Connect with us

Lajme

VLEN për kryeministrin shqiptar: Naser Ziberi demantoi tezat e Ali Ahmetit

Published

on

Fari Hiseni nga VLEN deklaroi sot se ish kandidati i BDI-së për kryeministrin e par shqiptar Naser Ziberi ka demantuar tezat e BDI-së dhe Ali Ahmetit dhe ka nxjerr në pah hipokrizinë e tij.

“Naser Ziberi ishte shumë i qartë duke thënë se kryeministri i parë shqiptarë në vend të 100 ditëve në këtë post, do të duhej të ishte së paku dy vjet sepse 100 ditët, siç ka pohuar opozita e bashkuar shqiptare janë në shërbim vetëm të çështjeve teknike. Në fakt kryeministri 100 ditësh është edhe një hipokrizi dhe mashtrim që tentohet tu servohet shqiptarëve”, tha Fari Hiseni, VLEN i cili njëherit shtroi pyetjen:

“A u shkëmbye dhe u shit mandati 2 vjeçar i kryeministrit shqiptar për milionat e skandalit “Soravia” Qendra Tregtare në zemër të Shkupit e blerë nga nipi i Ali Ahmetit 25 vjeçar në vlerë prej 30 milionë eurove? A u shit kryeministri i parë shqiptar për milionat e pista nga biznesi i kazinove që Artan Grubi përmes Lotarisë së tij po i realizon me nëntokën serbe dhe bullgare?”, u shpreh Fari Hiseni, VLEN . /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Izet Mexhiti mirëpret Albin Kurtin – në fokus të takimit, shtypja e shqiptarëve nga qeveria VMRO-VLEN

Published

on

By

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup.

Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajme

Albin Kurti në Shkup, mirëpritet nga Izet Mexhiti flasin për tabelat e rrugëve të vendosura vetëm në gjuhën maqedonase

Published

on

By

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup.

Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajme

Aksi rrugor Kërçovë–Qafë Thanë zhvishet nga shqipja: Tabelat e reja vetëm maqedonisht dhe anglisht

Published

on

By

Fundjava ka qenë e ngarkuar për Ndërmarrjen Publike “Rrugët e Maqedonisë”, e cila ka vendosur tabela të reja rrugore në aksin nga Kërçova drejt Strugës dhe Qafë Thanës. Por, e hëna i gjeti këto tabela me mungesë të dukshme: gjuha shqipe është zhdukur krejtësisht prej tyre. Tabelat janë vetëm në maqedonisht dhe anglisht.

Publikimi i pamjeve nga terreni ka nxitur reagime të ashpra në rrjetet sociale, me akuza për përjashtim dhe diskriminim gjuhësor ndaj shqiptarëve.

Ka reaguar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. “Tabela e re në rrugën për Strugë. Vetëm maqedonisht dhe anglisht. Shqipja e përjashtuar!” – thuhet në reagimin e shkurtër të partisë së Ali Ahmetit.

Ky veprim vjen në një moment të ngarkuar politik, me tensione ndëretnike në rritje dhe në një kontekst kur qeveria e re po kritikohet për përjashtim të shqiptarëve nga institucionet publike.

Vëzhguesit politikë paralajmërojnë se me afrimin e zgjedhjeve lokale, rastet e tilla diskriminuese mund të shtohen, duke u përdorur për të mbuluar ngecjet në procesin euro-integrues dhe dështimet e brendshme të pushtetit aktual. /Flaka/

Continue Reading

TOP Lajme