nënshkroi sot në ambientet e Komisionit Komunal Zgjedhor – Vrapçisht Kodin për zgjedhje të ndershme, demokratike dhe transparente, njofton Top24

Shabani e cilësoi këtë akt si një zotim serioz për një proces zgjedhor me standarde të larta demokratike dhe ftoi qytetarët të marrin pjesë masivisht në votime.

“Sot, në ambientet e Komisionit Komunal Zgjedhor – Vrapçisht, së bashku me kundërkandidatin tim, nënshkruam Kodin për zgjedhje korrekte, demokratike dhe transparente. Ky akt nuk është vetëm një formalitet, por një zotim i qartë se e gjithë fushata dhe procesi zgjedhor do të zhvillohet me ndershmëri, respekt dhe barazi për çdo qytetar. Ftoj të gjithë qytetarët që më 19 tetor të dalin masivisht dhe të votojnë sipas bindjes së tyre, me vendosmëri që askush – as kryeministri e as ndonjë politikan tjetër – të mos ua caktojë të ardhmen. E ardhmja e Vrapçishtit vendoset vetëm nga qytetarët e tij, me votë të lirë dhe demokratike. Uroj që të kemi një garë të ndershme dhe demokratike. Shëndet dhe sukses për të gjithë!”

Continue Reading

Lajme

Dogana kthen vulat vetëm në maqedonisht, shqipja eliminohet plotësisht!

Published

on

By

Një lëvizje që ka shkaktuar indinjatë te punonjësit shqiptarë, por jo edhe te udhëheqësia e Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë së Veriut. Kjo e fundit ka rikthyer përdorimin ekskluziv të gjuhës maqedonase në vulat zyrtare. Nëse deri dje dokumentet vuloseshin në dy gjuhë: në maqedonisht dhe shqip, nga sot ato do të vulosen vetëm në maqedonisht.

Ky veprim shihet si hap prapa në respektimin e të drejtave gjuhësore dhe rrezikon të shkaktojë tensione të reja në raportet ndëretnike.

Drejtor i Doganave të Maqedonisë së Veriut është Boban Nikollovski, ndërsa zëvendësdrejtor Mustafa Dauti, kuadër i Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit. Se shqipja nuk respektohet më në këtë institucion, tregoi edhe shënimi i 33-vjetorit të Doganave, ku i gjithë manifestimi kaloi pa asnjë shenj në gjuhën shqipe. Madje, edhe doganierët e paraqitur në një video-mesazh të Doganave, ishin detyruar të flasin në maqedonisht. Dhe e gjithë kjo në sytë e zëvendësdrejtorit Dauti, i cili vazhdon të heshtë ndaj nënçmimit që i bëhet gjuhës shqipe, edhe ose e njëjta është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. (koha.mk)

Continue Reading

Lajme

“Të promovojmë ambient pozitiv dhe demokratik në prag të zgjedhjeve” – ambasadori Meidani takon shefin e misionit të OSBE/ODIHR-së

Published

on

By

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, është takuar sot në Shkup me Mateo Maccacci, kreun e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR. Ky takim pason takimin e mëparshëm mes tyre gjatë Konferencës së Ambasadorëve në Tiranë më herët këtë vit. Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet aktuale në Maqedoninë e Veriut si dhe rëndësia e krijimit të një klime të shëndetshme demokratike në prag të zgjedhjeve të ardhshme.

“Sot në Shkup pata kënaqësinë të takohesha sërish me Mateo Maccacci, Shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, pas takimit tonë të këndshëm gjatë Konferencës së Ambasadorëve në Tiranë, më herët këtë vit.

Shkëmbyem mendime mbi zhvillimet aktuale në Maqedoninë e Veriut dhe mbi rëndësinë e promovimit të një ambienti pozitiv, të drejtë, transparent dhe demokratik në prag të zgjedhjeve të ardhshme. Prania dhe angazhimi i ODIHR mbetet thelbësor në mbështetjen e këtyre vlerave të përbashkëta në të gjithë rajonin”, njofton Meidani në platformën “X”.

Continue Reading

TOP Lajme