Connect with us

Politika

VLEN: Tetova çdo ditë e më tepër ndjehet e pasigurt, rritet numri i krimeve dhe incidenteve

Published

on

Qytetarët e Tetovës për çdo ditë e më tepër ndjehen më pak të sigurt. Ata janë tepër të shqetësuar për kaosin që rritet vazhdimisht, falë mosfunksionimit ose po mosveprimit të qëllimshëm të Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë. Tema kryesore të cilat diskutohen mes tetovarëve janë arratisja nga burgu e personave të rrezikshëm dhe të dënuar për vepra të rënda kriminale, theksojnl nga VLEN.

“Të shtëna me armë në mes të rrugëve të qytetit, të shtëna me armë nëpër tubime, aksidente dhe kaos nëpër qytet, e deri më tani asnjë masë për parandalimin e tyre dhe izolimin e personave të rrezikshëm. Po ashtu, ka edhe rritje të madhe të dhunës në familje dhe dhunës ndaj gruas, por edhe këtë raste që denoncohen në polici aspak nuk trajtohen nga SPB-Tetovë, e as nga institucionet tjera përkatëse të pushtetit qëndror.Siç po shihet në media dhe në rrjete sociale, SPB Tetovë është e fokusuar vetëm tek organizimi i tubimeve të BDI-së dhe tek pjesëmarrja sa më e madhe e pjesëtarëve të policisë nëpër tubime.Ndërsa qytetarët, na informojnë se nga punonjës të policisë marrin thirrje telefonike të cilët i ftojnë që të marrin pjesë nëpër tubime, ose i urdhërojnë se si duhet të votojë.
Policia nuk është organ partiak, por është institucion që duhet të kujdeset vetëm prë sigurinë e qytetarëve nga të cilët edhe paguhet.”, shtojnë nga VLEN.

Nga VLEN apelojnë te të gjithë qytetarët e Tetovës që të mos u nënshtrohen kërcënimeve të policëve partiak.

Continue Reading

Lajme

Limani: Biblioteka e Gostivarit trefishon numrin e lexuesve pas renovimit për Ditën Ndërkombëtare të Librit

Published

on

By

 

Në Ditën Ndërkombëtare të Librit, kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka ndarë një lajm të gëzueshëm për qytetin. Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se pas renovimit të bibliotekës së qytetit, numri i lexuesve është trefishuar.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Librit dhe me këtë rast jam i lumtur që mësova se bibliotekës së Gostivarit i janë trefishuar lexuesit pas renovimit të saj. Gëzuar për miqtë e përhershëm të diturisë dhe kulturës!”, ka shkruar Limani.

Ky sukses vjen si rezultat i përkushtimit institucional për promovimin e leximit dhe zhvillimin e infrastrukturës kulturore në Gostivar. Renovimi i bibliotekës është pritur me entuziazëm nga qytetarët, ndërsa rritja e numrit të lexuesve dëshmon për ndikimin pozitiv të investimeve në kulturë dhe arsim.

Continue Reading

Lajme

Ramadani: Kandidatura me lista të ndara ishte për të nxitur konkurrencën

Published

on

By

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Blerand Ramadani, ka deklaruar se vendimi i ASH-së për të garuar me lista të veçanta për Këshilltarët është vendim që nga tetori i vitit të kaluar. Ramadani ka shtuar se kjo ka qenë një mënyrë për ta nxitur konkurrencën brenda partisë dhe koalicionit.

“Përmes kandidaturave të veçanta ne do të kishim nxitur partitë politike partnere por edhe ata kundërshtare që të nxjerrin kandidatët më të mirë të mundshëm dhe kjo do të ishte edhe më pozitive për komunat dhe vendbanimet shqiptare”, tha Ramadani.

Ai shtoi se vendimi i ASH-së ishte unanimisht i përkrahur nga kryetarët e degëve dhe anëtarësia e ASH-së dhe të gjithë jemi të bashkuar në këtë vendim për t’ju dhënë hapësirë resurseve tona brenda partisë.

Continue Reading

Lajme

Ramadani: Shqiptarët kanë më shumë nevojë për bashkim dhe jo përçarje

Published

on

By

Sekretari i Përgjithshëm i ASH, Blerand Ramadani, në emisionin ZOOM, ka folur për mundësinë e bashkimit të Aleancës për Shqiptarët. Ramadani ka deklaruar se ata kanë qenë bashkë për shtatë vite dhe vetëm një vit kanë qenë të ndarë dhe janë përballur mes tyre. Ai tha se më shumë ka arsyeje për bashkëpunim sesa për ballafaqim.

“Nuk është çështja te bashkimi i emrave, por duhet të ketë bashkim të koncepteve dhe emrave. Tani është koha të ofrojmë zgjidhje për partinë dhe qytetarët tanë. Nuk duhet ta rikthejmë debatin në aspektin emocional dhe personal, pasi atëherë do ta vështirësojmë ribashkimin. Shqiptarët kanë më shumë nevojë për bashkim dhe jo përçarje dhe bashkimi sjellë fryte”, u shpreh Ramadani.

Continue Reading

TOP Lajme