Connect with us

Lajme

VLEN me kandidat-biznesmen për Strugën? Mendi Qyra demanton Kasamin -thotë se nuk i ka thënë “po” askujt

Published

on

 

Në zgjedhje lokale VLEN do të nxjerr edhe kandidatë për kryetar komune që nuk i përkasin asnjërës nga partitë që përbëjnë koalicionin. Një version të këtillë e kanë për Strugën, zbuloi Bilall Kasami në ClickPlus, duke treguar se bëhet fjalë për një biznesmen. Sipas tij, deri sa në koalicion ishte edhe ASH-ka, të gjithë liderët kanë qenë dakord me idenë, përveç Taravarit, për të cilin Kasami tha se më me rëndësi e kishte që kandidati të ishte i ASH-së.
-Në momentin kur u hap një emër, u diskutua konkretisht për Strugën, doli edhe çështja e ndarjes dhe këtu përsëri ai kandidat nuk është as i BESËS as i Alternativës, as i LD-së, por një biznesmen i suksesshëm, i cili shprehi gatishmëri që nëse e përkrah VLEN-i është i gatshëm të dal në zgjedhje.
-E tani ky biznesmen a do të del me Taravarin a do të rrijë me juve?
-Po ai biznesmen ka kërkuar përkrahjen e VLEN-it.

TV21 mësoi se biznesmeni me të cilën VLEN planifikon ta fitojë Strugën është Mendi Qyra, kryetar aktual i Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore. Po Qyra thotë se askujt nuk i ka thënë “po”.

“Unë jam Kryetari I OEMVP si i tillë japi deklarata për biznesin dhe rreth tij. Në lidhje me pyetjen tuaj: Në koluare lakohet emri im, ka plot dashamirës, qytetarë , afaristë që e mendojnë një gjë të tillë, por askujt deri tani nuk i kam thënë një Po. Aq më shumë ku PO-në e parë do ta kishte ditur Kryesia e OEMVP-së. Kështu që nuk ka asgjë nga supozimi i juaj”, tha Mendi Qyra.
Duke folur në përgjithësi për zgjedhjet lokale, Kasami u shpreh se në VLEN mbizotëron ideja që të mos të nxjerrin vetëm kandidatë që do të dalin fitues, por duan menaxherë të mirë, që do t’i realizojnë projektet. Për kandidaturën e mundshme të Fatmir Limanit për Kërçovën, Kasami u shpreh se dy kandidaturat potenciale për këtë komunë, Shkodran Alilit dhe Fatmir Deharit nga BDI, e vështirësojnë fitoren e Limanit, gjersa shtoi se me tre kandidatë shqiptarë ka rrezik serioz që shqiptarët ta humbin këtë komunë. Sa i përket Gostivarit, do të vendosin përmes sondazheve dhe po fliten emra që janë nga subjektet politike dhe jashtë tyre. Në Tetovë, Çair dhe Zhelinë Kasami tregoi se do të rikandidohen kryetarët aktualë.

Continue Reading

Lajme

Taravari shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të mjekut Agim Zeqiri

Published

on

By

Ministri i shëndetësisë Arben Taravari përmes një postimi në profilin e tij ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të mjekut Agim Zeqiri.

Jam i prekur sot nga humbja e një mikut tim shumë të afërt, kardiologut Dr.Agim Zeqiri.
Gjithë jetën u kujdes jo vetëm t’i shëronte zemrat e njerëzve por edhe t’u jepte atyre mirësi dhe pozitivitet.
Të qoftë dheu i lehtë doktor Agim!
Zemrat që ishin puna jote sot na i ke mbushur me trishtim…

Continue Reading

Lajme

Taravari uron Edi Ramën për fitoren bindëse

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi ka uruar kryeministrin Rama për fitoren e madhe të Partisë Socialiste ditën e djeshme

“Përgëzoj kryeministrin e Shqipërisë z.Edi Rama drejt një fitoreje të sigurtë dhe të thellë në Zgjedhjet Parlamentare që u mbajtën dje në Shqipëri. Kjo fitore është një tregues i qartë se shqiptarët duan dhe meritojnë të jenë ylli i ardhshëm i Bashkimit Evropian.”, shkruan Taravari.

Continue Reading

Lajme

“Kur krejt vrapojnë për të hyrë në Qeveri, ne dalim”, Taravari: Më mirë të kthehemi te populli

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari nga Vrapçishti në hapjen e shtabit për zgjedhjet lokale, bëri të ditur se në organet partiake do të vendoset për dalje nga Qeveria, transmeton TV21. Taravari mes tjerash theksoi se kanë kërkuar përkrahje për të sjellë ndryshimin, por siç shtoi ky ndryshim nuk është ndryshim që e kanë prit shqiptarët.

“Kërkuam përkrahje vitin e kaluar për ta sjellë ndryshimin, por ky ndryshim që e kemi nuk është ndryshimi që e kanë pritur shqiptarët dhe është fakt i pamohueshëm. Qeveria disi u humb në rrugën drejt BE-së. Situata në administratën shtetërore e shihni, ka një margjinalizim të jashtëzakonshëm dhe tendenca që shqiptarët të margjinalizohen dhe ASH-ja ka vendosur që nesër ose pasnesër që në organet partiake të vendoset me dinjitet, kur krejt vrapojnë për të hyrë në Qeveri ne jemi mësuar të dalim prej Qeverie. Dalim prej Qeveria për t’u rikthyer më fuqishëm sidomos në pushtetin lokal e mandej edhe në pushtetin qendror. Dëshirojmë që kur jemi në Qeveri të mos jemi kukull. S’mund ta lejojmë këtë, ose do të jemi si duhet, ose më mirë mos jemi në Qeveri, sepse nuk dua që aktivistët të mendojnë se ne jemi akomoduar atje dhe nuk mendojmë për shqiptarët. Nuk mund t’i punësojmë, nuk mund t’ju kryjmë punë prandaj më mirë të kthehemi te populli”, tha mes tjerash kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Continue Reading

TOP Lajme