Connect with us

Lajme

Zv.Kryeministri Arben Fetai paralajmëron mbledhjen e përbashkët ndërqeveritare Kosovë-Maqedoni e Veriut me vendime historike!

Published

on

Maqedonia e Kosova me një pikë të përbashkët kufitare
 
Të hënën Qeveria e re Maqedonisë mbledhjen e parë jashtë kufijve do ta mbajë në Prishtinë, përkatësisht mbledhje ndërqeveritare me Qeverinë e Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti. Siç informoan zëvendëskryeministri Arben Fetai, kjo mbledhje mes dy qeverive është një hap historik drejt forcimit të marrëdhënieve tona të shkëlqyera bilaterale dhe thellimit të bashkëpunimit rajonal!

“Në përgatitje për këtë ngjarje të rëndësishme, sot Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi informacionet për tre marrëveshje që do të nënshkruhen me Republikën e Kosovës: Protokolli për pika të përbashkëta kufitare (one stop shop) në Bllacë-Hani i Elezit dhe Jazhincë-Glloboçicë, për të lehtësuar qarkullimin midis popujve dhe bizneseve tona. Marrëveshje energjetike, për shfrytëzimin racional të resurseve natyrore dhe forcimin e sigurisë energjetike, si përgjigje ndaj sfidave të tranzicionit energjetik dhe krizës energjetike në rajon. Memorandum për arsim, shkencë dhe inovacion, që fokusohet në arsimin profesional dhe trajnimin për të rriturit, si dhe këmbim përvojash, literaturash dhe projekte arsimore mes dy vendeve”, ka njoftuar Fetai.

Edhe zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti në një paraqitje televizive tha se mbledhja e përbashkët do të jetë e frytshme ku si pikë e parë e mbledhjes do të jetë rregullimi i sistemit në kufijtë Bllacë dhe Jazhincë, Shkup-Tetovë, të cilat sipas tij janë pika tejet të rëndësishme për lëvizjen e qytetarëve në dy shtete.Kurse pika e dytë e diskutimit sipas tij do jetë për bashkëpunimin në sferën e energjetikës për të ndihmuar njëri tjetrin në rastet kur ka nevojë. Ndërsa pika e tretë Mexhiti tha se ka të bëjë me rrugën Tetovë – Prizren. “Së shpejti do të hapet tenderi i tunelit i cili është 6.2 kilometra pak më i gjatë se tuneli i Kalimashit në Shqipëri dhe më i gjati në rajon. Përveç këtyre tre pikave do të ketë edhe pika të tjera të cilat në interes të dy shteteve dhe qytetarëve”, tha Mexhiti.

Përndryshe, këto vendime janë edhe një dëshmi se Maqedonia e Veriut dëshiron të thellojë edhe më shumë bashkëpunimin me Republikën e Kosovës në shumë fusha, por edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë.  Kosova dhe Maqedonia janë shembull se si dy shtete fqinje tregojnë marrëdhënie të mira dhe partneritet të mirë ekonomik dhe politik dhe ky shembull duhet të shërbejë edhe për vendet tjera të rajonit, në mënyrë që në Ballkan të ketë paqe të qëndrueshme.

https://www.facebook.com/share/p/SZMKgbhyx3MSxg8j/?mibextid=WC7FNe

Continue Reading

Lajme

Vdiq Papa Françeksu

Published

on

By

Vatikani njoftoi të hënën se ka vdekur Papa Françesku, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Ai ishte në moshën 88-vjeçare dhe kohëve të fundit kishte probleme shëndetësore.

Continue Reading

Lajme

MPB: Ndalohen gjashtë persona, kapen me marihuanë

Published

on

By

MPB Maqedoni njofton se dje janë ndaluar pesë persona nga Shkupi dhe një nga Kumanova, të cilët dyshohen për tregti me lëndë narkotike.

“Me datë 20.21.04.2025 në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria F.XH. (47), P.R (32), E.I. (39), A.I. (36) dhe I.XH. (40), të gjithë nga Shkupi dhe A.A. (50) nga Kumanova, pasi iu gjet dhe u sekuestrua marihuanë dhe një lëndë e bardhë kokrrizore”.

“Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të pasojnë parashtresat përkatëse”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Lajme

Jahoski, pronari i “Pucko Petrol” ofron 2 milionë euro garanci për të dalë nga paraburgimi

Published

on

By

Pronari i kompanisë “Pucko Petrol” Asmir Jahoski ofron 2 milionë euro garanci për lirim nga paraburgimi, pohojnë burime në sistemin gjyqësor të njohur me rastin, transmeton portali expres.mk

Sipas burimeve të portalit, të enjten, mbrojtja e Jahoskit, i cili është djali i deputetit të BDI-së, Ismail Jahoski, ka ofruar prona në vlerë prej 2 milionë eurosh në përpjekje që gjykata të lejojë që Asmiri të mbrohet nga burgu në rastin me vlerë mbi 160 milionë euro.

Vendimin zyrtarisht nesër do ta marrin tre gjyqtarë nga Gjykata Penale në Shkup, të cilët do të vlerësojnë nëse Jahoski, pasuria e të cilit llogaritet në dhjetëra milionë euro, duhet të lirohet në shtëpi.

Tre gjyqtarët duhet të ofrojnë një analizë të duhur ligjore nëse, pesë javë pasi Asmir Jahoski iu dha paraburgimi për shkak të rrezikut të arratisjes ose ndikimit të dëshmitarëve, ai tani mund të mbrohet nga liria.

Njëri nga 13 të dyshuarit për blerjen e lëndës djegëse toksike për TEC-in e Negotinës, Asmir Jahoski, djali i deputetit të BDI-së, Ismail Jahoski, nesër pritet të lirohet nga paraburgimi.

Burime në Prokurorinë Publike për Krim të Organizuar dhe në Gjykatën Penale të Shkupit pohojnë për expres.mk se për anëtarët e familjes së tij dhe BDI-së kjo është punë e kryer.

Operacioni për daljen nga paraburgimi Jahoski përmes avokatëve të tij e ka nisur katër ditë më parë të enjten e madhe kur në gjykatë është dorëzuar kërkesa për ndërprerje të paraburgimit dhe lirim.

Tani burimet pohojnë se pasi Abazi ka dhënë mendimin e tij se Jahoski duhet të lirohet, Gjykata Penale e Shkupit nesër do të vendosë për lirimin e djalit të deputetit të BDI-së nga burgu i Shutkës.

Continue Reading

TOP Lajme