Connect with us

Politika

Zejdi në mbështetje të koncesionerit privat të Petrovecit, banorët e Konjares kundër gërmimeve

Published

on

Banorët e Konjares së mesme të Komunës së Petrovecit të Shkupit, para disa dite protestuan para Kuvendit të RMV-së kërkuan ndalimin e koncesionit të gërmimeve të rërës, sepse sipas tyre, dëmton mjedisin jetësor dhe cilësinë e jetës në rajon.

Kundër gërmimeve dhe në përkrahje të koncesionerit privat është Skënder Rexhepi – Zejdi i cili në kohë fushate premton mbështetje për koncesionerin.

Banorët shprehen se do të ketë protesta deri sa nuk ndalen gërmimet në Konjare të mesme dhe të poshtme.

E gjithë kjo nuk dihet se si do të rezultojë në zgjedhje duke marrë parasysh banorët janë kundër ndërsa koncesioneri madje sështë i kësaj ane.

Ndryshe, banorët e fshatit të Konjares për mediat thanë se ky problem është i njohur për të gjithë që nga viti 2008-2009 kur u miratua koncesioni për gërmime në këtë rajon dhe që atëherë kanë reaguar për këtë, mirëpo, nuk kanë pasur përgjigje deri në vitin 2016. Edhe pasi është konstatuar nga inspektorati se ka pasur shkelje të rregullores së punës dhe pas ndërprerjes së gërmimeve për një periudhë, gjykata sërish e ka rikthyer koncesionin e gërmimeve me po të njëjtën kompani.

Kujtojmë që me këto banorë në përkrahje të tyre ishte edhe deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe.

“Në këtë fshat më përpara ka pasur fusha pjellore, janë kultivuar prodhime bujqësore dhe që tash janë kthyer në toka të shkatërruara, këndi i lojërave për fëmijë tani është shndërruar në një kodër prej rëre, nxjerrja e rërës në këtë zonë shkatërron mjedisin dhe cilësinë e jetës të popullsisë vendase dhe për këtë arsye konsideroj se koncesioni për gropim duhet përsëri të ndërpritet, pa mos më interesuar fare se kush është koncesioneri dhe si ato i perceptojnë deklaratat e mia” tha Snopçe.

Ai gjithashtu informoi se pas një deklarate që ai e ka dhënë për Agjencinë e Informimit, MIA më 10 gusht, ditën kur banorët e këtij fshati kanë qenë të thirrur në polici në lidhje me gërmimet në fshatin Konjare, kompania “Europrogress DOOEL” i ka dërguar letër duke e akuzuar atë për fyerje dhe shpifje ndaj tyre dhe i kanë kërkuar që në afat prej 48 orëve të kërkojë falje përndryshe do të përballen në gjykatë.

Në deklaratën e tij, Snopçe thotë se ka kërkuar nga organet kompetente të ndërmarrin masa për shkak të dëmeve që gërmimet shkaktojnë ndaj mjedisit jetësor, ankesa këto që banorët i kanë bërë ndaj kompanisë.

“Në deklaratën time nuk ka pasur asnjë fyerje apo asnjë shpifje ndaj asnjë personi fizik apo juridik. Unë vetëm se jam përgjigjur ndaj brengosjes së qytetarëve  duke e përmbushur obligimin tim si deputet” tha Snopçe në konferencë.

Ai shtoi se në asnjë deklaratë të tij nuk e ka përmendur kompaninë në fjalë dhe se që në fillim të mandatit të tij ai ka qenë i angazhuar në drejtim të zgjidhjes së këtij problemi në favor të banorëve dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Continue Reading

Lajme

Ramadani: Zgjedhim sinqeritetin, jo egoizmin – qytetari meriton më shumë

Published

on

By

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, ka publikuar një status reflektues në rrjetet sociale, ku thekson se partia që ai përfaqëson ka zgjedhur rrugën e sinqeritetit në politikë, përballë një ambienti të ngarkuar me padrejtësi dhe kalkulime të mbyllura, përcjell Zyrtare.net

“Egoja ndan. Sinqeriteti bashkon. Ne zgjedhëm politikën e sinqertë,” shkruan Ramadani, duke e mbështetur këtë qasje me një thënie të Arbën Xhaferit: “Më e vështira në politikë është të jesh i drejtë mes padrejtësive.”

“Egoja ndan. Sinqeriteti bashkon. Ne zgjedhëm politikën e sinqertë.
Jo për të treguar superioritet, por për të dëshmuar sinqeritet. Dhe siç thoshte Arben Xhaferi – “Më e vështira në politikë është të jesh i drejtë mes padrejtësive.” E ne këtë sfidë e pranojmë, sepse kemi një besim të palëkundur: qytetari meriton më shumë.
Dhe në këtë rrugëtim, ne besojmë se jemi të shumtë në numër dhe në bindje. Sepse fuqia nuk qëndron te marrëveshjet e mbyllura, por te besimi i hapur”, ka shkruar Ramadani.

