Connect with us

Lajme

“20 përindëshi”, Snopçe: Deputetët maqedonas nuk janë kundër, por shqetësohen për rejtingun pratiak

Published

on

 

Në emisionin debativ në TV24, në pyetjen e gazetares për ta komentuar deklaratën e kryetarit të partisë z. Arben Taravari në lidhje me çështjen e largimit të 20% nga Kushtetuta, si dhe për atë se kujt i pengon gjuha shqipe, deputeti Halil Snopçe deklaroi se vet fakti që partitë kryesore maqedonase, LSDM dhe VMRO nuk ngrejnë iniciativë për zëvendësimin e referencës 20% me fjalën Gjuha shqipe, do të thotë se kjo gjuhë të dyjave u pengon.

Snopçe, mes tjerash, deklaroi se ka pritur prej bashkështetasve të tij dhe kolegët deputetë, edhe nga LSDM edhe nga VMRO, pra, edhe nga shumica edhe nga opozita, që ata vetë të ngrejnë këtë iniciativë me ç’rast, siç ai tha, do të kishin treguar madhështi, do të kishin treguar kosmopolitizëm, do të kishin reflektuar vullnet të mirë dhe do të kishin shtruar dorën, në formë që të tregojnë që ja ne vetë jemi të vetëdijshëm se kjo nuk është në rregull, dhe se asgjëkundi tjetër nuk ekziston definimi i një gjuhe me përqindje.

Ky ka qenë përcaktimi programor i Aleancës për Shqiptarët dhe premtim gjatë fushatave tona zgjedhore, shtoi më tej deputeti Snopçe.

“Kemi pasur amendament edhe në ndryshimet e fundit dhe atëherë na është thënë se në hapjen e radhës, kjo do të rregullohet. Kemi pasur deklaratë nga ish kryeministri Zaev, nga kryeministri i tanishëm Kovaçevski, nga lideri i opozitës Mickovski dhe nga presidenti i shtetit z. Pendarovski se nuk kanë asgjë kundër. Bile asnjë koleg deputet, qoftë nga VMRO qoftë nga LSDM me të cilët kemi biseduar, të gjithë thonë se nuk kanë gjë kundër. Pra, askush nuk ka kundër kësaj, por secili frikësohet të ngrihet kjo iniciativë. Askush nuk ka kundër gjuhës shqipe, por bëjnë gjithëçka që mos të vendoset në rend dite”, deklaroi deputeti i ASH-së.

Snopçe shtoi se deputetët maqedonas për shkak të rejtingun të tyre partiak, nuk kanë guxim të deklarohen publikisht për këtë çështje, gjë që është për të ardhur keq dhe tentojnë me çdo kusht që kjo temë përsëri të mos hapet.

Continue Reading

Lajme

Pas Sellcës, Bajram Rexhepi ju bën selam nga lagja Teqe e Tetovës, tetori për Tetovën e Re

Published

on

By

Kandidati për kryetar komune nga radhët e AKI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi sonte së bashku me shefin e shtabit të përgjithshëm Faton Ahmeti dhe përfaqësuesit e AKI-së kanë takuar banorët e lagjes Teqe ku ka marrë një mbështetje të jashtëzakonshme për fitoren e madhe të tetorit. Pas tubimit madhështor në Sellcë Bajram Rexhepi theksoi se kjo mbështetje që marrim gjithëandej po tregon se tetori do të jetë për Tetovën e Re,shkruan Top24

Sonte lagjja Teqe ishte zjarr! 🔥
Qindra qytetarë dhanë mesazhim e qartë për një të ardhme të re për Tetovën. Përkrahja që po marrim, për çdo ditë e më shumë jep mesazhin e zëshëm se Tetova së shpejti do të fillojë të frymojë e lirë e me dinjitet.

Continue Reading

Lajme

Osmani: Qeveria duhet të sqarohet për votimin në OKB

Published

on

By

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, tha se pas çdo suksesi të vendit tonë qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

„Pas çdo suksesi të shtetit tonë, por edhe të vendeve në rajon, qëndron vula e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe jam krenar që si ministër i parë në rajon e kam nënshkruar dialogun strategjik me Uashingtonin. Ai nuk ishte vetëm një dokument, por një proces që i nxiti edhe shtetet tjera në rajon ta ndjekin të njëjtin koncept“, deklaroi Osmani.

Osmani tha se pezullimi i dialogut strategjik është një test serioz për elitën politike në Kosovë, por edhe një sinjal i fuqishëm për tërë rajonin.

“Nuk ka alternativë për partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne e kemi vendosur politikën e dy shteteve si qëndrim zyrtar të Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ky ishte qëndrim që përputhej me Bashkimin Evropian. Tani shohim dalje kundër BE-së dhe kundër politikës sonë zyrtare. Qeveria duhet të përgjigjet pse është ndryshuar kursi pas disa vitesh, kur ishte qartë e përcaktuar se ky është interes evropian dhe shtetëror. Qeveria, e veçanërisht partia shqiptare në të, duhet të sqarojë se kur dhe ku është marrë ky vendim. Kush e ka thirrur seancën dhe kush e ka mbështetur këtë kthesë, me të cilën votohet kundër politikës së dy shteteve në Lindjen e Mesme. Populli meriton përgjigje”, tha Osmani.

Osmani shtoi se Maqedonia e Veriut nuk guxon të lejojë devijim nga orientimi evropian dhe nga partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Continue Reading

Lajme

Çairi me 22 KAZINO – A po shndërrohet në “Las Vegasin” e Shkupit? (Video)

Published

on

By

Premtimet për mbylljen e KAZINOV-e në Maqedoninë e Veriut kanë rezultuar vetëm fjalë boshe. Në vend që të mbyllen ashtu siç premtuan ata janë shtuar edhe me shumë.
Zv.kryeministri dhe kandidati për Çairin nga VLEN-i, Izet Mexhiti gjatë fushatës së tij para një viti ka thënë se do të mbyllë kazinot, jo që janë mbyllur por ata janë shtuar.

Portali TS ka numëruar vetëm në teritorin e Çairit që përbëhet prej 3 km ka 22 KAZINO.

Qytetarët e Çairit për TS thonë se kjo është e tmerrshme dhe rinisë në vend të fushave të sportit ju ofrohen KAZINO dhe kjo është e pafalshme për këdo që i lejon këta.

Nga ana tjetër as me vendim të qeverisë e as vet Mexhiti nuk do ti mbyll KAZINOT, por ajo mbeti si një mashtrim për të fituar vota para një viti.

Continue Reading

TOP Lajme