Connect with us

Lajme

VLEN: Drejtori i MEPSO-s, Zudi Koka për tre milionë euro ka dëmtuar shtetin, prokuroria të hap hetim për korrupsion

Published

on

Koalicioni VLEN ka akuzuar drejtorin e MEPSO-s, Zudi Koka se me veprimet e tij duke rritur çmimin e marrëveshjes ka dëmtuar kështu shtetin për hiq më pak se 3 milionë euro.

“Për një projekt, për të cilin 95 për qind të pajisjeve janë dorëzuar dhe paguar, të merret vendim për rritjen e çmimit për tre milionë euro shtesë për punët ndërtimore, të cilat duhet të zhvillohen duke filluar nga viti 2024 e tutje, ndërsa vit bazik për rritje të çmimit ta marrësh vitin 2020, kur çmimet kanë qenë maksimalisht të larta, kështu ky drejtor pa asnjë konkurrencë mund ta fitojë çmimin Nobel për zbulim të shekullit. Vetë fakti që për vit bazik qëllimisht është zgjedhur viti 2020, kur çmimet kanë qenë më të larta, ndërsa jo viti 2019, kur është firmosur kontrata, me cilin vit rritja e çmimit do të ishte pothuajse dyfish më e vogël, konsiderojmë se është bazë e mjaftueshme për Prokurorinë Publike të hapë hetim për këtë rast, sepse viti 2020 është zgjedhur qëllimisht si bazë për të shkaktuar rritje më të madhe të çmimit, pa e pasur parasysh aspak që ky vendim mund të shkaktojë keqpërdorim të detyrës zyrtare”, ka deklaruar Orhan Murtezani nga koalicioni VLEN.

Ai thotë se Drejtori i Përgjithsëm i Mepso-s duhet të shpjegojë se si e ka ndryshuar konkluzionin e Bordit Drejtues të muajit shkurt 2023, me të cilin firmës së njëjtë duhej t’i ofrohej rritje drastike më e ulët e çmimit me shkallëzim sipas çmimit në bursë, gjë që duhej ta mbrojë Mepso-n në një periudhë kur çmimet e materialeve në bursat botërore shënonin rënie të madhe?
“Cili ka qenë oficeri për lidhje i cili e ka dakorduar marrëveshjen dhe në xhepat e kujt duhet të përfundojnë këto para? Pse e kanë humbur një vit të tërë duke mos ndërmarrë asgjë, në kohën kur çmimet në bursë shënonin rënie? Pse nuk e kanë shfrytëtuar këtë për ritederim të projektit për të fituar çmim edhe më të lirë se ai në vitin 2019?” pyet Orhan Murtezani.
Sipas tij se në këtë rast ka korrupsion, kjo është shumë e qartë, ndërsa se a do të veprojë Prokuroria dhe Komisioni për Antikorrupsion, kjo mbetet të shihet.

Continue Reading

Lajme

Gazetari Arben Retkoceri: “Kjo është Bota Serbe – me zë dhe figurë në mes të Maqedonisë, me përkrahje shtetërore”

Published

on

By

Gazetari dhe botuesi i gazetës Koha, Arben Retkoceri, ka reaguar ashpër pas manifestimit të organizuar të dielën në Shtip, me rastin e 111-vjetorit të ashtuquajtur “çlirim” të Maqedonisë nga ushtria serbe pas Betejës së Bregallnicës. Ai e cilëson këtë ngjarje si një shfaqje të pastër të projektit të “Botës serbe”, të zhvilluar jo vetëm me përfshirje të Serbisë zyrtare, por edhe me mbështetje institucionale të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, transmeton Flaka

“Hiç më larg se të dielën, në rajonin e Shtipit shënohet 111-vjetori i pushtimit të Maqedonisë nga ushtria serbe pas luftës me bullgarët – e njohur si Beteja e Bregallnicës. Ironia është se ky manifestim është organizuar me përkrahje shtetërore të Maqedonisë dhe Serbisë. Kjo është pjesë e ‘Botës serbe’ me zë e figurë në mes të Maqedonisë, me përkrahje institucionale,” shkruan Retkoceri në një reagim publik.