Continue Reading

Lajme

Taravari me “diagnozë politike”: Kjo periudhë e emocioneve kalon për 6-7 ditë, ia kemi lënë edhe një mundësi VLEN-it

Published

on

By

Arben Taravari tha se aktualisht Aleanca për Shqiptarët nuk ka biseduar me asnjë parti për bashkëpunim të mundshëm në zgjedhjet lokale, përcjell TV21. Taravari tha se ASH-ja është e vendosur që të shkojë në zgjedhje me lista të veçanta për këshilltarë komunal, ndërkaq për kandidatët për kryetar të të komunave, tha se “ASH-ja ia ka lënë edhe një shans VLEN-it”.

“Ende nuk kemi biseduar me asnjë parti, në parim, kemi thënë, kemi pasur Kryesi, sepse kemi organe partiake, kemi vendosur definitivisht të dalim me lista të veçanta. Në momentin që kemi negociata apo merremi vesh, ne kemi lënë edhe një mundësi VLEN-it, nëse janë të interesuar. Unë e shoh se tash reagojnë emocionalisht, këtë periudhë prej emocioneve besoj që kalon për 6-7 ditë, nëse nuk janë të gatshëm, ne i shohim opsionet të cilët i kemi parasysh si parti, për të dalë sa më mirë në zgjedhjet lokale”, tha Taravari.

Taravari refuzoi të komentojë deklaratat ndaj tij nga eksponentët e VLEN-it.

“Aleanca për Shqiptarët del me lista të veçanta dhe është e gatshme të bashkëpunojë me partitë që tash kanë mbetur në VLEN. Unë nuk dua t’i komentoj, e shoh se kanë shumë vrer, shumë nervozë, dhe dua këtë periudhë ta kaloj me qetësi, me urtësi, me durim, dhe t’i sjellim vendimet më të mira të mundshme që janë për shoqërinë dhe për qytetarët”, shtoi ai.

Taravari tha se në rast se VLEN-i nuk pranon bashkëpunim, ASH-ja do të rishikojë mundësitë për bashkëpunim me partitë tjera politike.

“Unë them se reagimet i shoh, janë emocionale. Shumë vrer, kjo flet se në subkoshiencë kanë pasur diçka që, flasim kështu, unë mendoj se janë deklarata të pamatura. Nuk flas si neurolog, si neurolog flas ditëve të mërkura në Klinikë ku punoj, flas is politikan, e thash se në këtë periudhë unë do të mundohem të jem sa më i durueshëm, sa më i qetë dhe sa më i urtë, së bashku me organet partiake, tash për tash kemi vendim që të dalim me lista të veçanta për kandidatë, kurse për kandidaturat për kryetar komunash ne i kemi lënë hapësirë VLEN-it, në qoftë se janë të gatshëm, në qoftë se nuk janë, i shohim të gjitha mundësitë tjera”, tha Taravari./tv21.tv

Continue Reading

Lajme

Saranda Imeri me sulm të ashpër ndaj Bujar Osmanit: Kirurgu i kënetës politike s’mund të shesë më moral

Published

on

By

 

Deputetja e koalicionit opozitar “VLEN”, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar ashpër ndaj nënkryetarit të BDI-së, Bujar Osmanit, duke e akuzuar për hipokrizi, mashtrim dhe për ndërtimin e një sistemi të korruptuar që, sipas saj, ka lënë pasoja të rënda për shqiptarët.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Imeri shkruan:

“Flet ‘pacienti’, sikur nuk ka qenë ai vetë kirurgu i kësaj kënete! Bujar Osmani, simboli i mashtrimeve me përkthim simultan, ish-shefi i diplomacisë që nuk diti asnjëherë të përkthejë as të vërtetën në gjuhën e popullit.”

Ajo kritikon Osmanin për deklaratat e tij lidhur me “kënetën politike”, duke theksuar se ai vetë është ndër ndërtuesit e një sistemi të mbushur me korrupsion, luks dhe arrogancë.

“Kur flet për mungesë vizioni, ai që s’e di as vetë çfarë ka qenë dje e çfarë do jetë nesër, s’mund të presim më shumë veçse zhurmë nga një ‘pacient’ politik që jeton ende me infuzion nga paratë e pista të ish pushtetit,” shkruan deputetja e “VLEN”.

Në fund, ajo i bën thirrje Osmanit të heshtë, duke theksuar se çdo dalje e tij publike veç sa përkujton arsyet pse, sipas saj, BDI nuk ka më vend në të ardhmen politike të shqiptarëve.

Continue Reading

TOP Lajme