Gjatë ditës, drejtori i tyre në largim i FSSH-së i përshëndeti me buzëqeshje dhe u fotografua me drejtorët e rinj, ndërsa pasdite BDI-ja opozitare gjoja mendoi të shqetësohej për harmoninë ndëretnike dhe Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Me fjalë të tjera, ata qajnë sepse largohen nga institucionet, humbasin privilegjet dhe janë nën kërcënimin e auditimit të punës së tyre. VLEN nuk do të lejojë që të manipulohet duke krijuar një perceptim të rremë të gjoja poshtërimit institucional të shqiptarëve. BDI në vend të nxitjes duhet t’i përgjigjet opinionit se pse i kanë ofruar kryetarit të VMRO-DPMNE-së që në vend të VLEN-it të hyjë në qeverinë e tij me vetëm 4 ministri, pa kryetar të Kuvendit dhe me premtimin se do të punojnë për të në Zgjedhjet lokale 2025 fitojnë kandidatët për kryetarë komunash në Kërçovë dhe Strugë? Është koha për të vërtetën.
Tmerri që prej vitesh e jetojnë punonjësit e lavanderisë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” Shkup, të cilët kujdesen që të gjitha klinikat të kenë çarçafë të pastër për pacientët dhe që kirurgët të kenë rroba për operacionet – ka arritur kulminacion. Nga para dy ditëve ata janë hedhur në grevë të përgjithshme. Ata ende nuk kanë marrë paga sepse Qeveria nuk e ka zbatuar marrëveshjen për partneritet publik-privat për sterilizimin e instrumenteve në kuadër të së cilës bën pjesë edhe lavanderia, por ata nuk duan t’ia dinë më se kush është fajtor për situatën në të cilën ndodhen, shkruan Slloboden Peçat, transmeton Portalb.mk.
E përderisa ministri i shëndetësisë, kryeministri dhe e gjithë udhëheqësia e shtetit në prag të zgjedhjeve po inaugurojnë reparte spitalore të rinovuara, të gjitha këto reparte në Qendrën Klinike shërbehen me çarçafë nga 11 punonjës të lavanderisë së rrënuar dhe të turpshme të cilën e vizituam sot.
“Slloboden Peçat” e vizitoi lavanderinë dhe në të hasi në një vatër infeksioni, lavatriçe të vjetra, myk, instalime të pasigurta, ujë që rrjedh. Biseduam me pothuajse të gjithë punonjësit dhe ata njëzëri thanë se nuk do të punojnë pa pagesë dhe askush, siç thonë ata, nuk do të përfitojë dhe t’i manipulojë ata për shkak të mirësisë dhe keqardhjes që kanë ata për pacientët.
Ata na thanë se grevën e kishin filluar para zjarrit në Koçan, por kur ndodhi tragjedia, nga keqardhja dhe solidariteti e ndërprenë atë. Njëri prej tyre kishte thyer gishtin duke u munduar të riparonte një rrip të prishur në një lavatriçe që është prodhuar pas Luftës së Dytë Botërore. Një punonjës tjetër na tha se tre herë e kishte goditur korenti për shkak të instalimeve të pasigurta. Të gjithë na u ankuan se ishin të sëmurë, me sëmundje kronike, ndërsa përveç se nuk merrnin pagë, nuk kishin as sigurim shëndetësor, kështu që tani i paguajnë nga xhepi barnat e tyre për diabetin, tensionin e lartë të gjakut, astmën dhe të gjitha sëmundjet që i kanë fituar për shkak të punës në avull dhe lagështi.
Në bisedë me ekipin e “Slloboden Peçat” punonjësit thanë se nuk u intereson kush është fajtor që nuk i kanë marrë pagat që nga muaji shkurt, a është kompania që e menaxhon lavanderinë apo Shërbimet e Përbashkëta në Qendrën Klinike. Për ta nuk kjo ka rëndësi sepse në llogaritë e tyre nuk kanë para. Të 11 punonjësit nga dje janë në grevë të përgjithshme. Dhe kjo do të thotë që e gjithë Qendra Klinike “Nënë Tereza” së bashku me klinikat shoqëruese nuk do të marrin çarçafë të pastër për pacientët, as uniforma për kirurgët. Kështu, bomba e kurdisur e infeksioneve dhe baktereve është gati të shpërthejë, ashtu si edhe durimi i punonjësve.
Kur u futëm në lavanderi hasëm në grumbuj çarçafësh, por disa nga punonjësit na thanë se tashmë i kishin njoftuar klinikat se nuk do pranonin më rroba ose çarçafë, kështu që ata nuk ua sillnin më. Këtë mëngjes, në shenjë solidariteti, ata kanë dërguar një karrocë me çarçafë në klinikat kirurgjikale që të mund të kryhen ndërhyrjet. Por thanë se duke filluar nga nesër nuk do ta bëjnë më këtë.
“Lavatriçet nuk punojnë siç duhet. Punonjësit kanë filluar të lëndohen. Gjatë riparimit të njërës nga makinat një nga kolegët e theu gishtin. Kapaku i tharëses na godet në kokë, e ne nuk kemi sigurim shëndetësor. As pensional, as shëndetësor, as pagë. Pagën e fundit e kemi marrë në muajin janar. Do thuash, si durojmë?