Ai vë në dukje standardin e dyfishtë të autoriteteve shtetërore dhe opinionit publik kur bëhet fjalë për historinë shqiptare. “Imagjinoni çfarë do të ndodhte nëse shqiptarët, madje edhe privatisht, do të shënonin çlirimin e Shkupit më 13 gusht 1912 nga kosovarët të prirë nga Isa Boletini, Bajram Curri e Hasan Prishtina. Do të shpërthenin reagime, akuza, etiketime për ‘nacionalizëm’, ‘ekstremizëm’ apo edhe ‘rrezik për shtetin’. Sepse sipas historiografisë maqedonase, edhe çlirimi i Shkupit nga kryengritësit shqiptarë konsiderohet si ‘pushtim’”.

Retkoceri thekson se njëjtë do ndodhte edhe me bullgarët nëse do përkujtonin ndonjë datë historike të tyre në territorin maqedonas, ndërkohë që serbët jo vetëm që nuk pengohen, por ftohen, nderohen dhe promovohen si bashkëorganizatorë të historisë shtetërore.

“Ngjarjet serbe të kësaj periudhe zyrtarisht shënohen bashkë me autoritetet serbe, ndërsa ato shqiptare apo bullgare masakrohen!” – shkruan ai.

Në fund, Retkoceri ngre një pyetje me peshë simbolike dhe politike:

“Paramendoni çfarë flake do i dilte Maqedonisë nëse një tog e FSK-së apo e Ushtrisë së Shqipërisë do vinte për të shënuar çlirimin e Shkupit të vitit 1912 nga shqiptarët – njëjtë siç ishte ushtria serbe këtë të diel në Shtip, si trashëgimtare e ushtrisë pushtuese serbe të para 111 viteve.”

Reagimi i gazetarit vjen në një kohë kur tensionet për orientimin strategjik të Maqedonisë së Veriut, rolin e Serbisë dhe përjashtimin sistematik të shqiptarëve nga vendimmarrja po ngjallin shqetësim gjithnjë e më të madh në opinionin publik. /Flaka/

Continue Reading

Lajme

Zbulohet projekti i fshehtë: Parti e re shqiptare me bekimin e Mickoskit dhe Izet Mexhitit?!

Published

on

By

Pas një sërë takimesh të zhvilluara në mënyrë diskrete mes Orhan Ibrahimit, Izet Mexhitit dhe kryeministrit Hristijan Mickoski, është marrë vendimi për formimin e një partie të re politike shqiptare, thonë burime nga takimi për PressOnline.al

Sipas informacioneve që vijnë nga qarqe të afërta me procesin, bëhet fjalë për një projekt politik të udhëhequr dhe të sopurtuar drejtpërdrejt nga vetë kryeministri Mickoski dhe lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti. Sipas të njëjtave burime, partia e re do të prezantohet më vonë si pjesë e koalicionit VLEN, duke u paraqitur si një “projekt kombëtar” për përfaqësimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Burimet tona konfirmojnë se deri tani janë zhvilluar tre takime të mbyllura mes palëve, në të cilat ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i afërt me Arben Fetain, Latif Arifi. Qëllimi i këtij projekti është krijimi i një strukture të re politike që do të kanalizojë ndikimin e Mickoskit në spektrin politik shqiptar.

Continue Reading

Lajme

Nisin ethet për Blerim Sejdiun, kërkon shpëtim prej tash nga Mërgata

Published

on

By

Sa herë që afrohen zgjedhjet, kryetari aktual i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, kujtohet për mërgatën. Dy herë me radhë ka kërkuar votën e tyre, por për tetë vite në pushtet, nuk ka lëvizur asnjë gur për ta. Dhe tani, kur zgjedhjet lokale janë caktuar për tetor 2025, Sejdiu sërish përpiqet t’i josh me lavde dhe poezi, për të ardhur e votuar edhe për herë të tretë.

Një fjalë e urtë popullore thotë:
“Dy herë mund të më mashtrosh dhe të të besoj, por për herë të tretë kurrë më!”

Sejdiu në një status në Facebook shkruan se fushata e tij do të ketë dy shtylla si Mërgata dhe Vendlindja.

“Fushata jonë (si atëherë, ashtu edhe sot) do të mbështetet në dy shtylla të pandashme: Mërgatën dhe Vendlindjen.”, ka shkruar Sejdiu

Por pyetja që lind natyrshëm është:
Cilin premtim e ka mbajtur për mërgatën?
Çfarë projekti apo pune konkrete ka kryer për ta, përveç kur lyp ndihma financiare për projekte, të cilat më pas i paraqet si suksese të komunës dhe të vetat?

Continue Reading

TOP Lajme