Connect with us

Lajme

Vullkani rus shpërthen për herë të parë në më shumë se 500 vjet

Published

on

Nuk ka kërcënime për zonat e populluara, tha Ministria e Emergjencave e Rusisë.

Një vullkan në Rusinë lindore ka shpërthyer për herë të parë në më shumë se 500 vjet, gjë që ekspertët thonë se mund të lidhet me tërmetin masiv të javës së kaluar.

Vullkani Krasheninnikov në Kamchatka hodhi një re hiri deri në gjashtë kilometra (3.7 milje) të lartë gjatë natës.

Nuk ka kërcënime për zonat e populluara, tha Ministria e Emergjencave e Rusisë.

Orë më vonë, një tjetër tërmet i madh në Rusi çoi në paralajmërime për cunami në tre zona të gadishullit.

Të dyja ngjarjet mund të lidhen me një tërmet masiv me magnitudë 8.8 ballë që goditi një zonë të ngjashme javën e kaluar, i cili shkaktoi paralajmërime për cunami deri në Polinezinë Franceze dhe Kili.

Ekspertët rusë kishin paralajmëruar se lëkundje të forta pasuese ishin të mundshme për disa javë pas tërmetit të së mërkurës – i cili ishte një nga më të fuqishmit e regjistruar ndonjëherë dhe pa miliona njerëz të evakuoheshin.

Tërmeti me magnitudë 7.0 ballë i së dielës goditi Ishujt Kuril dhe mund të çojë në valë deri në 18 cm (7 inç), njoftoi ministria e emergjencave e Rusisë.

Sipas njoftimit, njerëzit në tre zona të Kamchatkës “duhet të largohen ende nga bregu”, pavarësisht lartësive të ulëta të valëve.

Shpërthimi i fundit i regjistruar i Krasheninnikov ishte në shekullin e 15-të, sipas kreut të Ekipit të Reagimit ndaj Shpërthimeve Vullkanike të Kamchatkës.

Olga Girina tha gjithashtu se mund të lidhet me tërmetin e mëparshëm me magnitudë 8.8 ballë, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA.

Gadishulli Kamçatka është i largët, por shtrihet në “Unazën e Zjarrit të Paqësorit” – e quajtur kështu për shkak të numrit të lartë të tërmeteve dhe vullkaneve që ndodhin këtu.

Continue Reading

Lajme

ASH: 116 punësime – 1 shqiptar! Kjo është “barazia” e VLEN-it!

Published

on

By

Në fillim të muajit gusht, realiteti i punësimeve në institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut e nxjerr zbuluar mashtrimin e madh të propagandës së VLEN-it. Shifrat flasin vetë dhe nuk kanë nevojë për koment. Janë bërë 116 punësime në tre institucione – vetëm 1 është shqiptar, sigurisht ndonjë familjar i krerëve të VLEN-it.

Në radhët e fundit të pranimeve në Armatë dhe në Ministrinë e Mbrojtjes, janë punësuar 71 maqedonas dhe vetëm 1 shqiptar – një tregues brutal i përjashtimit sistematik të shqiptarëve nga strukturat e sigurisë.

Në Agjencinë për Kadastrën e Pasurisë së Paluajtshme, bilanci i avancimeve dhe punësimeve të fundit është 25 maqedonas dhe 0 shqiptarë.

Në Agjencinë për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë, u punësuan 20 maqedonas dhe 0 shqiptarë.

VLEN-i që premtoi 2.500 punësime për shqiptarët, ka sjellë deri tani 0. E vetmja gjë që po punësohet me ritme të shpejta është gënjeshtra.

Ky është realiteti i qeverisjes aktuale – VMRO-ja ecën me agjendën e saj, ndërsa VLEN-i hesht, pranon, dhe dekoron këtë pabarazi të turpshme.

Shqiptarët janë bërë spektatorë të ndarjes së posteve për një pakicë të privilegjuar, ndërsa masa trajtohet si e padukshme. Aleanca për Shqiptarët dënon këtë diskriminim të pastër dhe paralajmëron se heshtja përballë këtij përjashtimi është bashkëfajësi.

Koha e llogaridhënies do të vijë. Dhe ajo nuk do të matet me konferenca për shtyp, por me bilanc real dhe ndëshkim politik.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Snopçe për MCN: Mickovski u tall edhe një her kur tha se si ka dëgjuar, ne nuk e kemi vërejtë në seanë parlamentare se ka probleme me dëgjimin

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe gjatë një intervuste për MCN në Shqipëri, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Hristjan Mickovski i cili theksoi se nuk ika dëgjuar thirjet anti shqiptare. Me këtë deklaratë sipas Snopçes kryeministri u tall me shqiptarët e tij pasi ne nuk e kemi vërejtur që ai ka probleme me dëgjimin gjatë seancave parlamentare, shkruan Top24

Continue Reading

Lajme

Snopçe: Me daljen nga qeveria, Aleanca për Shqiptarët e demaskoi qeverinë dhe kryeministrin Mickovski

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe gjatë një interviste për MCN ka theksuar se me daljen nga qeveria, Aleanca për Shqiptarët e demaskoi qeverinë dhe kryeministrin Mickovski për defaktorizimin, respektivisht për nxjerrjen e shqiptarēve nga roli vendimarrës në shtet. Si pasojë kryeministri është shumē nervoz. Ai ështē i vetëdishëm se kjo strategji më ka dështuar dhe kjo implikon një sjellje të çuditshme nga ana e tij, shkruan Top24

Intervista ime në lajmet në tv MCN.
Me daljen nga qeveria, Aleanca për Shqiptarët e demaskoi qeverinë dhe kryeministrin Mickovski për defaktorizimin, respektivisht për nxjerrjen e shqiptarēve nga roli vendimarrës në shtet.
Si pasojë kryeministri është shumē nervoz. Ai ështē i vetëdishëm se kjo strategji më ka dështuar dhe kjo implikon një sjellje të çuditshme nga ana e tij.
Edhe brohoritjet raciste nga ana e tifozëve pasuan vetëm dy ditë pasi vet kryeministri përdori një terminologji që nxit tensione ndëretnike dhe ndërfetare nga foltorja e parlamentit. Nëse liderët nuk japin porosi të qarta dhe nëse nuk janë të kujdesshëm në fjalorin që e përdorin, atëherë edhe rinia do të ketë tendenca për imitimin e tyre.
Unë nuk besoj se prokuroria do të ndërrmer masat e duhura. Kryeministri ka qenë aty dhe thotë se nuk i ka dëgjuar brohoritjet. Edhe kjo është tendencë për relativizim. Në parlament nuk kemi vërejtur se ka problem me dëgjimin. Reagimi i tij ishte pas dy ditëve të plota dhe nuk ishte reagim vullnetar, por ai u përgjigj pyetjes së gazetarit. Ai tha janë thirje ksenofobe, që përsëri nuk është terminologji e përshtatshme sepse shqiptarët nuk janë të huaj në këtë shtet.
Kryeministri gjithnji deklaron se angazhohet për të drejtat e barabarta të të gjithëve, por me vepra e dëshmon të kundërtën.
Nē lidhje me mosreagimin e kryeministrave Rama dhe Kurti, unë mendoj se ato nuk dëshirojnë të hedhin zjarr benzinës dhe dëshirojnë të japin shanc kryeministrit Mickovski që vet të reflekton në drejtim të relaksimit të gjendjes dhe kthimit të normalitetit.

Continue Reading

TOP Lajme