Duruam sepse Skopster ka një projekt që duhet të fillojë të punojë me sterilizimin e instrumenteve. Dhe menduam se kur të ketë para nga ai projekt, atëherë do fillojnë të na i japin edhe pagat tona. Por meqenëse sterilizimi është i bllokuar, nuk ka as paga. Shërbimet e Përbashkëta herë na japin e herë nuk na japin, na harrojnë. Jemi të detyruar të veprojmë kështu.
Na u desh të hidhemi në grevë që ta zgjidhim këtë problem një herë e përgjithmonë dhe në plan afatgjatë. Kjo gjë nuk durohet. Le të na japin para, dhe ne do të punojmë, jemi punëtorë. Nëse kemi një kontratë që punojmë këtu, asgjë nuk na paguhet, as paga e as kontribute, ne në fakt po punojmë ilegalisht”, tha një nga punonjësit.
Lavanderia në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” është në një gjendje të turpshme dhe të rrënuar. Ajo i shërben klinikat interne, klinikave kirurgjikale, sallat e operacioneve, pra të gjithë Qendrën Klinike.
“Një ditë, dy, ndoshta do të mund të kryejnë operacione pa ne. Por jo për shumë kohë. Ministri duhet ta zgjidhë këtë punë, Shërbimet e Përbashkëta duhet ta zgjidhin këtë punë. Ne këtu jemi si të harruar. Nuk jemi shumë, jemi 11 persona. Askush nuk kujdeset për ne. “Skopster”-i nuk mund të na japë paga sepse nuk ka nga ku të marrë para. Kemi shpenzime për detergjente, për rripa që i blejmë për një ose dy ditë dhe që kushtojnë 1.000 denarë. Kemi shpenzime për naftë për ta mbushur kamionetën për shpërndarjen e çarçafëve. I duam të gjitha pagat dhe të kemi sigurim shëndetësor, duam një zgjidhje të përhershme për ne”, tha një punonjëse tjetër.
Nga kompania “Skopster“ për “Slloboden Peçat “ thonë se lavanderia në kuadër të Qendrës Klinike “Nënë Tereza“ në Shkup në të ardhmen duhet të jetë në kuadër të partneritetit publik privat për menaxhim të integruar me zgjidhjet inovative për ndërhyrje kirurgjikale dhe mbrojtje shëndetësore nga infeksionet spitalore, gjegjësisht të rritet në një qendër të dytë për sterilizim. Ndërkohë, “Skopster” menaxhon me lavanderinë që nga muaji janar i vitit 2024 mbi bazë të një vendimi qeveritar, por ata nuk mund të fillojnë me rinovimin sepse as Qeveria dhe as Ministria e Shëndetësisë nuk po e fillojnë projektin e sterilizimit, edhe pse “Skopster” ka një projekt për rinovimin e lavanderisë. Përveç kësaj ata ankohen se Shërbimet e Përbashkëta nuk i paguajnë në kohë dhe u detyrohen 175 mijë euro për të cilat u janë dërguar faturat.
“Konkretisht, ne morëm përsipër ta menaxhojmë lavanderinë në gjendjen e saj aktuale, siç ka qenë për më shumë se 50 vjet (me pajisje të vjetruara) dhe me të gjithë punonjësit, për çka për funksionimin e rregullt Shërbimi për Punët e Përgjithshme dhe të Përbashkëta duhet të na paguajë kompensim – gjë që po bëhet me vonesë të madhe. Sa i përket problemit aktual me pagesën e pagave të prapambetura në lavanderinë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ju informojmë se jemi në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë si shfrytëzues i këtij shërbimi. Dhe bashkërisht kërkojmë një zgjidhje – si ta parandalojmë ngecjen në punën e lavanderisë. Domethënë, si operatorë të lavanderisë, përveç pagave, ne kryejmë edhe një sërë aktivitetesh tekniko-operative (furnizim me lëndë të para, mirëmbajtje për funksionim dhe menaxhim të pandërprerë), të cilat janë gjithashtu një shpenzim i konsiderueshëm. Në këtë drejtim ne kërkojmë nga ShPPP që t’i përmbushë rregullisht dhe plotësisht detyrimet e tij ndaj nesh, në mënyrë që ne të mund t’i përmbushim detyrimet tona ndaj punonjësve dhe të gjithë furnizuesve, thanë nga “Skopster“.
Nga atje thonë se i kuptojnë plotësisht problemet financiare të ShPPP-së, por disiplina financiare në një shoqëri me ekonomi tregu duhet doemos të respektohet.
“Në të kundërtën ne si kompani private përballemi me sfidën që edhe më tej të duhet të kërkojmë fonde nga burime të tjera për financim, që do të thotë edhe shpenzime shtesë financiare. Deri më sot, ShPPP, bazuar në faturat e lëshuara, na detyrohet 10.802.752 denarë ose pak më shumë se 175.000 euro, konkretisht për fatura për shërbime të kryera plotësisht për 6 muaj: 12.2024; 01.2025; 02.2025; 03.2025; 06.2025 dhe 07.2025”, shtojnë nga “Skopster”.
