Smart News

VMRO dhe ZNAM kopjojnë strategjinë e opozitës shqiptare – mbështetje të ndërsjellë në disa komuna

TV21 raporton se vazhdojnë negociatat mes partnerëve qeveritarë për garimin në zgjedhjet lokale – ZNAM me kandidat në Qendër, VMRO-DPMNE tërhiqet.

Edhe pse partia ZNAM e udhëhequr nga Maksim Dimitrievski ka paralajmëruar një garim të pavarur në zgjedhjet lokale, duket se marrëveshjet strategjike me VMRO-DPMNE-në do të ndikojnë në ndarjen e zonave zgjedhore, sidomos në Shkup.

“Nëse kandidati për kryetar të komunës Qendër do të jetë nga radhët e ZNAM, atëherë VMRO-DPMNE nuk do të ketë kandidat për Komunën Qendër,” – deklaroi për TV21 zëdhënësi i ZNAM-it, Nikolla Memov.

Ai sqaroi se ky model do të aplikohet edhe në komuna të tjera, duke theksuar se ZNAM do të garojë në zona të caktuara me mbështetje të drejtpërdrejtë nga VMRO-DPMNE që në rrethin e parë.

“Kjo praktikisht do të thotë pjesëmarrje e pavarur e ZNAM-it me mbështetje të ndërsjellë nga partneri qeveritar VMRO-DPMNE,” – theksoi Memov.

Idenë e mbështetjes së ndërsjellë e shpalosi lideri i ASH-së, Arben Taravari dhe u përkrah nga lideri integrist Ali Ahmeti. Flaka Media

Exit mobile version