Connect with us

Lajme

Zëri i qytetarëve, plani i zhvillimit – Bujar Osmani vjen me ide të reja për Çairin

Published

on

Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Frontit Kombëtar për Integrim për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, pritet që shumë shpejt të dalë me një program të detajuar zhvillimor që synon të sjellë transformim të thellë dhe afatgjatë për këtë komunë me rëndësi të veçantë në Shkup.

Burime nga ekipi Osmani bëjnë të ditur se programi në fjalë është përpiluar me kujdes të veçantë nga ekspertë të fushave përkatëse dhe do të fokusohet në disa shtylla kyçe të zhvillimit lokal, përfshirë:

• Modernizimin e infrastrukturës në të gjithë territorin e komunës,
• Zhvillimin dhe riorganizimin e hapësirave publike me theks te hapësirat e gjelbra,
• Përmirësimin e kushteve në institucionet parashkollore dhe shkollat fillore,
• Një vizion të ri për Çarshinë e Vjetër të Shkupit si zemra kulturore dhe identitare e qytetit, përmes rigjallërimit dhe ridizajnimit të aktiviteteve kulturore.

Ndonëse detajet e plota ende nuk janë bërë publike, Osmani pritet që këto dhe planet tjera të zhvillimit të Çairit t’i shpallë personalisht gjatë fushatës për zgjedhjet lokale, duke u angazhuar drejtpërdrejt me qytetarët dhe duke prezantuar vizionin e tij për një Çair më funksional, më të bukur dhe më të denjë për qytetarët e tij.

Pse Bujar Osmani i duhet Çairit?

Bujar Osmani nuk është një emër i panjohur për opinionin publik – ai vjen me një përvojë të gjatë institucionale dhe me një reputacion të ndërtuar mbi profesionalizëm, besueshmëri dhe vizion afatgjatë.

Në një periudhë kur Çairi ka nevojë për një drejtim të ri, dinamik dhe të orientuar kah qytetari, Osmani paraqitet si figura që mund të garantojë stabilitet, përfaqësim dinjitoz dhe rezultate konkrete. Ai është i njohur për aftësinë për të ndërlidhur politikat lokale me ato kombëtare, dhe për të sjellë investime të mirëmenaxhuara në të gjitha nivelet.

Me qasjen e tij bashkëkohore dhe orientimin e qartë për zhvillim, Bujar Osmani shihet nga shumë qytetarë si zgjidhja që i duhet Çairit për të ecur përpara.

Continue Reading

Lajme

Sot i jepet lamtumira e fundit vëllait të Gjestit

Published

on

By

Një aksident i rëndë më fatalitet ka ndodhur dje rreth orës 14:05 në fshatin Treboviq-Pejё.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën Eldion Kelmendi, vëllau i reperit Gjesti.

Familjarët kanë njoftuar varrimi i të ndjerit do të më 27.09.2025, në varrezat e fshatit Pavlan në orën: 17:00.

Continue Reading

Lajme

Politikani shqiptar në Zvicër, Muharem Maloku: Nazim Taipi është kandidati i duhur për Tearcën

Published

on

By

Politikani i mirënjohur në Zvicër, në radhët e partisë FDP-së (Partia Liberale) Muharem Maloku ka shprehur përkrahjen publike ndaj kandidatit të Aleancës Kombëtare për Integrim në Komunën e Tearcës Nazim Taipi.

Maloku në rrjetin e tij social shkruan: “Zotri Nazim Taipi është një personalitet i veçantë dhe jam shumë i lumtur, që popullata e Tearces e ka fatin ta kenë në Tetor 2025 Kryetar Komune! Mos e humbisni kët shancë!”

Muharem Maloku gjithashtu ka përshëndetur edhe bashkimin e partive shqiptare në Aleancës Kombëtare për Integrim: “Para pakë kohe e paimagjinueshme ky bashkim i partive Shqiptare në Maqedonin e Veriut. Sot realitet! Të bashkuar, gjithmonë ma të fortë!”

Continue Reading

Lajme

Albi Qamili merr nga 40 mijë denarë në M. Ekonomisë. Kasami: Albi punon pa pare (Dokument)

Published

on

By

Kandidati për kryetar të Këshillit të Tetovës, Albi Qamili, rezulton se muajt e fundit ka marrë pagë nga Ministria e Ekonomisë, edhe pse gjatë kësaj kohe është parë duke punuar në restorantin e tij privat “PRIMAVERA”.

Sipas të dhënave nga Open Finance, Qamili ka përfituar nga 40 mijë denarë në muaj gjatë qershorit, korrikut dhe gushtit, pa qenë i pranishëm asnjëherë në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë.

Ndërkohë, Komuna e Tetovës ka transferuar një shumë prej 100 mijë denarësh në llogarinë e restorantit PRIMAVERA. Kryetari i Komunës, Bilall Kasami, ka deklaruar se kjo pagesë është bërë për shkak të pritjes së mysafirëve gjatë verës kulturore.

Nga ana tjetër, Ministria e Ekonomisë nuk ka dhënë ndonjë sqarim zyrtar mbi detyrën apo pozitën që Albi Qamili mbulon në këtë institucion./TS/

Continue Reading

TOP Lajme