Drejtori i Shërbimit të Punëve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta Bashkim Bakiu dje tha se do të kërkonte nga Inspektorati i Punës të hyjë në lavanderi dhe për “Slloboden Peçat” tha se deri më tani kompanisë ”Skopster” i ka paguar para të mjaftueshme për të ndarë paga për dy vjet. Ai na dërgoi edhe një foto të kontratës që Shërbimet e Përbashkëta e kanë me “Skopster”-in sipas së cilës “pala tjetër është e detyruar të sigurojë realizimin e vazhdueshëm të shërbimeve edhe në kushte fatkeqësish natyrore, në kushte të jashtëzakonshme dhe në kushte greve të punonjësve të angazhuar prej saj”.
Punonjësit e lavanderisë që vizituam sot i dërguan një mesazh Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë – që të gjejnë urgjentisht një zgjidhje që të drejtat e tyre si punonjës të mos keqpërdoren më. Ata thanë se nuk do ta ndërpresin grevën dhe nëse pushohen nga puna do të nxjerrin në dritë gjithçka që kanë duruar gjatë 20 viteve të fundit në të njëjtin vend pune ku janë ndryshuar shumë menaxherë , ndërsa të drejtat e tyre kanë mbetur në harresë.
Skandali me skemat e VMRO-DPMNE në Erasmus+ me vlerë miliona euro duhet të sqarohet plotësisht nga Prokuroria dhe duhet të pasohet llogaridhënia, thonë nga LSDM
“Qeveria ka emëruar një person nën hetim aktiv nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) si drejtor të përkohshëm të Agjencisë Kombëtare.
Kjo tregon qartë qëllimin e qeverisë për të mbrojtur interesat partiake dhe të biznesit me çdo kusht, për të provuar të ndikojë në çështjen që është në Prokurorinë Publike pasi OLAF dorëzoi raportin me të gjitha gjetjet.
Raporti zyrtar i OLAF nga viti 2023 deklaron ekzistencën e një dyshimi të bazuar për keqpërdorimin e mbi 2.2 milionë eurove të parave evropiane gjatë qeverisjes së Gruevskit, duke filluar nga viti 2016.
Qeveria duhet të shkarkojë menjëherë Ana Mihajllovan, ndërsa Prokuroria Publike duhet të veprojë pa vonesë mbi gjetjet e OLAF”, thonë nga LSDM.
Komiteti Olimpik i Maqedonisë së Veriut përfaqësim thuajse zero sa i përket përfshirjes së shqiptarëve.
Sipas të dhënave të siguruara, nga gjithsej 117 anëtarë, vetëm 4 janë shqiptarë. Edhe më alarmante është mungesa e plotë e shqiptarëve në organet kyçe:
• Bordi Drejtues: 0 shqiptarë nga 11 anëtarë.
• Këshilli Olimpik: 0 shqiptarë nga 11 anëtarë.
• Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (SAS): 0 shqiptarë.
• Komisioni i Etikës: 0 shqiptarë.
• Komisioni i Sportistëve: vetëm 1 shqiptar nga 6 anëtarë.
• Komisioni i Marketingut: vetëm 1 shqiptar nga 6 anëtarë.
• Drejtoria Sportive: vetëm 1 shqiptar nga 5 anëtarë.
• Kuvendi i KOK: vetëm 1 shqiptar nga 25 anëtarë me të drejtë vote.
Në shumicën e komisioneve të tjera: juridike, disiplinë, përfaqësi gjinore, lojëra paraolimpike, shkencë dhe sport, antidoping, financa, e-sport, bord mbikëqyrës dhe komitet për diasporën, përfaqësimi shqiptar është zero.
Lidhur me këtë ka reaguar opozita shqiptare duke kritikuar mospërfaqësimin dhe diskriminim e shqiptarëve. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) përmes një komunikate shpreh indinjatën dhe kundërshtimin e fuqishëm ndaj përbërjes së re të Komitetit Olimpik të Maqedonisë së Veriut, ku shqiptarët janë pothuajse tërësisht të përjashtuar nga strukturat drejtuese dhe vendimmarrëse. “Kjo nuk është vetëm neglizhencë, por pasqyrë e një mentaliteti përjashtues që bie ndesh me frymën e Marrëveshjes së Ohrit, me parimet e barazisë dhe me standardet e shteteve demokratike. Sporti duhet të bashkojë, jo të ndajë; të ndërtojë ura, jo barriera etnike. BDI kërkon rishikim të menjëhershëm të kësaj përbërjeje dhe garantimin e përfaqësimit proporcional të shqiptarëve në çdo nivel të Komitetit Olimpik. Çdo vonesë apo shmangie është goditje ndaj të drejtave të barabarta dhe hap i rrezikshëm prapa për stabilitetin ndëretnik në vend”. reagon BDI. Ndërkohë kanë reaguar edhe sportistë, organizata dhe klube sportive shqiptare.(INA)